Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:LIRIA, E HUAJ PËR TË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:LIRIA, E HUAJ PËR TË Empty Mentor Thaqi:LIRIA, E HUAJ PËR TË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 30, 2012 10:06 pm

Mentor Thaqi:LIRIA, E HUAJ PËR TË 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:LIRIA, E HUAJ PËR TË

(ndal, gjakmarrjes!)
Mentor Thaqi:LIRIA, E HUAJ PËR TË 302116_10151085291114077_1735097079_n


Agim, vargu yt i zemrës më nxiti të shkruaj nga tematikë e njëjtë! *** Fotografinë dhe inspirimin e mora nga poezia e Artistit Agim Gashi!

Pas parmakësh druri
t´kalbur
që memzi mbajnë veten
dhe xhamat e stërvjetruara
të pa ndrruara,
jeta
fshihet
dhe fshehet
nga vetvetja

injoranca
pafajsinë vret
me ironinë e vet

aty
dikush
vajton vetveten
për së gjalli
nga halli,
as e sheh kush,
as ia ka dertin,
t´kërcënuar
për tu harruar

shikimi
i njëanshëm
aty
nga ata sy,
i sheh
e stë shohin,
ti ata,
ata jo ty

jasht
ulkonjat
ulërijnë
për gjak pafajësie,
fajësia
e pa arritshme
nga ndërgjegja,
shëmtia e përditshme,
mungon përgjegja

o gjaku im i dlirë,
ti i shtrenjti,
ti i shenjti
n´fushëbeteja,
sot
më je kaq i lirë,
kot
të derdhesh në smirë?!

Eh, eh, eh!
po syri jonë
nuk sheh
se si jeta
u zbeh
dhe n´trishtim
u deh

falëmeshëndet
nga pavdeksia
çon Anton Çetta:
o Kombi im
ti mal mbi male,
ruaje atë betim,
atë gjak që fale,
mos plagosni jetën
se po vrasim veten

dhe,
ata sy,
ajo zymtësi,
janë aty
t´mbyllur n´dry,
Liria
për ta
e huaj
o gjaku im,
pse jo
me traditë
nga antikë,
po
pse
më thuaj!?


Mentor Thaqi VS., 30.09.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi