Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – S’KAM DITUR... - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – S’KAM DITUR... - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – S’KAM DITUR... - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 6:45 pm

VIKTORIA XHAKO – S’KAM DITUR... - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – S’KAM DITUR... - Poezi

Ti je shumë larg, i dashur.
Erërat,
Të gjitha, rreth meje,
Shpështillen,
Kthyer lart pëllëmbët,
Pikëllueshëm,
Bosh.

Pa lapsa vizatoj,
Me dritë,
I heq, i shtoj, e prek, e përkëdhel,
Imazhin tënd,
Dhe ti më vjen,
I bukur,
Fisnik.

Me frymë ngroh shpirtin tim kallkan,
Folezëzën,1) ku vend ke zënë veç ti,
Dhe puthjen,
Të vetmen,
Rrëshqitas në cep buzë,
Që nuk e pa njeri,
Në atë të rrëmujshëm stacion,
Mbushur me qindra sy.

...............

... Por puthjen, puthjen,
Të vetmen,
Qerpikfshehur,
Nuk e pa njeri!!!
...............
S’kam ditur kurrë gjë për ty!

1)Nuk është shkruar gabim

E enjte 2 gusht 2012 ora 23:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – S’KAM DITUR... - Poezi 420885_513852541975596_844383150_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi