Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MirëDon Fusha:E vranë Azemin

Shko poshtë

MirëDon Fusha:E vranë Azemin Empty MirëDon Fusha:E vranë Azemin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 6:44 pm


MirëDon Fusha:E vranë Azemin 372177_100001798263453_1707780002_n

MirëDon Fusha
:E vranë Azemin


MirëDon Fusha:E vranë Azemin 250435_406615946075011_542100113_n
E vranë Azemin!
Azem Hajdarin!
Vallë për do copa letre
për një grusht pushtet
"shqiptarët" vrajnë shqiptarin?!

E vranë! Për sa?!
Njëmijë, dhjetëmijë, njëqindëmijë
për sa dollarë të gjelbër të zi?!
Kjo fare s'ka rëndësi!!!
Shqiptarët shqiptarë mbetën
pa guximin - trimërinë e Tij.

T'u thaftë dora
Ty o i ligi tradhëtar
Plumbat e armikut tënd me dorën tënde
Qëlluan Shqiptarinë mbi një Atdhetarë
I CILI EDHE I VDEKUR JETON
NË MILIONA SHQIPTAR!

Eh ore tradhtarë
ore "shqiptarë" të ligë
Fytyra e Tij e ndritur
Në eshtrat tuaja përgjithmonë
Do të mbjellë frikë!

Ore tradhtarë
Qyqarë mendjelehtë
Azemin e vratë
Nga gjumi zgjuat mijëra vetë!


Prishtinë, 14 Shtator 1998,


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi