Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gylen: Dhuna nuk është në traditën e Profetit tonë

Shko poshtë

Gylen: Dhuna nuk është në traditën e Profetit tonë Empty Gylen: Dhuna nuk është në traditën e Profetit tonë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 29, 2012 12:32 pm

Gylen: Dhuna nuk është në traditën e Profetit tonë Fethullah-gulen


Gylen: Dhuna nuk është në traditën e Profetit tonë

Njëri ndër dijetarët më të njohur të botës islame, Fet'hullah Gylen, përmes një artikulli të publikuar në gazetën e njohur Financial Times, ka shprehur idetë dhe mendimet e tij në lidhje me ngjarjet e fundit pas publikimit të një fragmenti të filmit, i cili ofendon Profetin Muhamed, film të cilin ai e quan si provokim të rradhës ndaj myslimanëve, shkruan Portali Albeu.com.

Duke shprehur qëndrimin e tij rreth protestave të fundit,
Gylen shkruan se dënon aktin e publikimit të fragmentit të filmit por edhe thekson se në Islam nuk mund të përdoret dhuna si kundërpërgjigje ndaj akteve të këtilla të ulta.

"Nëse ata që organizojnë këto sulme janë muslimanë, atëherë ose nuk e dijnë se çfarë është Islami ose bëjnë krimin më të madh në emër të Islamit".

Gylen gjithashtu ka dënuar ashpër vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, për një film me të cilin ai nuk kishte kurrëfarë lidhjesh.

Dijetari me origjinë turke, mëtej thekson se myslimanët nuk duhet të jenë peng i instinkteve reaksionare, por as nuk duhet të qëndrojnë të heshtur para shpifjeve sistematike të vlerave të besimit islam, duke shtuar se "reagimet e shfaqura përmes përdorimit të dhunës, janë kryekëput të gabuara dhe janë larg asaj që predikon rruga e drejtë islame".

Gylen, ka thirrur të gjithë myslimanët për t'i bërë kritikë vetes nëse ata po e prezantojnë ashtu siç duhet Islamin dhe Profetin Muhamed.

"Nëse kur thuhet "mysliman", gjëja e parë që ju kujtohet të tjerëve është një komando vetëvrasës, atëherë si mund të kenë njerëzit një mendim pozitiv për ne? Çfarë ndryshimi ka vrasja e njerëzve të pafajshëm në emër të Islamit, nga barbarizmi shekullor i kryer ndaj myslimanëve?"

Në fund të artikullit të publikuar në Financial Times, Fet'hullah
Gylen ka sugjeruar që çështjet e këtilla duhen zgjidhur brenda kornizave ligjore, duke propozuar që këto raste mund të parandalohen dhe dënohen përmes iniciativave në Konferencën Islamike ose Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të mos lihen hapësira për provokime të ngjashme në të ardhmen.

Përndryshe,
dijetari i njohur botërisht Fet'hullah Gylen është vlerësuar në vitin 2008 nga revista 'Amerikan Foreign Policy', si i pari në listën e 100 intelektualëve më të mëdhenj mysliman në botë që aktualisht ende jetojnë, para nobelistit nga Bangladeshi, Muhamet Junus dhe dijetarit tjetër mysliman nga Egjipti, Jusuf Kardavi.

Vitin e kaluar (Mars 2011), Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Fatih në Turqi, organizuan një simpoziumin ndërkombëtar në lidhje me diversitetin fetar, kulturor dhe shoqëror në Shqipëri, duke u fokusuar në përvojën e
Fethullah Gylenit si model. /albeu.com/


Shtuar më 28/09/2012, ora 19:29
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi