Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetarët e Kosovës, 1.77 miliardë euro kredi

Shko poshtë

Qytetarët e Kosovës, 1.77 miliardë euro kredi Empty Qytetarët e Kosovës, 1.77 miliardë euro kredi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 3:26 pm

Qytetarët e Kosovës, 1.77 miliardë euro kredi


Qytetarët e Kosovës, 1.77 miliardë euro kredi Largea_banka1349077455
Qytetarët e Kosovës janë “mbytur” në kredi. Edhe pse kamatat vazhdojnë të jenë mjaft te larat, ata nuk hezitojnë të marrin kredi nga bankat që veprojnë në vendin tonë. Deri në qershor të vitit 2012, vlera e kredive të marra nga qytetarët ka shkuar në 1.77 miliardë euro. Kjo shifër është rritur për 9.3 për qind nga viti i kaluar.

Sipas Bankës Qendrorë të Kosovës (BQK) kreditë vazhdojnë të merren më se shumti nga bizneset dhe familjet kosovare. Madje, sipas BQK-së kreditë që kishin për destinim ekonomitë familjare shënuan rritje më të shpejtë gjatë pjesës së parë të vitit 2012 krahasuar me kreditë e destinuara për ndërmarrjet. Përderisa rritja vjetore e kredive ndaj ekonomive familjare ishte 13.0 për qind kreditë për ndërmarrjet gjatë kësaj periudhe shënuan rritje vjetore prej 7.3 për qind.
“Në qershor 2012, vlera e gjithsej kredive të sektorit bankar arriti në 1.77 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 9.3 për qind, krahasuar me normën prej 15.7 për qind të regjistruar në gjysmën e parë të vitit 2011. Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive të lëshuara nga sistemi bankar, me pjesëmarrje prej 68.9 për qind, ndërsa pjesa prej 30.7 për qind përfaqësohet nga kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare”, ka vlerësuar BQK-ja në raport.
Më tutje BQK-ja ka treguar se në qershor të vitit 2012, struktura e kredive sipas afatit të maturimit është dominuar nga kreditë me afat mbi 2 vite, të cilat përfaqësuan 69.5 për qind të gjithsej kredive. Kreditë me afat maturimi më të ulët se 1 vit, në qershor 2012 kishin pjesëmarrje prej 23.2 për qind. Ndërsa, pjesëmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vite ishte 7.3 për qind.
Por, përveç kredive që janë rritur, gjatë njëjtës kohë është rritur edhe vlera e aseteve të bankave në Kosovë. Sipas BQK-së vlera e aseteve të sistemit bankar të Kosovës në qershor 2012 arriti në 2.65 miliardë euro dhe shënoi rritje vjetore prej 6.0 për qind.
Kurse, sistemi bankar i Kosovës vazhdon të përbëhet nga gjashtë banka me pronësi të huaj, si dhe dy banka me pronësi vendore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi