Sejdi Berisha: Lulet t'i solla për ditëlindje...!
Faqja 1 e 1

Sejdi BERISHA:
E S E
LULET T’I SOLLA PËR DITËLINDJE...!
Nuk kam gjë tjetër t’u dhuroj, përveç këtyre luleve që thjeshtë i kam vjedhur. Aroma e tyre është dashuria ime, zëri im, mendja ime, lufta ime,... lulet kanë aromë pranvere,... edhe vjeshte...!
Gjerat që i themi, duken të thjeshta, por lënë gjurmë të pashlyeshme dhe janë fundamentale e shumë domethënëse! Pikërisht, për këtë fillon lufta e mendjes dhe e historisë, sepse, vdekja nuk është mbyllje e procesit të jetës. Por, është e vërtetë, se tek njeriu, e, edhe tek fëmija, brenda mendjes është si një minierë, nga e cila mund të nxjerrësh mademe të ndryshme.
Kjo të bën ta urresh periferinë e dukshme dhe ta lakmosh e ta kërkosh qendrën e brendinë e padukshme, jo vetëm në vlerat shpirtërore dhe kulturore. Historia, nganjëherë i ngjanë kaosit, dhe se përbrenda saj marrin vulën shumë pasaktësi e të pavërteta. Edhe tani, a, më mirë është për të treguar e shënuar të vërtetën, për ta shkruar historinë drejtë, apo për t’u shoqëruar me papërgjegjësinë, dhe historinë për ta ngulfatur në kaosin përbrenda kaosit?!!

1.
Gjatë tërë rrugës isha duke menduar, se si ta filloj shkrimin për një buqetë lulesh, e cila më kishte provokuar tani e sa muaj aq shumë e mbrapsht, sa që, as nuk flija rehat se si t’ia filloj këtij rrëfimi të çuditshëm mbase edhe të vetmin që ka mundur të ndodhte ndonjëherë. Por, më mundonte dilema si ta apostrofoja problemin dhe mesazhin: si vjedhje të luleve, apo si shëtitje të luleve, kur e dija se ato nuk mund të shëtisnin?! Por, edhe njëra, edhe tjetra nuk prishnin punë, sepse, buqeta e luleve nuk është vetëm shprehje dhe dëshmi e respektit ndaj dashurisë...!
Të fillojmë. Por, më ndiqni me kujdes, dhe jo vetëm thjeshtë e sipërfaqësisht, sepse gjerat që i themi, duken të thjeshta, por lënë gjurmë të pashlyeshme dhe janë fundamentale dhe shumë domethënëse.
Një djalosh i viteve të dhjeta, disa ditë radhazi kishte vizituar varrezat e qytetit. Më shumë ishte ndalur tek varrezat e dëshmorëve se sa tek varri i nënës së tij. Ndoshta, kishte lakmuar, sepse, mbi varrezat e dëshmorëve ka shumë lule, të cilat duken se vetvetiu kanë ngritur kopsht lulesh. Ishte afruar tek busti i njërit prej dëshmorëve, mbi supet e të cilit qëndronte një buqetë lulesh të freskëta. U mori erë, dhe sikur aroma e trimëroi por edhe ia trazoi shpirtin. U dridh duke shikuar përreth se a mos po e diktonte kush, dhe thjeshtë e rrëmbeu buqetën, por gjithnjë duke pasur kujdes të mos ua lëndojë bukurinë dhe freskinë që kishin lulet. Me to, u nis drejtë varrit të nënës së tij, e cila, edhe ajo ishte vrarë në luftë. U përkul mbi varrin e saj të parregulluar e me një mbishkrim të gdhendur në një dërrasë bredhi. E shikoi, me zë e lexoi emrin e nënës, vitin e lindjes dhe të vdekjes, më falni, të vrasjes, e mati varrin dhe sikur e përshkoi me një flakë duke ia mbështetur lulet tek dërrasa.
-Ja, nëna ime,... këto lule t’i solla për ditëlindje! Janë të freskëta dhe kanë aromë pranvere. –e përkëdheli edhe njëherë dheun mbi varr, dhe se më të vërtetë atë ditë, nëna e çunakut e kishte ditëlindjen. Ai, u ngrit, dhe sikur u shlirua duke thënë se e kishte kryer një borxh ndaj nënës, me lulet që i kishte marrë mbi bustin e dëshmorit. Por, në atë moment, atij iu soll në kokë se busti i dëshmorit sikur e paska qortuar pse ia kishte marrë lulet. Pikërisht në atë moment fillon lufta e mendjes dhe e historisë, sepse, vdekja nuk është mbyllje e procesit të jetës!
Kthehet sërish tek varri i nënës, i cili sikur digjej flakë, sepse, nëna e kishte ndier aromën e luleve të djalit të saj. Djaloshi, i mori lulet dhe sërish i solli në krahun e djathtë të bustit. I kishte vendosur sertshëm dhe kishte ikur për në shtëpi. Por, është e vërtetë, se tek njeriu, e, edhe tek fëmija, brenda mendjes është si një minierë, nga e cila mund të nxjerrësh mademe të ndryshme dhe me vlerë të përgjithmonshme.
Kështu edhe kishte ndodhur në ëndrrën e llahtarshme të djaloshit, i cili, tërë natën buqetën e luleve e kishte shëtitur prej varri në varr. Këtë, thua se e kishte bërë me muaj,derisa lulet nuk ishin vyshkur, apo derisa nuk kishin marrë hidhërim.
-Ja, edhe mbi varrin tënd po i vë këto lule, sepse,... ndoshta je vëllai im!-pastaj ishte kthyer, i kishte marrë lulet dhe i kishte vënë radhazi mbi shumë varre.
-Nuk kam gjë tjetër t’u dhuroj, përveç këtyre luleve që thjeshtë i kam vjedhur. Aroma e tyre është dashuria ime, zëri im, mendja ime, lufta ime,... lulet kanë aromë pranvere,... edhe vjeshte...! Hej,... apo më kuptoni?!
E kishte marrë, tash buqetën e luleve të vyshkura dhe e kishte larguar edhe nga varri i nënës, por tani i kishte ngelur në dorë dhe dot nuk dinte se çfarë të bëjë me të.
Pasi ishte zgjuar, nga ëndrra ishte bërë qullë edhe nga djersët edhe nga lotët. Të nesërmen, këtë buqetë e pashë të hedhur në një kaçubë therrash pranë varrezave...!
Gjërat e tilla duken shumë të thjeshta, por nëse ta përthekon mendja, janë pasqyrë, ose përrallë e kopalla.
U përpoqa ta gjej përgjigjen, të cilën dot nuk e gjeta...! Por, për të më mos ikur ideja e këtij shkrimi, i “shkarravita” disa fjalë në mbështjellësen e paqetëzës së sheqerit, pasi për momentin në kafiteri më mungonte letra.
Shih, edhe shkrimi, edhe ideja, edhe sheqeri, edhe lulet, edhe varrezat, edhe dëshmorët, edhe nëna, edhe vyshkja e luleve, edhe hedhja e tyre në therra,... të gjitha në një! Kjo është rrëmuja e jetës,... vetëm një pjesë e saj...!

2.
Ka nisur diçka të lëviz për ta lëkundur kulturën, edhe artin skenik,... edhe të gjitha fushat tjera. Në teatër u organizua një shfaqje filmike e disa inserteve teatrore të realizuara në vitet e gjashtëdhjeta. Ishte kënaqësi për t’i kujtuar të arriturat e asaj kohe, por ishte edhe një përkujtim për artistët të cilët tërë qenien e tyre atë botë ia kishin kushtuar artit dhe kulturës. Disa prej tyre edhe nuk gjenden më në mesin tonë, dhe,... sikur janë të harruar!
Tash, edhe kjo të bën ta urresh periferinë e dukshme dhe ta lakmosh e ta kërkosh qendrën e brendinë e padukshme, jo vetëm në vlerat shpirtërore dhe kulturore.
Pas shfaqjes së këtyre inserteve filmike, u dëgjuan dilema e mospajtime për saktësinë e kohës së shfaqjes së atyre pjesëve teatrore, sepse, shikuesit që e njohin historikun e teatrit, nuk pajtohen me data dhe vitet e shfaqjes së këtyre dramave që ishin shënuar në dokumentar. Në këtë, më grishën reagimet tjera: kinse punë e madhe që nuk u është qëlluar koha dhe viti i shfaqjeve, dhe se, kryesore na qenka se kjo ngjarje ka ndodhur!
Nga hidhërimi, dëgjohen shprehjet për intrigat, smirën dhe rrenat. Historia, nganjëherë i ngjanë kaosit, dhe se përbrenda saj marrin vulën shumë pasaktësi e të pavërteta. Edhe tani, sa keq është kështu: a më mirë është për të treguar e shënuar të vërtetën, për ta shkruar historinë drejtë, apo për t’u shoqëruar me papërgjegjësinë, dhe historinë për ta ngulfatur në kaosin përbrenda kaosit?!!
Merrje me mend këtë parregullsi, sa e thjeshtë duket...!

3.
Gjithmonë më ka irrituar qëndrimi i papërgjegjshëm ndaj njeriut të mendjes, pra edhe ndaj krijuesit. Më të vërtetë është mëkat që ata të mos përfillen, të nënçmohen, të harrohen! Përkitazi me këtë, e lexoj një shkrim në një nga gazetat ditore. Me kureshtje e analizoj, por hasi në disa mendime të autorit të këtij shkrimi që jo vetëm që më duken joprofesionale, por edhe shumë naive, sa që temën për harresën krejtësisht e zhvlerësojnë mbase edhe e nxjerrin edhe në një rrafsh tjetër. Por, nuk dua ta komentoj këtë shkrim, sepse kjo nuk ia vlen për të humbur kohë, por e di se problemet nuk rrahën as nuk zgjidhen duke nënçmuar, por as shkrimi nuk e ka peshën e sinqertë që duke dashur të thuash diçka ta lëndosh dikë tjetër. Sepse, kjo thjeshtë sikur i ngjanë asaj kur dikush gjuan cunga hava, e pastaj, kujt t’i bijnë le t’i bijnë në kokë, dhe kështu, vetëm sa mund të del në sipërfaqe mendja e sëmur e temëshkruesit mbase edhe prapavija e amatore ose e errët e profesionit, duke i lënë vend mundësisë për krijimin e rrëmujës dhe kaosit në rrjedhat e jetës.
Por, kjo sikur ma kujtoi atë përgjigjen për tupanin: tupani është krismë përjashta e bosh përbrenda! Ose, ajo, kur në odë burrash, njëri e kishte pyetur një pleqnar:
-Ti, qenke ai pleqnari me nam e emër,a? More, të kam pas menduar burrë më kallëp...
Por, ai njeriu i urtë ia kishte kthyer:
-O, dai! Po deshe mish, mish ka sa të duash në kasaphane!
Kështu thotë populli...!

4.
Një ditë maji, njëri, në vend të përshëndetjes, më pyeti:
-Shumë po merresh me shkrime e me kulturë!
Vetëm rrudha krahët dhe e shikova duke ia kthyer një përgjigje memece. Pa tekst!
-Pusho pak..., pusho! –ma lëshoi edhe këtë dhe iku pa e pasur guximin të ma thotë tërë atë që mendonte.
E kapa këtë “propozim” edhe si smirë, edhe si këshillë, ndoshta?! Për këtë mendova jo edhe aq shumë, edhe pse, ai që më kishte folur kështu, është i vëllai i një kitaristi me nam edhe përtej kombit, edhe përtej Evropës...!

5.
Për çdo ditë, dhe rrallë ndonjëherë e huqi takimin me profesorin tim të historisë. E pimë së bashku, ai kafenë e unë çajin. Bisedojmë për tema të ndryshme, edhe të rëndësishme edhe të parëndësishme, por nuk mund t’ia bëjmë as çap për ta ndryshuar shtratin e lumit të jetës. Është shumë vështirë. Ashtu mendoj, dhe jam shumë i bindur.
Por, nganjëherë bisedojmë edhe për jetën e thjeshtë, ama për jetën shumë të thjeshtë. Në këtë rast, unë marr iniciativën për tema bizare, e nganjëherë flas edhe për femrat, për ta ngazëllyer profesorin tim të shtyrë në moshë.
Ai, kënaqet, dhe sikur i pëlqejnë temat e tilla, edhe pse më qorton kur për temë marr botën femërore. Por, si rrumbullakim të bisedave, profesori, pothuaj se shpesh apo gjithnjë, nga thellësia e mendjes dhe zemrës dhe me ndijim të veçantë i reciton vargjet: “...Lamtumirë vendet e mia/Që po zhdukeni dalëngadalë/Frynë murrlani ushton stuhia/Lëkundet barka valë mbi valë...”, dhe i mbushen sytë me lot .
Nuk e di pse, dhe as kurrë nuk do ta pyes për shkakun. Ndoshta lotët e ngacmojnë pse jeta ikën, apo ndoshta për shkak të pleqërisë, apo pse ndoshta njeriu ynë është i djegur me kurbetin dhe me mallin për atdhe, apo, për shkak se profesori në shpirt e zemër e ka historinë, e cila nuk e lë të qetë. Por, të mishëruar me historinë e ka edhe këngën edhe varguan, tani të ngarkuara si në karrocën e lamtumirës...!
Sa keq që është kështu. Dua ta them edhe këtë, të cilën diku e kam lexuar: lindja është fajtore për vdekjen! Po, pra. Kështu është disi, profesor imi i dashur. Nuk e di se duhet të jetë ndryshe!
Por, të kthehemi edhe njëherë tek lulet. Sikur më tingëllon: lulet nuk vidhen. Ato, vetëm dhurohen, ato shumohen,... botën e pushtojnë! Megjithatë, djaloshi i kishte vjedhur lulet. Përse, lë të mendojmë vetëm pakëz, jo shumë...!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi