Adriatik Kelmendi_Jemi popull refugjatësh – s’ka kush faj!
Faqja 1 e 1
Adriatik Kelmendi_Jemi popull refugjatësh – s’ka kush faj!
Adriatik Kelmendi:Jemi popull refugjatësh – s’ka kush faj!
Për të fituar një jetë më të mirë në një vend të huaj shqiptarët kanë treguar se janë viktima e të përndjekur, por shpesh kanë sajuar se janë kërcënuar nga UÇK-ja, se janë homoseksualë, romë të keqtrajtuar e çka jo tjetër. Besoj se atë veprim asnjëri s’e ka bërë me dëshirë, ose për t’i bërë keq vendit të tyre, por - nga zori. E zori na ka bërë që ta kemi gati një të tretën e popullatës jashtë vendit. Çka tash?
NJË PJESË E huqur nga e gjithë zhurma e jargavitja për zbulimin e problemit më të madh të shqiptarëve – që na doli të jetë loja e futbollit Zvicër-Shqipëri (sic!) – është emërtimi i vërtetë i futbollistëve. Shumë nga futbollistët që me origjinë janë shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Shqipëria e shqiptarë nga Maqedonia, kanë një emërtim të përbashkët: refugjatë. Si Lorik Cana ashtu edhe Xherdan Shaqiri, si Alban Meha ashtu edhe Valon Behrami kanë fatin e njëjtë, të paraardhësve të tyre që për arsye të ndryshme, kryesisht politiko-ekonomike, është dashur të ikin nga vendi i tyre.
Është lehtë e kapshme për çdo njeri normal që ta kuptojë se braktisja e vendit të lindjes, vendit të trungut familjar, atdheut është ndër veprimet më të dhimbshme e traumatike në jetën e një individi. Pakkush, për të mos thënë askush, s’zgjedh për qejf të ndahet nga familja e shoqëria dhe të fillojë jetë të re fillimisht si një ilegal në një shtet e rreth të huaj, i cili natyrshëm si një alien që jeni s’do t’ ju presë fort me ngazëllim.
Ja, pra, që nëpër këtë rrugë kanë kaluar pa përjashtim edhe të gjitha familjet e futbollistëve shqiptarë me pasaporta të huaja që u ndeshën përballë njëri-tjetrit në ndeshjen Zvicër-Shqipëri.
Secili prej tyre ka një rrëfim të dhimbshëm, por fatmirësisht me happy end, nëse do të kemi parasysh suksesin që kanë arritur në fushën e gjelbër. Mirëpo, jo të gjithë janë në stad të njëjtë të integrimit e të statuseve të tyre në vendet ku kanë emigruar. Dhe për përcaktimin e tyre se a do të luajnë për përfaqësuesen e Shqipërisë, apo të Zvicrës, kanë pasur të atillë që është dashur të vendosin për arsye krejt josportive e jopatriotike. Pasi që në jetën e tyre nuk lidhet gjithçka vetëm me binomin sport dhe etni - siç e pamë të reduktohet debati naivisht këto ditë – por ka edhe zona të tjera e të hirta që në fund të fundit i prekin një numër të madh të familjeve shqiptare, e që është fati i refugjatit.
Pra, fare thjesht, pjesa e padiskutuar e këtij rrëfimi të reduktuar e të banalizuar pa nevojë (pasi që qëndrimi im i parë është se sportisti i arrirë në radhë të parë duhet të jetë profesionist, dhe si i tillë do të duhet të jetë në krye të detyrës për këdo që ka nënshkruar kontratë, meqë në të kundërtën do të nënkuptonte mashtrim) është odiseja e mundimshme e rregullimit të statusit të një familjeje me fatin e zi të refugjatit në shtetin e emigrimit.
Kaq e thjeshtë.
Kaq e dhimbshme.
Kaq reale për shumë prej nesh.
1.739.825. Ose edhe me fjalë: një milion e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e pesë. Ky është numri zyrtar i regjistrimit të popullsisë rezidente në pjesën e administruar nga Prishtina të Kosovës, pra pa veriun. Është kjo një shifër, që bashkë me të dhënat e tjera të regjistrimit, do të ndikojë në shumë planifikime të ardhshme në vend. Mirëpo, çuditërisht, kjo temë e rëndësishme - pasi që është regjistrimi i parë pak më normal i bërë në vend tash e 30 vjet - po kalon pa rëndësinë e duhur në opinion. Për më tepër, me këtë regjistrim është vërtetuar edhe fakti tjetër: se sa shumë banorë e kanë lëshuar vendin në këto 10-20 vjetët e fundit.
Ministria e Diasporës, në kalkulimet e veta, ka arritur në shifrën prej rreth një të tretës së popullatës së Kosovës si të lëvizur drejt vendeve të huaja. Pra, rreth 700-800 mijë shqiptarë të Kosovës që në një moment gjatë kësaj periudhe s’kanë pasur rrugëdalje tjetër, përveç braktisjes së atdheut dhe kërkimit të fatit në një vend tjetër.
Shumë prej tyre kanë dalë gjatë viteve të nëntëdhjeta, të tjerë gjatë luftës, e ka edhe mjaft që kanë shkuar nga vendi edhe pas arritjes së lirisë e edhe shpalljes së pavarësisë. Duke qenë në hall dhe duke pasur arsye të ndryshme që i kanë shtyrë ata që të kërkojnë fatin gjetkë, në periudha të ndryshme kohore, edhe rrëfimet e tyre për fitimin e “letrave” në vendet e migrimit kanë qenë të adaptuara sipas trendit të kohës.
Gjatë të nëntëdhjetave, thuaja të gjithë kanë qenë të përndjekur politikë nga regjimi i Beogradit. Gjatë luftës ka qenë përndjekja dhe ikja nga vrasjet dhe mizoritë.Kurse pas luftës ka filluar epoka e rrëfimeve më të çoroditura, me qëllimin e vetëm, fitimin e statusit të azilantit para organeve ligjore të shteteve të ndryshme.
Së këndejmi, p.sh. po t’u zihej besë vërtet sajimeve të azilkërkuesve nga Kosova pas lufte të dhëna para gjyqtarëve të huaj, atëherë do të mund të dilte se UÇK-ja paskësh ndjekur dhe kërcënuar më tepër qytetarët e zakonshëm shqiptarë se sa militarët serbë, se në Kosovë paskësh më tepër romë se sa shqiptarë, se paskësh më shumë homoseksualë se sa në të gjitha vendet e tjera e kështu me radhë.
Gjithsesi, se këtu nuk dua të paragjykoj ose ta akuzoj asnjërin që ka bërë një gjë të këtillë, pasi që besoj se atë veprim s’e ka bërë me dëshirë, ose për t’i bërë keq vendit të tyre, por - nga zori.
Dhe të këtilla rrëfime mund të gjejmë pa përjashtime te refugjatët nga Kosova, qofshin ata këpucëtarë ose arsimtarë, doktorë ose kamerierë, poetë ose të papunë, ose-ose sportistë.
Kemi përjetuar të zezat që kemi përjetuar dhe ato na kanë shndërruar në këtë që jemi sot.
E ne jemi, me plot kuptimin e fjalës, një popullatë refugjatësh.
Diçka që s’e kemi dashur e s’do ta donim.
MORALI I RRËFIMIT do të duhej të ishte: Tash së paku mund ta dimë se ku jemi, sa jemi dhe çfarë jemi. Shumë nga rrethanat në këto dhjetëvjetësha të fundit kanë ndryshuar, në masë të madhe për të mirë.
E tash do të varet nga vetë ne se çka do të bëjmë e ku do të jemi.
Nesër!
adriatik@kohavision.net
Twitter: @adriatikk
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi