Naimi në Kostandinopojë
Faqja 1 e 1
Naimi në Kostandinopojë
Naimi në Kostandinopojë
Konsiderata rreth librit “Naimi në Kostandinopojë” dhe autorit të tij
Pjesë nga letra në origjinal e Niko Stillos:
Libri Naimi në Kostandinopojë, i kushtohet veprimtarisë së rilindasit Naim Frashëri, në një kapërcyell kohor nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri sa vdiq më 1900 në Stamboll. Ai është shkruar nga studiuesi Laurant Bica, i cili për një kohë të gjatë ka bërë kërkime shkencore në arkiva e biblioteka të vendit apo të huaja, e sidomos në Republikën e Turqisë, në Stamboll.
Ai është në vazhdën e studimeve naimjane që kanë dalë në vite, duke filluar nga Dhimitër Shuteriqi me monografinë e tij për poetin e kombit, nga Rexhep Qosja me monografinë e krijimtarisë së Naimit, e një varg studiuesish të vyer si Jorgo Bulo e të tjerë. Ai vë një piketë në rrugën e gjatë të hulumtimeve e kërkimeve për Naim Frashërin, zbulon e nxjerr në pah anë të panjohura të personalitetit më të shquar të letërsisë shqipe; ka një këndvështrim të ri për shumë gjëra, të cilat mendonim deri më sot se i njihnim mirë.
Ky studim çel shtigje dhe u hap horizonte të reja në kërkimet naimjane brezit të ri të naimologëve shqiptarë. Punimi shkencor në fjalë shpalos para syve tanë Naimin në lidhjet e tij me rilindasit shqiptarë, si Hasan Tahsini, vëllezërit Abdyl e Sami Frashëri, Gjerasim Qiriazi, Halit Bërzeshta, Kristo Luarasi, Ibrahim Temo, Petro Nini Luarasi, Rauf Leskoviku, e plot e plot të tjerë, të njohur e të panjohur deri më sot. Naimi shfaqet në raportet atdhetare, letrare, kulturore, arsimore, politike etj. me iluministët shqiptarë e të huaj, turq, grekë, ballkanas, persianë...
Libri dëshmon për një njohje të thellë të materies për të cilën flet, është shkruar me skrupulozitet shkencor dhe me kompetencë të plotë. Ai duhet çmuar edhe për mesazhet që bart e përcjell tek lexuesit e çdo kategorie pa dallim moshe, me vlerë për të sotmen, e sidomos për të ardhmen; ai paraqet interes në nivel mbarëkombëtar.
Jemi të mendimit se autori i librit me këtë botim i ka avancuar më tej studimet mbi Naimin, dhe dalja e tij përbën një arritje të shënuar dhe një eveniment kulturor të rëndësishëm. I urojmë autorit suksese të mëtejshme në botimet naimjane dhe për Rilindjen Kombëtare në përgjithësi, e njëkohësisht edhe punë të mbarë si profesor, mësimdhënës pranë Universitetit “Kristal”.
GAFUR BRAHIMI
Mësues i merituar
Mësues i merituar
Konsiderata rreth librit “Naimi në Kostandinopojë” dhe autorit të tij
Shkruarja dhe botimi i një punimi të tillë shkencor për Naim Frashërin nga doktori i shkencave filozofike Laurant Bica, nuk është një rastësi. Edhe ai i takon të njëjtës trevë atdhetare dhe hinterlandit të saj, Korçës, nga i kish rrënjët familjare edhe Naim Frashëri e vëllezërit e tij, dhe një rradhë rilindasish tanë nga më të shquarit, si Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko, Jani Vreto, Asdreni, Fan Noli, Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Kristo Luarasi, Lasgush Poradeci etj.
Duke gjurmuar me pasion Naim Frashërin dhe zbuluar të pathënat për të, Lauranti ecën në gjurmët e tij, duke na ravijëzuar sidomos portretin atdhetar të poetit të kombit dhe duke na sjellë një model të cilin duhet ta kemi parasysh në çdo kohë, se ai është burim frymëzimi për brezat e rinj, për të mësuar nga e kaluara, rilindja e kombit, e për ta vënë atë në shërbim të së ardhmes, sidomos tani që kemi hyrë në mijëvjeçarin e ri, në të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve kudo që janë.
Le të jetë ky libër i ri për Naimin një nxitje për të shkruar gjithnjë e më tepër për atë dhe mbarë rilindasit tanë të pavdekshëm që iluminuan ëndrrat tona dhe trasuan rrugët nëpër të cilat po ecim sot...
Nuk është rastësi që një nga artikujt e parë të botuar nga Naimi në revistën “Drita - Dituria”, që dilte në Kostandinopojë më 1884, është për Epirin.
Ky libër për mua si shqiptar i territorit të kulturës së Janinës, është një fillim i mbarë për një punë që na kujton se çfarë burra ka nxjerrë Epiri.
Miku yt nga Preveza
Niko Stylos
Mylhajm, Gjermani - Janar 2009.
Niko Stylos
Mylhajm, Gjermani - Janar 2009.
Pjesë nga letra në origjinal e Niko Stillos:
Vlla Laurant
Urime! Urime! Urime! për librin e rinë “Naimi në Kostandinopojë”.
Si një nga ata që kanë shkorë nga Zosimea e Janninës, ku edhe ú kamë shkorë ca hënëza, Gymnasium nga ku kanë dalurë emëra të mbdhatë e “Shkollës e Stambollit” edhe e Rilinties Shqipëeris, gëzonem veça kurë shkrimetarë si ti, jo vetëm i kanë lezorë veprat e ture, po edhe pënonjënjën të mos të haronjen.
Katër vjet më parë, kam patur rastin të ndodhem në Stamboll me një mision shërbimi nga Kuvendi i Shqipërisë. E natyrisht, nuk mund të rrinja pa e takuar mikun tim të vjetër, Doktorin e Shkencave Laurant Bicajn.
Doli më priti në aeroport dhe kalova mjaft kohë nën shoqërinë e tij. Kisha përshtypjen se do të takoja një shok si gjithë të tjerët, që rëndom enden nëpër qytete të ndryshme të Europës, shpesh të ndryshuar nga vështirësitë që krijon jeta e emigrantit në dhè të huaj, dhe për më tepër të varfëruar intelektualisht. Me Laurantin kishte ndodhur krejt e kundërta. Ishte po ai Laurant që kisha njohur në Tiranë, studiues, hulumtues, e nuk e teproj nëse them një shkencëtar “minator”, sikur të ishte i dërguar jozyrtar pa pagesë nga Akademia e Shkencave të vendit tim, për të “rrëmuar” në minierën e historiografisë shqiptare, në Kostandinopojë.
Qysh atëhere mësova prej tij se kishte grumbulluar material të bollshëm për kryepoetin tonë Naim Frashëri, material i cili i paraqitet i përpunuar sot lexuesit shqiptar nën titullin “Naimi në Kostandinopojë”.
Libri më i ri i autorit Laurant Bica, hedh dritë në një periudhë të pashkelur e pak të ndriçuar të Naimit, atë të jetës në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, ku kryente detyrën e kryecensorit. Edhe gjatë kësaj kohe Naimi nuk rreshti së punuari për Atdheun. Në libër del mirë në pah veprimtaria e tij e panjohur për Lidhjen e Prizrenit, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me të vëllanë e tij, Samiun.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm, e që jepet nën një dritë të re, është aspekti familjar i Naimit, e jëma e të cilit ishte nga Korça, nga fisi i njohur i Mytevelinjve.
Krahas këtyre, autori në rradhët e këtij libri bën njëkohësisht edhe një rivlerësim të veprave të këtij poeti të shquar të kombit tonë. Në të sqarohen raportet e Naimit me bektashizmin, ndihmesa e tij për arsimimin e popullit tonë në gjuhën shqipe. Sikurse Sami Frashëri, e mbarë rilindasit tanë, është mbrojtës i tezës mbi origjinën pellazgjike të popullit shqiptar. Aty analizohet koncepti që kish Naim Frashëri për Shqipërinë etnike, siç del ky në veprën e tij; nxirret në pah erudicioni i Naimit si dijetar e poliglot, si një nga njerëzit më të dijshëm në Perandorinë Osmane. Mbi të gjitha spikat figura e Naim Frashërit si një patriot i flaktë, i pashoq, i përkushtuar deri në sakrifica sublime, lirisë, pavarësisë, përparimit të atdheut.
Këto që përmenda janë një pjesë e vlerave që unë munda të nxjerr nga një lexim i shpejtë i këtij libri. Lexuesi do të bindet vetë për këtë.
Laurant Bica, si shkencëtar, me punën kolosale që ka bërë dhe kërkimet në Shqipëri e jashtë Atdheut, është padyshim një “arkiv i gjallë” për historiografinë, filozofinë e sociologjinë shqiptare. I bie për detyrë edhe Akademisë së Shkencave të porsa reformuar, që këtij personaliteti të shquar, t’i krijojë kushtet e nevojshme për botime të tjera në interes të ndriçimit të aspekteve të tjera të jetës shoqërore shqiptare.
Niko Faber
Doktor i Shkencave
Ish deputet i Korçës në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë
Doktor i Shkencave
Ish deputet i Korçës në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë
Korçë - Janar 2009.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mihrija: Naimi po më nxit me uzhvesh (Video)
» Fahri XHARRA:Pse Naimi ishte kundër “havalës”?
» Letërsia në totalitarizëm dhe Kadare:Botimi i ri/ Shaban Sinani: “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, botoi “Naimi”, Tiranë 2011.
» Fahri XHARRA:Pse Naimi ishte kundër “havalës”?
» Letërsia në totalitarizëm dhe Kadare:Botimi i ri/ Shaban Sinani: “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, botoi “Naimi”, Tiranë 2011.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi