Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT

Shko poshtë

Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT Empty Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 9:40 pm

Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT 372162_100001062219185_1904363263_n
DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT


Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT 429322_463468737031863_1489617935_n

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit i zgjedhur nga deputetet po ashtu të zgjedhur me vota të vjedhura..

Deklarata e sotme e Jakup Krasniqi, se “Kuvendi i Kosovës nuk është legjitim të nxjerrë kurrfarë vendimesh, sepse është formuar me vota të vjedhura..”, përveç se politikisht është tepër skandaloze, ajo në mënyrë të qartë shpalos dyfytyrësinë e tij prej politikani dhe udhëheqësit të institucionit më të lartë të shtetit të Kosovës, siç është Parlamenti.

Kur e themi këtë i kemi parasysh disa fakte;

Së pari, Jakup Krasniqi, si sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, partisë e cila që disa vite me radhë është në pushtet, në asnjë mënyrë nuk ka guxuar t’i pranoj rezultatet zgjedhore të vitit 2010, po qese e ka ditur se janë vjedhur votat brenda partisë së tij, falë të cilave, siç ka thënë ditë më parë në emisionin televiziv në KTV, disa deputet të partisë së tij na qenkan katapultuar në pozitat e deputetëve,
Së dyti, po qese Jakup Krasniqi e ka ditur, gjë që tash pas dy viteve po dëshmon vetë se e ka ditur, se në zgjedhjet e vitit 2010 janë vjedhur votat e elektoratit, ngase siç e dinë i gjithë opinioni në kutitë e votimeve janë futur mbi 30.000 vota të vjedhura, por edhe rastin kur në rajonin e Drenicës, bastioni i PDK-së, një njeri ka votuar deri në 16 herë. Atëherë shtrohet pyetja e pashmangshme, se me çfarë të drejte dhe morali ka heshtur asokohe ndaj kësaj dukurie të dëmshme për demokracinë dhe shtetin e Kosovës, duke vazhduar ta mbajë postin e SP të PDK-së, ç’ është edhe më keq, duke e pranuar postin e kryetarit të Parlamenti, i cili sipas deklaratës së tij të sotme paskësh qenë formuar me votat e vjedhura të elektoratit kosovarë. Pra, me çfarë të drejte dhe guximi ka pranuar me qenë kryeparlamentar i një Kuvendi hajdutësh..?!

Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT Large_krasniqi-new2sh1349285776
Kuvendi i Kosovës, i formuar me vota të vjedhura..

Së treti, duke ditur për rrjedhat shumë negative politike të para dy viteve, se vota e shenjtë e qytetarëve të Kosovës është manipuluar dhe vjedhur ashiqare para syve të tij, e në favor të partisë së tij, se është shkelur në mënyrë flagrante ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e vendit, e pyesim: pse dhe çfarë zori e paska shtyrë Jakup Krasniqin që të hesht ndaj këtyre manipulimeve dhe hajnive, që sot pas dy viteve të del dhe deklaron në sallën e Kuvendit nga posti i kryetarit të cilin e ka pranuar me vetëdije, se “Kuvendi i Kosovës nuk është legjitim të marrë kurrfarë vendimi, sepse ai është organ i cili është formuar me vota të vjedhura..”. O tempora, o mores..!?

Së katërti, me çfarë të drejte morale dhe politik Jakup Krasniqi e paska ushtruar detyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për më shumë se dy vite, pra postin e organit të formuar me votat e vjedhura, i cili gjatë kësaj periudhe ka nxjerrë dhe miratuar dhjetëra ligje dhe dekrete, të cilat pas deklaratës së sotme të kryetarit të organit më të lartë legjislativ në Kosovë, nuk ka asnjë mëdyshje se bëhen të pavlefshme juridikisht. Pra është jo legjitime zbatueshmëria e tyre, ngase Kuvendi paskësh qenë jo legjitim gjatë gjithë kësaj kohe..!?

Së pesti, Për aq sa neve i njohim ligjet dhe normat juridike, pas deklaratës së sotme të njeriut të parë të Kuvendit të Kosovës, ai do duhej që me dekret të posaçëm duke u mbështet në nenet e Kushtetutës menjëherë ta bëjë shpartallimin e Kuvendit dhe të qeverisë, duke i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda afatit kushtetues prej gjashtë muajve. Pra, këtë hap ligjor dhe kushtetues do duhej ta merrte sot kryetari i Parlamenti i Kosovës së bashku me gjithë deputetët e jo ta fusin kokën nën karrige, posikur të mos dëgjonin asgjë nga ajo që u tha sot kryetari i tyre i zgjedhur me vota të vjedhura..!?

Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT 150333_463467380365332_319308108_n
Jakup Krasniqi, ish zëdhënes i UÇK-së

Ne, si nënshtetas të Republikës së Kosovës, por përkohësisht me status të mërgimtarit, me këtë rast shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do vijnë, se kah dhe në ç’drejtim është duke shkuar shteti e Kosovës, demokracia dhe e ardhmja jonë e përbashkët si popull dhe kolektivitet që aspiron hyrjen në familjen e popujve të bashkuar dhe të përparuar të Evropës. Ngase, në një shtet ku hajnia dhe korrupsion bëjnë kërdi dhe ku votat e shenjta të votuesit vidhen pa kurrfarë turpi, jemi të sigurt se fëmijët tanë nuk mund ta pranojmë kurrë që të bëhen pjesë e këtij shteti dhe shoqërie ku nuk respektohet ligji dhe vota e tij. Prandaj, nisur nga kjo gjendje e pa perspektivë dhe shumë konfuze në Kosovë, çështja e kthimit dhe asimilimit të shqiptarëve jashtë atdheut në kontekst të patriotizmit bëhet krejtësisht e pa kuptimtë, mbase dhe qesharake..!?

Rexhep Elezaj:DYFYTYRËSIA POLITIKE E JAKUP KRASNIQIT..!-KOMENT Unk55

Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi