Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maqedoni, ministri Besimi flet shqip

Shko poshtë

Maqedoni, ministri Besimi flet shqip Empty Maqedoni, ministri Besimi flet shqip

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 02, 2012 12:36 am

Maqedoni, ministri Besimi flet shqip


Maqedoni, ministri Besimi flet shqip Largea_betim-solemn-i1349114743
Fjala e Ministrit të Mbrojtjes irriton shefin e ushtrisë maqedonase


Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi ka shkaktuar sërish pakënaqësi te shefi i shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë Goranço Kotevski, duke e përdorur gjuhën shqipe në ceremoninë e promovimit të 25 kadetëve në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”. Në këtë ceremoni, 25 kadetëve nga Maqedonia, Kosova, Bosnje- Hercegovina dhe Mali i Zi, ministri Besimi u është drejtuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Me këtë ai i ka dhënë përgjigjen më të mirë gjeneralit Kotevski i cili javën e kaluar kritikoi ministrin Besimi për shkak të përdorimit të shqipes në librin e bardhë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedoni, ministri Besimi flet shqip Betimi%20image1-3

"Më këtë e vazhdojmë synimin që të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, ta kthejmë epitetin lider në bashkëpunimin rajonal në mbrojtje. Me shfrytëzimin e programeve me cilësi të lartë dhe të harmonizuar arsimojmë kuadro të cilësisë së lartë, të cilën në një mënyrë të standardizuar do të punojnë krah më krah me kolegët e tyre në rajon dhe të gjithë së bashku në një sistem kolektiv mbrojtës, siç është NATO, sot si oficerë të vendeve partnere, ndërsa nesër disa nga ju edhe si oficerë të NATO Aleancës" u shpreh Besimi.

Maqedoni, ministri Besimi flet shqip Ministri-Besimi-flet-shqip

Duke e përcjellë fjalimin, Kotevski me gjestikulime të ndryshme e ka shprehur pakënaqësinë e tij për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo nuk është prononcuar për mediat. Përplasjet shqiptaro maqedonase nuk po manifestohen vetëm rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Ish pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë kanë reaguar ndaj idesë për zgjidhjen e statusit të ish pjesëtarëve të UCK-së. Shkak për reagimin e tyre është bërë një deklaratë deputetit maqedonas dhe kryetarit të PRSD-së opozitare Tito Petkovski, i cili tha se paralelisht me statusin e ish pjesëtarëve të forcave maqedonase duhet të zgjidhet edhe statusi i ish pjesëtarëve të UCK-së.

Maqedoni, ministri Besimi flet shqip Bes%20image1-1

“Petkovski po kërkon barazimin e atyre që e mbronin shtetin me ata që gjuanin mbi të. E ftojmë Petkovskin që ta sqarojë qëndrimin e tij përpara familjeve të maqedonasve të vrarë dhe t’u thotë atyre si ka mundësi që bijtë e tyre që dhanë jetën dhe e përmbushnin obligimin ligjor, të kenë të drejta dhe trajtim të barabartë me ata që shkrepnin dhe e prishnin në mënyrë të vrazhdë rendin kushtetues. Në vitin 2001, ne ishim ata që e kryenin detyrën e tyre patriotike, kushtetuese dhe ligjore dhe nuk mundet në vitin 2012 kjo kategori të jetë e barazuar me njerëzit që luftonin kundër saj”, deklaroi Goran Dimovski, përfaqësues i shoqatës “Bedem”.
Ish pjesëtarët e forcave maqedonase po ashtu e kanë akuzuar deputetin Petkovski se po i vardiset faktorit shqiptar në Maqedoni, për shkaqe politike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi