Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NJË MENDJE QË MË TËRHEQ

Shko poshtë

Vullnet Mato:NJË MENDJE QË MË TËRHEQ Empty Vullnet Mato:NJË MENDJE QË MË TËRHEQ

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 12:51 pm

Vullnet Mato:NJË MENDJE QË MË TËRHEQ 561697_3633759693797_1864508451_nVullnet Mato:NJË MENDJE QË MË TËRHEQ 368896_1568334934_109483580_n

Vullnet Mato

NJË MENDJE QË MË TËRHEQ

Pranë një liqeni që dremit si qelq,
ku kanë kënduar mendje pjellore,
është një mendje që më tërheq,
më mban lidhur me fije qiellore.

Fijet e saj më lidhen në zemër,
se në trurin tim ajo s’ka fytyrë,
ka të regjistruar thjesht një emër
dhe mençurinë e një femre të mirë.

Emri s’ka pasur e nuk ka rëndësi,
një pjesë nga Sartri mund të jetë,
nga strategu mesjetar në histori,
apo marrë nga mashkulli robert...

E rëndësishme është se ajo “hyri”,
e tejzbukuruar në mendjen time
më befason kurdoherë me mprehtësi
dhe shpesh më shtie në mendime.

Eh, kanë ardhur kohë të çuditshme,
njeriu s’bie vetëm në dashuri trupore,
e robëron dhe një mendje e ndritshme,
e ndodhur kudo në largësi tokësore...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi