Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE

Shko poshtë

MURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE Empty MURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 29, 2012 1:02 pm

MURAT JASHARI - BACA

Orizare - Kumanovë

Intervisë e dhënë për: preshevajonë.com, më 9 dhe 10 gusht 2012.

MURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE 973murat-jashariMURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE 973murat-jashari
1. I nderuar Jashari, fillimisht, meqë sivjet në tokat etnike shqiptare po kremtohet 100 vjetori i pavarësisë, si i ka gjetur shqiptarët ky përvjetor...apo kush është më i cliruar e kush më i okupuar...?

- Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë londineze, shqiptarët në njëfarë forme mund të mendojnë, shprehen, të shahen ndërvete, të flasin e të pjellin shqip, por të pavarur e të lirë në të gjithë hapësirën shqiptare nuk janë. Shqipëra është e okupuar nga biznesmenët e ish-UDB jugosllave, BIA-s serbe, DBK-së maqedonase dhe Asfaltia-s greke, falë kryeministrit dhe sojit të tij që janë në pushtet. Pra, paraja e bën apo e dirigjon politikën!
Kosova ka problemet e saj. As pavarësi as republikë, e edhe po që se është kjo e fundit, është në kuadër të Serbisë, dhe po lëngon nga decentralizimi (kantonizimi) e deri te shkëputja, e e zbulimit të emrit gjeografik të pasluftës, Veriu i Mitrovicës. Opozita e Kosovës është në ankth se po ndahet ajo pjesë e 22 % të territorit të Kosovës, kurse pushtetarët po mundohen ta bindin opozitën e popullin se ky fakt tashmë është i kryer, vetëm se nuk po krijohen rrethanat për t'u ulur e për ta nënshkruar ndarjen, siç u ul Hashim Thaçi, gjenerali Mike Jackson e Agim Çeku për çarmatosjen e UÇK-së.
Trojet e Kosovës kanë pehlivanë -politikanë. Po, kanë edhe në bashkëqeverisje. Por, populli është dyfish i pushtuar. Nga pushtuesit sllavë si dhe nga partitë në bashkëqeverisje.
Kanë të drejtë pushtetarët e të gjitha niveleve që ta festojnë „pavarësinë“. Madje i kanë edhe kamerat e televizioneve shtetërore e atyre private ngado që shkojnë e lëvizin, sikur tupanxhiu në dasëm që i shkon te këmbët e horaxhisë për t'i bërë lajka për t'i dhënë ndonjë lekë.
E populli e ka hallin e mbijetesës. E këta pehlivanët-politikanë e kanë katandisur popullin duke ua ulë moralin, nëpërkëmbur dinjitetin e krenarinë.

2. Mbi një decenie nga çlirimi i Kosovës dhe katër vjet nga shpallja e pamvarësisë, mendoni se Kosova sot është në rrugë të mbarë të shtetësisë së saj...
- Më e pushtuar sesa pas luftës „çlirimtare“. Kosova kurrë më e pushtuar që nga koha e kryeministrit serb Pashiq, nuk ka qenë. Pushtetarët nuk janë të pushtuar se nuk kanë as dinjitet e krenari, e mos të flasim për emër e ftyrë. Këto dy të fundit kaherë i kanë humbur, apo fare nuk i kanë pasur. Kosova me këta pushtetarë dita ditës po zhytet nën thundrën e Serbisë. Për pavarësi, as që bëhet fjalë.
Edhe për ta vjedhur buxhetin e shtetit që bëhet nga taksat e qytetarëve duhet t'i pyesin ndërkombëtarët. Pra edhe për të vjedhur nuk janë të lirë. Me decentralizim kanë krijuar rrethana e kushte për kantonizimin e vendit ndërsa serbët të krijojnë një shtet brenda „shtetit“. Targat e veturave RKS e kanë kuptimin Republika e Kosovës nën Serbi.

3. Deshëm s'deshëm, aktualisht veriu i Mitrovicës është i okupuar, meqë atje nuk valon flamuri shqiptar. Sa herë ofrohen zgjedhjet në Kosovë, cdo lider apo parti rrahë gjoks e premton se ne do ta bashkojmë veriun, por atje vazhdon të këndohet e njëjta këngë si në kohen e Kralevinës ("ko to kaze, ko to laze da je Serbija mala.." ) nga cetnikët e Pasicit e Drazes e Milosevicit...? Për këtë cenim integriteti, sipas jush, kush është fajtor përvec Serbisë? Mendoni se faj kanë edhe ndërkombëtarët dhe Qeveria e Kosovës...?
- Veriu i Mitrovicës, apo 22% e tokës shqiptare shkoi! S'ka forcë që ta ndalë! Këto deklarata të kryeministrit Thaçi janë vetëm blofe. Atë pjesë të Kosovës e kanë shitur kaherë Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Hashim Thaçi me ndërmjetësuesin, mësuesin Fatos Nano.
Si dola prej burgut, në javën e parë të vitit 2000 më erdhën për vizitë Kadri Veseli, Adem Grabovci e Bilall Sherifi. I erdhi rendi muhabetit për Veriun e Kosovës. Unë ua propozova një plan të sigurtë se si mirret ai vend. Në atë kohë në atë pjesë kanë qenë 12 lokale kafeterie. U thashë: «Siguroni 240 kg dinamit, në katër dhe i sigurojmë edhe 20 trima nga 10 kg dinamit e pështellim trupit. Ramushit i themi që t'i bëje gati 2000 ushtarë lirie dhe atë pjesë le ta rrethojë në tri anë, vetëm një shteg t'ua lëmë narkomanëve, çetnikëve e mercenarëve sa për të ikur. Ne, 24, dy nga dy nëpër ato lokale po flijohemi për atë pjesë që ia vlen.»
Vizitorët e mi u bindën se unë isha serioz dhe si rrjedhojë menjëherë u zverdhën e më vonë edhe u skuqën. Më vonë, kur shkova në Kosovë, më 14 janar 2000, e kuptova pse vizitorëve të mi u kishte ndërruar surrati. Ata kishin pasur plane të tjera. Mendjen, shpirtin e zemrën i kishin pasur te pushteti e bizneset!

4. Rexhep Qosja për "Presheva Jonë" ka thënë se bën t'i jepet shkines Veriu,të cilën deklaratë e demantoi Demaci poashtu në "Presheva Jonë" duke thënë se "Qosja nëse ka ndonjë livadh të vetin, mundet me ia dhënë Serbisë..",ndërsa, Kadare për agjencinë tonë tha se asnjë pëllëmbë Kosove e as Lugine të Preshevës assesi nuk duhet t'i jepet Serbisë.
Ju, z. Jashari, jeni pro këmbimit të territoreve?
- Profesorin e nderuar, Rexhep Qosjen ndoshta e kanë keqëkuptuar gazetarët. Në bazë të marrëveshjeve të Rambujesë dhe Vjenës, Serbia e ka gjithë Kosovën. Kurse, të madhin Ismail Kadare e kisha porositur që t'i vizitojë trojet shqiptare që janë të pushtuara nga sllavët e grekët dhe kur të kthehet në Tiranë apo në Paris, le ta shkruajë një libër me përjetimet e vizitave këmbëkryq që ka pasur me këta të shkretët shqiptarë. Me një libër të tillë, Kadare do të bëhej më i madhi! Për të madhin e të shenjtin, Bacën Adem, s'kam çka them, edhe ajri I Kosovës që shkon në Serbi atij i dhimbset e lëre më një centimetër tokë!

5. Po, si e shihni situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë... A mendoni se liderët e Luginës po punojnë për ribashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën apo me Serbinë. A janë shumë për një grusht shqiptarërësh në Luginë, 12 parti, që as Zvicra me 7 milionë banorë nuk i ka aq ?! Mendoni se referendumi i 1-2 marsit 1992, duhet të zbatohet dhe liderët e atjeshëm këtë datë të mos e keqpërdorin duke e përkujtuar vetëm gjatë fushatave , por ta implementojnë?
- Situata në Kosovën Lindore është pothuajse e njëjtë me atë të pjesëve të tjera të hapësirës shqiptare. Këtu, shqiptarët janë të shtypur në të gjitha sferat e jetës, nga Serbia dhe nga pehlivanët-politikanë shqipfolës. “Posllaniku” i përjetshëm Riza Halimi le të tregojë çfarë të mire nga “Skupshtina e Serbisë” i ka sjellur kësaj popullate. Asgjë! Për vete konstumet me kravatë, pagën dhe beneficionet nga shteti pushtues. Lufta çlirimtare e UÇPMB-së e vitit 2000-2001 në një anë, e pehlivanëve-politikanë e biznesmenëve në anën tjetër, u pa se me sa fije këto dy kategori ishin të lidhura me pushtuesin. Nebojsha Çoviç, si kryesues i grupit negociues për Marrëveshjen e Konçulit i njeh më mirë këta pehlivanë-politikanë! Gjysma e grupit negociues shqiptar me në krye “posllanikun” e përjetshëm natën (fshehtas) bisedojnë me Çoviça e Markoviça e të nesërmen në bisedime për Marrëveshjen. Ja ku e kemi mostrën se çfarë lirie ka ai popull e çfarë pehlivanë-politikanë ka! Në tri komuna me (kam qejf të them se janë 100 mijë shqiptarë) me 12 parti, akoma më katastrofë! Për çdo lagje nga një parti. Pra, shumë të përçarë. Jonuz Musliu i shkreti po mundohet që ta bashkojë spektrin e pehlivanëve , por kot e ka! Pushteti qendror i Serbisë ka me çka t'i ushqejë këta pehlivanë, kurse Jonuzi s'ka tjetër vetëm me mendje, shpirt e zemër.
Jonuz Musliu e ka për obligim shpirtëror e moral, se ka qenë përfaqësues politik i UÇPMB-së, që ta formojë Këshillin Kombëtar nga; një përfaqësues të subjekteve politike, një përfaqësues të OJQ-ve dhe një përfaqësues nga Bashkësitë fetare Islame dhe katolike (po qe se ka të këtij konfesioni të fundit). Subjekti i të cilit kryetar është Jonuz Musliu nuk është Parti, por Lëvizje. Jonuz Musliu afër vetes, apo Këshillit Kombëtar, duhet ta ketë ekspertë të së drejtës kombëtare e ndërkombëtare, historianë e gjeografë, akademikë, topografë, etj.. Këshilli Kombëtar do të duhet të kishte anëtarë edhe biznesmenë që kanë gjenin e gjakun e shqiptarit. Duhet gjetur mundësitë që kryesuesit e Këshillit Kombëtar të depërtojnë dhe të krijojnë kontakte me ndërkombëtarët dhe me Departamentin Amerikan të Shtetit. A duam të mbetemi shqiptarë apo të asimilohemi në sllavë? E për t'i arritur synimet kombëtare, Jonuz Musliut i duhet përkrahja e të gjithëve. Me të kaherë jemi betuar vetëm për popull e Atdhe! Duhet që me subjektin dhe Këshillin Kombëtar të jetë në çdo moment në lëvizje. Jo të pritet që në çdo katër vjetë, vetëm kur janë zgjedhjet komunale e parlamentare, të shihet me popullin. E di se Jonuzi me shokë e ka analizuar e studiuar shumë mirë librin “Kur u vunë themelet e Shqipërisë së Re” E.H., që të mësojë e të sqarojë se si duhet të lidhemi me opangën e popullit tonë, për të mirën e popullit shqiptar.
Gjithëkund te shqiptarët e ndarë me kufinj, jashtë Shqipërisë londineze e Çamërisë janë mbajtur Referendume. Edhe në Kosovën Lindore më 1-2 Mars 1992, u mbajt Referendumi që ishte një kërkesë shumë mirë e artikuluar, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Por, ku mbetën anëtarët e Këshillit Organizativ të Referendumit? Pse nuk dalin para popullit që të kërkojnë falje për mos implementimin e Referendumit!
Shqiptarët e kësaj pjese të shqiptarisë duhet të vetorganizohen dhe kanë 1001 arsye e forma të mos-dëgjimit qytetar ndaj pushtuesit. Të jenë problematikë për Serbinë e Ndërkombëtarët! Kjo popullatë mos të presë nga pehlivanët politikanë-hajna-mafiozë të pjesëve të tjera shqiptare se po i ndihmojnë! Veproni me të njëjtat forma siç po veprojnë për tokë të huaj serbët në Veriun e Mitrovicës (Kosovës). Pehlivanët-politikanë të të trija komunave duhet t'i mbani me dhunë në protesta. Dy orë të bllokohet autostrda Kumanovë-Preshevë-Vranjë. Ndërkombëtarët aty i keni.
Do t'i keni, policë, xhandarë e ushtri të Serbisë! Për këtë arësye thuhet se liria është e shtrenjtë!
Askush nuk ua servon lirinë në pjatë! Keni ju të tri komunave të Kosovës Lindore një përfaqësues në OKB në Gjenevë, z. Maliqi? Ai pastaj do të jetë edhe më i fortë, në OKB ta ngritë zërin edhe më fort për të drejtat e merituara të popullatës së këtyre tri komunave! Pa lëvizur si popull, vetëm mirë të organizuar nuk ka liri, e aq ma pakë çlirim e bashkim! Pastaj, Prishtina e Tirana zyrtare do të vendosin që të jenë me ju apo me Serbinë. Vetëm me veprime konkrete të lejuara me konventa ndërkombëtare e matni impulsin e Prishtinës e Tiranës zyrtare se çfarë gjeni e gjaku kanë!

6. Dy sulme janë bërë kundër postblloqeve serbe në Dobrosin, për të cilat përgjegjësinë e kanë marrë "Lëvizja e Lirë" . A mund të thuhet se shqiptarët e Luginës e kanë humbur durimin apo ndoshta po presin të clirohen nga Tirana e Prishtina ?
- Derisa pehlivanët-politikanë nuk marrin asnjë hap për t'i zgjidhur një nga një problemet, nuk është e habitshme se të rinjtë që duan të kenë perspektivë për veten dhe për familjarët e tyre, zgjidhjen e shohin vetëm me anë të grykëhollës. Dhe, askush nga pehlivanët nuk ka të drejtë që t'i akuzojë këta ushtarë lirie. Grupi negociues ka pasur kohë që 11 vjet që t'ia ngjet për qafe Peter Feithit, San Stavilenit, si garantues për emplementimin e Marrëveshjes së Konçulit. Edhe këtë nuk e kanë bërë. Po pse atëherë ata hanë bukën, për me e pritë me bë pegatën? TURP në KUB! Serbia e Greqia nëpërmjet tre shqipfolësve, me pak luftë „çlirimtare“ duan ta sigurojnë Korridorin 10-të. Këtë, si shqiptarë nuk duhet lejuar!

7. Letrat tuaja serike, me të kaluarën e të tashmen, me luftën e lavdishme të UCJ-së në Kosovë, Maqedoni e gjetiu, kishin jehonë të madhe dhe u lexuan me mjaft interesim të madh..ku më së shpeshti në to keni përmendur emrat si : Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Menduh Thaci, Azem Syla, etj...Këta persona sa mund ta çojnë Kosovën përpara ?
- Letrat e mija të shenjta janë për ta sqaruar rininë e popullin shqiptar se kujt ia ka dhënë votën. Me këta ish-shokët as në xhenetin Ferdez nuk do të kisha shkuar, se edhe aty ta bëjnë ndonjë dredhi për interes të vetin. Ajka e mafias politiko-ekonomike është Sali Berisha, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano. Këta që i përmenda nuk kanë lënë të zezë pa ia bërë popullit. E kanë lënë popullin në varfëri të skajshme duke u thirrur në luftën çlirimtare, duke vrarë veprimtarë e intelektualë që kanë punuar tërë jetën për atdheun si dhe e kanë katandisur vendin deri në këtë pikë sa jemi bërë për gjynah!

8. Po cili është mendimi juaj për Ramush Haradinajn? A mendoni se një ditë do të jetë President i Kosovës ?
- Ramush Haradinaj ishte për luftë. Për këtë ka dhënë shumë argumente se ka potencial për ta mobilizuar dhe organizuar rininë e popullin. Edhe për 100 ditë qeverie, ka dalë i suksesshëm! Për kryetar të Republikës së Kosovës duhet provuar! Më mirë Ramushin e kisha lënë si Kryeministër, por jo me keqpërdorë me buxhetin e shtetit siç po bën kryeministri aktual, Hashim Thaçi! Ramushit i bie më mirë që të shkojë tek Albini në Vetëvendosje bashkë me ish ushtarët e lirisë dhe të qëndrojë sa më larg personave që kanë pasur lidhje miqësie e biznesi me Arkana e serbë të Millosheviçit, Sheshelit, Nikoliçit e Daçiçit. Ta ruajë emrin e fytyrën, se pasuria shkon e vjen po nuk të futë në histori. E populli për Ramushin dhe shumë të tjerë, që kanë mbetur akoma me pak emër e fytyrë ka hapur një fletë të historisë dhe me zor do t'i fusim në histori, se shkoi lufta çlirimtare. Po denigrohet! Nga pushtetarët po cilësohet si konflikt! Me sjelljet tona e denigrojmë apo i mbrojmë të shenjtat Emblema e luftërat e lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare!

9. Përqarje ka edhe për kreun e shtetit të Kosovës.Presidentja aktuale Jahjaga, sikur Tita nuk e lëshon postin e presidentes. A mendoni se Jahjaga ka lënë mbrapa integrimet dhe njohjet e Kosovës?!
- Se ka përçarje në udhëheqje të shtetit, në presidencë e Qeveri shihet qartë. Këto dy kategori si dhe pushteti lokal lidhen e përafrohen në një fenomen, në tenderomani. Po që se nuk është kjo sëmundje patologjike te pehlivanët-politikanë, ma merr mendja se nuk do të kishim as zgjedhje lokale e qendrore. Të gjithë, pa përjashtim, koha ka qenë dëshmitare, se të gjithë vrapojnë për pushtet për tu pasuruar brenda natës. Le të më tregojë ndonjë pushtetar që ka plaçkitur buxhetin e shtetit dhe një familjes së dëshmorëve ia ka rregulluar shtëpinë e banimit???!!! Pra të gjithë vërshojnë me çdo çmim për të ardhur në pushtet pa shtet! Presidentja Jahjaga njëherit duhet të integrohet në vetveten dhe ta njohë veten si presidente e të gjithë banorëve të Kosovës. Mos të anojë për asnjë subjekt, por të jetë unifikuese e spektrit politik, aq sa mundet. Presidentja nuk ka kredibilitet presidencial të formimit psiqik, intelektual dhe fizik. Veç me topat e Hitlerit mund të largohet Jahjaga nga ai post. Se ashtu edhe është bërë Presidente! Me zarfë më!!! Deri aty e kanë sjellë punën «dhëheqësit» e popullit apo pushtetarët pa pushtet! Jahajaga, Kosovën nuk mund ta integrojë në vetë Kosovën. Kufijtë e Kosovës janë bërë «hyn e dil Isuf Qamil»!

10. Po Albin Kurti që po ia turbullon ujin shpeshherë Qeverisë,dhe aty këtu rrotullon kamionët e shqiptarëve e dhjetëra kamionë të rusëve përplot me "mallra" futen për serbët e Kosovës dhe nuk i rrotullon askush ata?
- Albin Kurti dhe Lëvizja legale –LPK, kjo e fundit shumë dinake dhe shumë frikacake, duhet pushtetarëve pa pushtet me ua gërditë jetën dhe mos me u dhënë ajër të Kosovës me thithë!
Lëvizja VV duhet t'i përdorë të gjitha format për t'i larguar nga pushteti këta horra, kodosha e dilinxhinjë, frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu. Mundësisht edhe nga toka e shenjtë shqiptare duhet larguar!

11. Mendoni se është koha e vetëdijësimit të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik? Mendoni se shqiptarët në Ballkan do t'i shpëtojë vetëm bashkimi kombëtar?
A priten lëvizje, strategji të reja në Kosovë qofshin ato edhe protesta gjithë popullore brenda e jashtë saj .?!
- Shpëtimi i rinisë së artë dhe popullit shqiptar liridashës është nga vetëvetja! Në muajin e shenjtë të shqiptarëve, pra në Nëntor t'i marrin llosat dhe horrat, kodoshat e dilinxhinjtë, pehlivanë-politikanë e t'i përzënë nga Kosova, pra nga toka e shenjtë shqiptare. Vetëm organizimi i mirëfilltë i tri kategorive të dala nga luftërat “çlirimtare”, nga rinia e artë dhe populli shqiptar liridashës hiqet nënshtrimi. Rikthehet dinjiteti dhe krenaria, të cilat gjatë këtyre 12 vjetëve na kanë katandisur nëntokë! Të bëjmë organizim të mirëfilltë kundër horrave, kodoshave dhe dilinxhinjve, e faktorin e jashtëm, apo ndërkombëtarët t'i vëmë para aktit të kryer. Parulla, apo kërkesa e parë në ballë me Flamurin Kombëtar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë londineze duhet të jetë
- DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR!
- LARG NGA TOKA E SHENJTË SHQIPTARE, PUSHTETARË TË SHITUR PËR TË HUAJT!
- BIJTË E BIJAT TANË KANË LUFTUAR PËR T'U ÇLIRUAR!
- LIRIA NA TAKON EDHE NEVE POPULLIT E JO VETËM JUVE!
- JU PUSHTETARË SHKONI TE PADRONËT TUAJ!
- KËTU NUK KENI VEND!
- E SHENJTA TOKË NUK PRANON TË SHKILET NGA ZULLUMQARËT!
- VETERANËT E TRI LUFTËRAVE JANË NJË!
- FAMILJET E DËSHMORËVE DHE INVALIDËT E KËTYRE TRI LUFTËRAVE T'I BASHKOHEN ORGANIZATËS SË VETERANËVE!
- DËSHMORËT DHE INVALIDËT ISHIN BASHKËLUFTETARË TË VETERANËVE, KËTA MORALISHT E SHPIRTËRISHT JANË TË OBLIGUAR TË INTERESOHEN PËR KËTO DY KATEGORI!

- Ktheni tokat e grabitura!
- Ktheni në arkë të shtetit paratë e grabitura!
- Villat e blloqet familjeve të dëshmorëve!
- Posta, Trepça, KEK-u e uzinat janë të popullit!
- Duam arsim cilësor për fëmijët tanë në të gjitha nivelet!
- Duam shëndetësi të shëndoshë!
- Prevalla është e popullit dhe jo e horrave!
- Brezovica është e popullit e jo e Kodoshave!
- Poshtë dilinxhijtë!
- Poshtë frymorët me dy këmbë, me surrat njeriu!
- Rroftë rinia jonë e artë!
- Rroftë populli shqiptar liridashës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi