Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makolli kërkon pesë vende për deputetë nga diaspora

Shko poshtë

Makolli kërkon pesë vende për deputetë nga diaspora Empty Makolli kërkon pesë vende për deputetë nga diaspora

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 6:40 pm

Makolli kërkon pesë vende për deputetë nga diaspora


Makolli kërkon pesë vende për deputetë nga diaspora Largea_ibrahim-makolli031349275845
Ministri për Diasporë, Ibrahim Makolli, është duke bërë përpjekje që shqiptarëve që jetojnë në shtetet e jashtme, t’u krijojë vende të rezervuara jo vetëm në Kuvend, por edhe në Universitet.

Në institucionin e parë është duke kërkuar që të futen së paku pesë deputetë mërgimtarë, ndërsa në të dytin, të futen aq sa mund t’i pranojnë fakultetet. Për kategorinë e dytë, ai ka kërkuar që para regjistrimit t’i nënshtrohen konkurrencës mes tyre, e jo konkurrencës me studentët vendës. Ndërsa për vendet në Kuvend, ai ka propozuar dy opsione: të rritet numri i përgjithshëm i deputetëve, ose pesëshja të futet brenda numrit 120. Kërkesën për vende të rezervuara në Kuvend, Makolli ia ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, pasi ky i fundit ka shprehur dyshime nëse një kërkesë e tillë të ketë mbërritur më herët në Kuvend.

Turqi, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Kulturës të Shqipërisë.

Me përzgjedhjen e Turqisë si vend të parë për hapjen e një qendre të tillë, ka pasur mospajtime sidomos nga deputetët e LDK-së në Komision, Sabri Hamiti dhe Skënder Hyseni. Kurti, nga ana tjetër, e ka parë më të udhës që të hapen Qendra sociale se kulturore.

Makolli ka paralajmëruar se pas Turqisë, qendra kulturore këtë vit do të hapen edhe në Zvicër dhe SHBA. Por, sipas tij, ky aktivitet nuk do të përfundojë me kaq.

“Vitin tjetër planifikojmë të hapim qendra kulturore në Austri, Gjermani, shtetet skandinave dhe në Francë”, ka bërë të ditur Makolli. Ministri për Diasporë ka njoftuar parlamentarët se aktualisht janë duke u bërë përgatitjet për krijimin e bazës së të dhënave për nxënësit që vijojnë mësimin plotësues në shtetet e jashtme si dhe bazën e të dhënave për afaristët kosovarë që jetojnë në diasporë. Baza e parë e të dhënave, sipas tij, do t’i ndihmonte ministrisë për t’iu qasur më lehtë shkollave ku gjenden nxënësit me prejardhje nga Kosova, për t’u ndihmuar atyre me tekste shkollore, ndërsa baza e dytë, siç ka thënë ai, do të kishte efekte në fushën e ekonomisë.

Makolli ka ripërsëritur edhe para Komisionit të Jashtëm se nga viti i ardhshëm planifikohet të fillojë regjistrimi i mërgatës. Duke u mbështetur në të dhënat e mekanizmave të jashtëm, se për një gjysmë shekulli nga Kosova kanë ikur 300 mijë shqiptarë, ai ka presupozuar se aktualisht ky numër do të jetë rritur në 900 mijë.

Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar prej tij angazhim më të madh në organizmin e diasporës, sidomos në proceset zgjedhore.

Nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, duke marrë si shembull kërkesën e Kroacisë që komunitetit të tyre në Kosovë t’i rezervohet ulëse në Kuvend, ka shtruar pyetjen pse institucionet shtetërore të Kosovës nuk e kërkojnë të njëjtën gjë për shqiptarët në Kroaci.

“Nëse për 220 kroatë kërkohet ulëse në Kuvend, pse të mos kërkohet vend në parlamentin kroat për përfaqësues të mijëra shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Shefat e tu duhet të aplikojnë masa të reciprocitet, e jo pa një pa dy të thonë se kroatët do të kenë ulëse në Kuvend”, ka thënë Hamiti.

Ministri Makolli nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një Fondi për Diasporë si dhe organizmin e një Kongresi të mërgimtarëve.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Albin Kurti, i ka treguar se çka i këshillon ai bashkatdhetarët kur bën vizita jashtë shtetit.

“Nëse janë studentë, u them anëtarësohuni në organizatat studentore të atyre vendeve dhe aty të flasin për çështjen e shqiptarëve. Nëse janë punëtorë, u them anëtarësohuni në sindikatat e organizatave ku punojnë, sepse aty mbrohen interesat e tyre nga avokatët e sindikatave. Kurse atyre që kanë të drejtë vote, u them votoni dhe organizojeni votën tuaj, sepse vetëm kështu mund të përfitoni”, ka treguar Kurti.

Ai ia ka parashtruar 15 pyetje ministrit dhe për shumicën nga to ka marrë përgjigje të atypëratyshme.

Kurti ka kërkuar shpjegimin prej tij se si ka ndodhur që gjatë një organizimi në Londër për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të ftuarve u janë marrë nga 20 apo 25 funte për bileta.

Makolli e ka pranuar se këtë gjë e ka kuptuar më vonë, megjithëse siç ka thënë ai, Ministria e Diasporës atë aktivitet e ka mbështetur vetëm me pagesën e dy biletave të udhëtimit të dy solistëve.

Si çështje shqetësuese, për të cilat ministri Makolli nuk ka dhënë shumë shpresa se do të përmirësohen, janë veçuar polisat e sigurimeve dhe biletat e shtrenjta të udhëtimit.

Makolli i është dashur të jap-ë “llogari”, edhe për stafin që ka në ministri. Ai ka bërë të ditur se MD-së i janë lejuar 66 pozita, nga të cilat, 15 për staf politik dhe 51 për staf civil. Deri tani, sipas tij, në staf civil janë rekrutuar 40 zyrtarë. Makolli ka përjashtuar mundësinë që pranimi i stafit civil të jetë bërë me direktiva partiake.

Ai është zotuar se nëse dikush arrin të bëhet pjesë e ministrisë me këso direktivash, do të largohet nga pozita që e mban.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi