Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria e Thaçit tradhtoi mërgatën

Shko poshtë

Qeveria e Thaçit tradhtoi mërgatën Empty Qeveria e Thaçit tradhtoi mërgatën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 10:19 pm

Qeveria e Thaçit tradhtoi mërgatën


Qeveria e Thaçit tradhtoi mërgatën Largea_dsc_04851349291644
Tradhton të mërguarit. I shfrytëzoi duke iu marrë miliona lekë gjatë luftës. Pasluftës asnjëherë s’dha llogari se ku përfunduan milionat e fondit “Vendlindja Thërret”. Hashim Thaçi është autori kryesor që po përjashton diasporën nga çdo proces brenda Kosovës. Ky me shokët, në kohët e vështira morën miliona nga djersa e mërgimtarëve, tash i ka tradhtuar. Nuk dëshmon fare konsideratë ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Evropë. Në vizitat e tij në disa vende evropiane kryeministri s’takon fare mërgatën shqiptare. Vendimi për të përjashtuar diasporën është që kur e mori pushtetin. Qeveria e Thaçit konsiderohet qeveri e tenderëve dhe e milionerëve që grabisin taksapaguesit e Kosovës dhe mërgimtarët me policat e sigurimit. Për më shumë, kjo qeveri me keqqeverisjen e saj vazhdon të prodhoj azilkërkues nga Kosova që ja mësynë shteteve të BE-së. Përjashtimi i mërgatës nga proceset në Kosovë ka efekte të dëmshme. Është zhgënjyese, sepse katër vite pas shpalljes së pavarësisë vetëm flitet për remitancat (lekët) që diaspora dërgon në vendlindje, dhe jo që ajo të përfshihet në procese të brendshme të Kosovës, të ketë deputetë në parlament dhe ta ketë zërin e saj në institucionet e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi