Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka e Musa Jupilli me nga një poezi

Shko poshtë

Skënder Braka e Musa Jupilli me nga një poezi Empty Skënder Braka e Musa Jupilli me nga një poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 10:35 am

Skënder Braka e Musa Jupilli me nga një poezi
Skënder Braka e Musa Jupilli me nga një poezi 157100_100000232643811_653792148_n
Skender Braka:O Salome e Bjeshkëve të Nëmura !
"""""""""""""""""
( jeudi 27 septembre 2012, 20:11 )·

O Më e bukura e luelve prej Bjeshkëve të Nëmura !
Harlisur pyjeve të virgjër e luginave të hendekshme .
Mbirë në zëmrën prej nga ku askush s’mund të shkuli.
Shtojzovalle tundur djepit të këngëve të pavdekshme.

Buron prej dlirësis tënde flakërima e gjelbërimit.
Nga fryma jote gjallohet vallja e shpatarit, fluturimi.
Rilind fjongua e bardhë, si kurorë e ditës së kremte.
Tokës i blatohesh me tërë pavdekshmërin e shpirtit.

E ç’mishëruar mes demonësh djeg lutjet e mëshirimit.
Në tempullin e argjënt ndez ngjyrat e ujit të kaltëryer.
Syri yt refleks i vatrës së përgjakur, kupa e kungimit.
Mëndafshi i ditëve dhe gjembaçi kockor i trendafilit.

O Solome,ledhatuar prej freskisë ëmbëlake të zefirit.
Ma ngrite çmëndurinë përtej kufijëve të marrëzisë.
Ti je më e fortë se Lisi i madh i pyllit të Eduinstout.
Ti je më e bukur se kopshtet e varuara të Babilionisë.


*
Skënder Braka e Musa Jupilli me nga një poezi 41673_1475749406_8718_n
Musa Jupolli *
""""""""""""""
*O Afroditë e Malësisë time !


O Afroditë e kujtesës , banore e përhrshme e Malësisë !
Engjulleshë n'takimet e mia para dhe pas lindjes së Diellit!
Në zemrën time ke mbirë gjithë dashurinë , o engjullë imi!
S' mund të ma kopjoj shtojzovallën, se vetëm një është !

Në syrin tënd jetë e agoni janë mbjeshtjellur në një magji !
Buzëqeshja jote Eros si valë flamuri n' puhinë e shpirtit tim !
Ndjenja ime merr flakërim dhe shpirtin më ndezë o shpirti im !
Diell edhe Hënë marrin ngjyrën e dashurisë në ne të dy!

Të lutem zemër që m'ep përkdhelje në ngrohtësi e dehje!
Në folen tonë melodi afsh e dashuri e mëndafshta bukuri!
O e bukura e dheut, ujëvarë e pashterrshme më je ti !
Si polenë e luleve pranverore ndritë e shkëlqen n' bukuri !

O Afroditë !lozonjarja ime,gushë e buzë mjalti i vendëlindjes time !
Nuk ka zë as fuqi që ka thirrje aq të fuqishme si unë për TY !
Ti dhe vetëm ti më je dritë e më bënë krenar si Lisi i shtëpisë !
Engjulleshë , dhuruar nga Hyu vetë, për mua o e bukura Afroditë !


Musa jupolli,27/09/2012,paris
(Inspiruar drejtpërsëdrejti nga vargu i poetit Skender Braka )
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi