Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE

Shko poshtë

TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE Empty TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 11:50 am

TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE

Jozefina Topalli, jo më kot, deklaroi që “PD-ja do të fitojë në 2013-n edhe pa LSI-në”


TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE U2_Ilir-Meta-Parlament-111-300x225
Jozefina Topalli, jo më kot, deklaroi që “PD-ja do të fitojë në 2013-n edhe pa LSI-në”. Dhe, duke e çuar edhe më tej kritikën vertikale të saj, ndaj Metës (pavarësisht se nuk e përmendi emrin, por fotografimi është i qartë), zonja Topalli, për herë të parë pranoi publikisht se korrupsioni në qeveri arrin deri në rang zëvendësministrash. Zonja Topalli nuk guxoi që korrupsionin qeveritar ta përcaktonte -të paktën- deri në nivelin e ministrave, jo se donte të mbronte prestigjin e qeverisë, apo ministrat e kësaj qeverie. Kurrsesi, jo. Shigjetat e saj, donin të godisnin në dy objektiva, njëkohësisht. Së pari, për herë të parë zonja Topalli, shfaq pakënaqësinë e saj ndaj vetë Kryeministrit, duke pranuar që korrupsioni është metastazë që ka prekur vetë qeverinë, e jo thjesht persona të veçantë të administratës publike, siç mundohen deri tani propaganda e PD-së. Këto janë përpjekje të zonjës Topalli për të rifituar prestigjin e humbur si zonja e hekurt e PD-së, numri dy i PD-së, në rivalitet edhe me Lulzim Bashën. Sa më shumë afron qershori i 2013-s, më të shpeshta do të jenë këto ngacmime politike, këto shpërthime, sidomos për ata politikanë që ndjejnë se humbasin terren, për shkak të dobësisë që dëftojnë në luftën e prapaskenave. Së dyti, s zonja Topalli e zbutë kritikën ndaj qeverisë, ku e përcakton cakun e korrupsionit deri në rang zv/ministrash, duke dashur që të godasë kundër aleatëve të maxhorancës, që nuk i ka në influencë politike, e më shumë kundër LSI-së e Ilir Metës. Dihet se zv/ministrat në gjithë, janë të aleatëve, e ca më shumë ato ministri që janë akuzuar për korrupsion. Dhe, duke e bashkuar kritikën e zonjës Topalli, se PD-ja fiton në 2013-n pa LSI-në, kështu plotësohet imazhi i plotë i sulmit Topalli kundër Metës. Jo pa shkak, ky sulm i Topallit ndaj Metës, duke zgjedhur edhe momentin kohor. Gjithsesi, Topalli nuk mund t’ja falë Metës prapaskenat e përpjekjeve të tij, për të rrëzuar kandidaturën e Topallit për Presidente. Nuk mund të fshihet tashmë, që jo PS-ja, por Ilir Meta ishte kundërshtari kryesor i moskandidimit të Topallit për Presidente. Aq sa Berisha, diku, u detyrua ta përmendë, që edhe ai kishte dëshirë që Presidente të zgjidhej zonja Topalli. Zonja Topalli, duket se kishte akumuluar në vetveten e saj shumë qejfmbetje ndaj Metës. Po të hedhim një vështrim, në prapaskenën politike, Ilir Meta, metodikisht ka spastruar çdo objektiv që lidhej me interesa politike me Topallin. Shumë largime të kuadrove në administratën shtetërore mund të shpjegohen, që lidhen me ata njerëz që janë të lidhur me zonjën Topalli, e në vend të tyre janë emëruar njerëzit e LSI-së. Madje, sipas burimeve konfidencionale të gazetës, Meta po bën tentativa që të marrë në zonën elektorale të Shkodrës një mandat deputeti, për zgjedhjet 2013. Kjo orvatje, cilësohet nga zonja Topalli, si një sulm i drejtpërdrejtë i Metës ndaj kështjellës së interesave të saja politike. Ndoshta zonja Topalli, nga kjo nuk u përmbajt kur tha se PD-ja fiton e vetme pa LSI-në. Për zonjën Topalli nuk ka fare rëndësi një fitore e maxhorancës së tanishme, por mbi të gjitha, Topalli nuk mund të lejojë, askënd, e ca më pak Ilir Meta ta cenojnë atë edhe në ndikim e saj elektoral në Shkodër. Po të hedhim një shikim më tej, zonja Topalli kurrë nuk e ka falur Metën edhe ndaj sulmit fizik që ai ushtroi ndaj saj në parlament në 2008-n. Ilir Meta, nga ana e vet, kurrë nuk i ka hapur kartat e aleancave të mundshme të 2013-s. Përgjigja e tij publike “i përmbahem marrëveshjes për qeverisje deri në fund të mandatit”, i përsëritur edhe këtë javë në një intervistë të tij televizive, nuk thotë asgjë, duke lënë enigmën të mbizotërojë. Kjo ka të bëjë me plotësimin ose jo të kërkesave që ia i ka parashtruar Berishës. Më imediatja është zgjedhja e Kryeprokurorit. Dihet që Meta këtë post e ka kërkuar me ngul nga Berisha, i cili ende nuk e ka vendosur , edhe pse disa deputetë të PD-së, në paradhënie, kanë deklaruar që do të jetë nga PD-ja. Ndoshta emri i Kryeprokurorit të ri mund të përcaktojë në një shkallë të madhe edhe vetë perspektivën e aleancës Meta-Berisha.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi