Ibrahimi: Merkel ka dëshirë të vizitojë Shqipërinë për 100-vjetorin e pavarësisë
Faqja 1 e 1

Valter Ibrahimi: 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike përkon dhe me 100 vjetorin e pavarësisë, një ngjarje e shënuar kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që ndodhen. Sigurisht që kjo ngjarje do të ketë vëmendjen maksimale të strukturave shtetërore shqiptare, përfshirë dhe Ambasadën në Berlin, por edhe të shumë shoqatave shqiptare që janë të organizuara në Gjermani apo organizata të tjera gjermane. Lidhur me vizitat e mundshme zyrtare, mund t'ju them me plot gojën se realisht ka një dëshirë të madhe të personaliteteve gjermane për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht të Kancelares dhe Ministrit të Jashtëm. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe stafet përkatëse për të gjetur hapësirën e duhur kohore dhe po punojmë për realizimin e vizitave në Tiranë.
Më 2 Tetor mbushen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Gjermani. Po si janë marrëdhëniet mes dy vendeve sot? Një bilanc nga Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi.
DW: Zoti Ibrahimi, me 2 Tetor mbushen 25 vjet nga vendosja (zyrtarisht) e marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare. Marrëveshja mes dy vendeve u arrit si rezultat i protokollit të përbashkët, nënshkruar në Tiranë, më 15 shtator 1987. Në çfarë pozicioni është sot Gjermania në krahasim me vendet e tjera në BE përsa i përket rolit të saj në Shqipëri dhe për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së?
Valter Ibrahimi: Megjithëse kanë kaluar vetëm 25 vjet, duken sikur flasim për dy epoka historike të ndryshme dhe shumë të largëta nga njëra tjetra. 25 vjet më parë mes dy vendeve diskutohej vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin kushtëzuar deri atëhere mbi baza ideologjike apo përfitime ekonomike. Ndërsa sot, marrëdhëniet mes dy vendeve janë marrëdhënie të hapura e të shkëlqyera miqësore, marrëdhënie partneriteti, bashkëpunimi dhe interesi reciprok.
Gjermania është një vend mik, një vend që prej më se 20 vjetësh ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, fillimisht për rimëkëmbjen e vendit pas rënies së komunizmit dhe më pas për zhvillimin e qendrueshëm të tij. Duke mos e ekzagjeruar aspak, mund të them se shqiptarët i janë mirënjohës Gjermanisë për atë çka ajo ka bërë në këto 20 vjet, për kontributin në rimëkëmbjen e jetës ekonomike e sociale të Shqipërisë. Gjermania është një prej donatorëve kryesorë të Shqipërisë, që në këta 25 vjet e ka mbështetur vendin tonë me mbi 1 miliardë euro, duke kontribuar direkt apo indirekt në zhvillimin e vendit dhe arritjen e standardeve të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në BE.
Gjithashtu edhe niveli i shkëmbimit të vizitave të ndërsjellta e shpreh më së miri këtë bashkëpunim të shkëlqyer. Të gjithë zyrtarët e lartë të Shqipërisë e kanë vizituar Berlinin në këta tre-katër vitet e fundit. Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme vijnë për vizita zyrtare apo pune në Gjermani. Një numër i madh ministrash kanë vizituar Berlinin apo Lande të tjera të Gjermanisë. Po kështu Kryetari i Bundestagut gjerman, Ministri për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë gjermanë, kanë qenë së fundmi në Shqipëri. Bashkëpunimi ndërparlamentar është institucionalizuar tashmë me vizita të ndërsjella të grupeve parlamentare të miqësisë. Edhe vizitat në nivele ekspertësh të fushave të ndryshme janë të panumërta.
DW: Sa është prezente Shqipëria në kuptimin jo vetem diplomatik, por edhe më gjerë në Berlin?
Valter Ibrahimi: Më duhet të them se, nuk është aspak e lehtë të jesh prezent në Berlin, në kryeqytetin e një prej vendeve me më shumë peshë në arenën evropiane dhe atë botërore. Të gjitha vendet dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike rezidente në Berlin kërkojnë vëmendjen maksimale të Berlinit zyrtar, por për marrjen e saj ndikojnë një sërë faktorësh, si interesi i drejtpërdrejtë i vetë Berlinit, koniunkturat evropiane apo ato globale, mbështetja që vetë Berlini kërkon për iniciativat e tij, e shumë e shumë të tjera. Pra, me pak fjalë, konkurrenca për të qenë prezent është shumë e madhe. Sigurisht edhe Shqipëria, ndër vite përpiqet të forcojë dhe zgjerojë së më shumë të jetë e mundur bashkëpunimin dypalësh dhe të rrisë prezencën e saj në Berlin dhe në të gjithë Gjermaninë. Por, duhet të jemi racionalë dhe realistë, pasi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në më të shumtën e rasteve janë sa reciproke aq edhe proporcionale me interesat e ndërsjella.
Me kënaqësi konstatoj se prezenca e Shqipërisë në Berlin, në këta 25 vjet ka ardhur duke u rritur. Fillimisht në Bonn, me një përfaqësim modest dhe sot me një përfaqësim dinjitoz dhe bashkëpunues në shumë fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë dhe atë të sigurisë. Si anëtare e NATO-s, përfaqësia aktuale në Berlin ka një peshë specifike më të madhe se atë të përpara disa viteve.
Shqipëria bën përpjekje maksimale për të qenë prezente në panairet më të mëdha të Gjermanisë, me impakt ndërkombëtar, si ai i Bursës së Turizmit në Berlin, Javës së Gjelbër në Berlin, panairit të librave në Leipzig dhe Frankfurt, etj. Në tre vitet e fundit janë organizuar minimalisht dy konferenca në vit për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve. Pra, proporcionalisht me mundësitë e saj aktuale, Shqipëria është prezente në Berlin.
DW: Cilat janë disa nga sektorët më të rëndësishëm të bashkëpunimit gjermano-shqiptar që ka dhënë edhe rezultate konkrete? Sa interes ka për investitorët gjermanë Shqipëria?
Valter Ibrahimi: Bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani ka evoluar në vite dhe sot ne flasim për një rritje të interesit të biznesit gjerman për investime apo bashkëpunim tregtar me Shqipërinë. Vetëm në tre vitet e fundit, u nënshkruan dhe kanë hyrë në fuqi dy marrëveshje shumë të rëndësishme: ajo e shmangies së taksimit të dyfishtë, me një impakt të drejtpërdrejtë pozitiv për biznesin e të dy vendeve; si dhe marrëveshja për transportin detar. Ndërkohë që, prej vitesh është në fuqi marrëveshja e përbashkët për mbrojtjen dhe nxitjen e ndërsjellë të investimeve.
Sigurisht vëmendja jonë kryesore aktualisht është e orientuar tek rritja e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe marrja e mbështetjes së Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendit. Por, kjo nuk do të thotë aspak se neglizhohen fushat e tjera të bashkëpunimit, si për shembull: ajo kulturore e arsimore, për të cilën po punojmë me palën gjermane për arritjen e një marrëveshje kuadër; bashkëpunimi konsullor, për të cilën po punojmë për lehtësimin e procedurave të legalizimit të dokumenteve të qytetarëve të dy vendeve; shëndetësia, ku kemi një angazhim konkret të palës gjermane për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë fushë; fushën e sigurisë e mbrojtjes; etj. Numri i kompanive gjermane prezente në Shqipëri është gjithmonë në rritje. Interesi i qytetarëve gjermanë për të njohur dhe vizituar Shqipërinë, si turistë sezonalë apo si turistë të interesuar për kulturën dhe historinë e vendit, ka ardhur duke u rritur në këto tre vitet e fundit. Është e rëndësishmë të theksohet se ka një rritje të besimit në tregun shqiptar, i cili po përkthehet çdo ditë në veprime dhe rezultate konkrete.
DW: Sa afër është Shqipëria me Gjermaninë, pra a po punohet nga institucionet shqiptare që qytetari gjerman të dijë më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, si psh: për historinë dhe kulturën shqiptare, për turizmin, natyrën e këtij vendi?
V.Ibrahimi: Sigurisht që është punuar dhe punohet gjithmonë dhe në këtë drejtim. Siç e thashë dhe më parë, po punojmë dhe po realizojmë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Shoqatën Ekonomike Gjermani-Shqipëri dhe institucione të tjera gjermane, dy konferenca ekonomike në vit. Me anë të këtyre konferencave dhe takimeve të drejtpërdrejta të biznesit të dy vendeve, synojmë të realizojmë promovimin e burimeve tona natyrore dhe potencialeve dhe vlerave që paraqet Shqipëria dhe tregu shqiptar për investitorët apo biznesin gjerman.
Aktivitete apo vizita të ndryshme, të mbështetura apo të organizuara nga Ambasada, kanë synuar që qytetari gjerman të mësojë më shumë për Shqipërinë, historinë, kulturën, traditat, si dhe pontencialet turistike të saj. Gjatë këtij viti, me iniciativë të Ambasadës sonë dhe asaj të Kosovës, organizuam një tur me rreth 15 gazetarë gjermanë, të cilët përshtypjet e tyre i kanë paraqitur më së miri në disa të përditshme apo radio-televizione gjermane. Po kështu, televizioni bavarez shoqëroi një grup prej 300 çiklistësh që vizituan para pak javësh qytetin e Sarandës. Gjithmonë e më shpesh, Shqipëria është prezente në shtypin e shkruar dhe atë audioviziv, me nota dashamirësie dhe shumë pozitive.
Këtë vit, kam marrë shumë letra e mesazhe elektronike nga qytetarë të ndryshëm gjermanë, të cilët pasi kanë vizituar Shqipërinë, më kanë shprehur opinionin e tyre shumë pozitiv mbi vlerat mikpritëse dhe potencialet turistike të vendit, sigurisht duke bërë dhe vërejtje miqësore për aspekte, për të cilat ne jemi të ndërgjegjshëm që duhen adresuar sa më mirë, në mënyrë që në një të ardhme të afërt, të kemi vemendjen sa më të madhe të mundshme të turistëve gjermanë.
DW: Ju zoti ambasador përfaqësoni Shqipërinë në një vend që cilësohet si zemra apo motorri i Bashkimit Europian. Si e ndjeni ju këtë përgjegjësi dhe privilegj njëkohësisht?
Valter Ibrahimi: Pyetje e vështirë, ashtu si edhe pozicioni i një ambasadori të akredituar në Gjermani. Është privilegj për çdo diplomat që ka shansin që, njëherë në jetë, të përfaqësojë vendin e tij në Gjermani, por njëkohësisht është edhe përgjegjësi shumë e madhe.
DW: Ky përvjetor përkon me 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. A do të ketë rastin ndonjë nga personalitetet më të larta gjermane ta vizitojë Shqipërinë me këtë rast?
Valter Ibrahimi: 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike përkon dhe me 100 vjetorin e pavarësisë, një ngjarje e shënuar kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që ndodhen. Sigurisht që kjo ngjarje do të ketë vëmendjen maksimale të strukturave shtetërore shqiptare, përfshirë dhe Ambasadën në Berlin, por edhe të shumë shoqatave shqiptare që janë të organizuara në Gjermani apo organizata të tjera gjermane.
Lidhur me vizitat e mundshme zyrtare, mund t'ju them me plot gojën se realisht ka një dëshirë të madhe të personaliteteve gjermane për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht të Kancelares dhe Ministrit të Jashtëm. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe stafet përkatëse për të gjetur hapësirën e duhur kohore dhe po punojmë për realizimin e vizitave në Tiranë. DW

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Merkel do të vizitojë Kosovën
» Berisha e fton Obamën të vizitojë Shqipërinë
» Tirana në 100-vjetorin e Pavarësisë
» Angela Merkel feston 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit (FOTO)
» Ambasada e Sh.B.A-së Feston 100 Vjetorin e Pavarësisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi