Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Meshari” në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Shko poshtë

“Meshari” në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë Empty “Meshari” në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 6:23 pm

“Meshari” në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë

“Meshari” në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë Largea_topalli27-9-12new1348768213
Kardinali Abril Y Castello i shprehu Kryetares Topalli urimet më të mira me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku me këtë rast Vatikani do të sjellë për t’u ekspozuar në Tiranë atë që deri sot njihet si vepra origjinale më e lashtë në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, e cila daton që prej vitit 1555.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në një takim Eminencën e Tij në Vatikan, Kardinalin Abril Y Castello, të cilit ndër të tjera i kërkoi mbështetjen për martirizimin nga ana e Vatikanit të 40 klerikëve shqiptarë të ekzekutuar në vitin 1944 nga diktatura komuniste. Kardinali theksoi se do të bëhej avokat i kësaj çështje në Vatikan, si një kauzë të rëndësishme, që siç tha ai, e ka ndjekur vet personalisht.
Eminenca e Tij, Kardinali Castello, ndodhet për një vizitë në Tiranë në emër të Papa Benediktit XVI për të përcjellë mesazhin e mbështetjes për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Kardinali shprehu mbështetjen e Vatikanit dhe vlerësoi përpjekjet dhe aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që Europa të jetë e bashkuar me vlerat dhe solidaritetin e bashkëjetesës. Gjithashtu, bashkëbiseduesit e vlerësuan si të jashtëzakonshëm modelin që Shqipëria përcjell për mbarë botën në lidhje me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Shqipëria shërben si një shembull me të cilën i flet mbarë botës se si bashkëjetohet në solidaritet, tolerancë dhe harmoni fetare. Shqipëria është një ndër të paktat vende ku numri i strehimit të hebrenjve gjatë Holokaustit u rrit në krahasim me periudhën para luftës. Në ditët e sotme, kur shumë vende përballen me akte dhune, Shqipëria është një model që i tregon njerëzimit vlerat e vërteta të bashkëjetesës fetare”. Kardinali Abril Y Castello i shprehu Kryetares Topalli urimet më të mira me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku me këtë rast Vatikani do të sjellë për t’u ekspozuar në Tiranë atë që deri sot njihet si vepra origjinale më e lashtë në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, e cila daton që prej vitit 1555.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi