Pack: Lëreni rehat presidenten Jahjaga
Faqja 1 e 1
Pack: Lëreni rehat presidenten Jahjaga
Pack: Lëreni rehat presidenten Jahjaga
Partitë opozitare dhe qeveria kanë punë më të rëndësishme se sa të humbin kohë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes Jahjaga, tha në një intervistë për Radio Kosovën eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Kushtet për Serbinë sa i përket Kosovës nuk kanë ndryshuar dhe ajo duhet ti plotësojë ato nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, tha Pack e cila ka shtuar se Gjermani ka interes të madh që çështja e veriut të zgjidhet sipas Planit të Ahtiasrit.
Prishtinë, 3 tetor - Partitë opozitare dhe qeveria kanë punë më të rëndësishme se sa të humbin kohë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes Jahjaga, tha në një intervistë për Radio Kosovën eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Kushtet për Serbinë sa i përket Kosovës nuk kanë ndryshuar dhe ajo duhet ti plotësojë ato nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, tha Pack e cila ka shtuar se Gjermani ka interes të madh që çështja e veriut të zgjidhet sipas Planit të Ahtiasrit.
RK: Zonja Pack, javën e kaluar kur u morëm vesh për terminin e intervistës, Ju u shprehet e revoltuar me veprimet e disa partive politike në Kosovë që po kërkojnë dorëheqjen e presidentes Jahjaga. Më thatë se Kosova nuk ka nevojë për një krizë të re institucionale!
Pack: Po, unë jam e mendimit se Kosova tani ka probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur se sa të merret me presidenten Jahjaga. Presidentja Atifeta Jahjaga është duke bërë shumë mirë punën e saj dhe po përfaqëson për mrekulli vendin jashtë. Mendoj se opozita së bashku me qeverinë duhet të merren me zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen përditë qytetarët e Kosovës dhe jo të harxhojnë kohë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes. Ajo duhet lënë rehat të kryejë detyrat e saj si presidente e vendit. Unë nuk jam juriste dhe nuk di nëse mbetja e saj në detyrë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, por ajo që unë mund të them është se: presidentja po përfaqëson për mrekulli vendin tuaj kudo në Evropë dhe botë dhe mendoj se të gjithë duhet të qëndrojnë prapa në mbështetjen e saj deri në përfundim të mandatit kur do të shpallen zgjedhjet e lira.
RK: Me 10 shtator Grupi Drejtues Ndërkombëtar i dha fund pavarësisë së mbikëqyrur. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën zonja Pack?
Pack: Kjo do të thotë se ju më në fund jeni plotësisht të pavarur ashtu siç keni dëshiruar. Bazë për pavarësinë e Kosovës ka qenë plani i Marti Ahtiasrit dhe kjo pavarësi është arritur pikërisht sipas atij plani. Mua më mbetet vetëm të uroj dhe dëshiroj që edhe çështja e veriut të Kosovës të marrë zgjidhje pikërisht ashtu siç është e parashikuar me planin e Ahtiasri.
RK: Gjermani mbetet e përfshirë në mënyrë aktive në zgjedhjen e çështjes së veriut dhe kërkon që problemi të zgjidhet përmes dialogut nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian?
Pack: Po, sigurisht Gjermani ka interes të madh që kjo çështje të zgjidhet. Por jo vetëm Gjermania, edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë të interesuar që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe që më në fund Serbia dhe Kosova të zhvillojnë marrëdhënie normale fqinjësore. Më duhet të them se është në interesin e të dyja shteteve dhe qytetarëve të Kosovës e Serbisë që marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen.
RK: Zonja Pack, qëndrimi i Gjermanisë më së miri u artikulua nga përfaqësuesi i partisë në pushtet CDU, zoti Andreas Schockenhoff, i cili Qeverisë serbe në Beograd i prezantoi shtatë kushte që duhet plotësuar për të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Mes tyre është dhe kushti për nënshkrimin e një marrëveshje historike e cila obligon të dyja vendet të vendosin marrëdhënie të mira fqinjësore.
Pack: Kjo nuk është e re. Dialogu që është zhvilluar, apo që pritet të vazhdojë mes Serbisë dhe Kosovës ka për qëllim vendosjen marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e dëshirojmë të gjithë, jo vetëm zoti Schockenhoff.
RK: Janë shtatë kushte zonja Pack që Serbia duhet të plotësoje, disa prej të cilave lidhen me Kosovën apo jo?
Pack: Unë mund të ju them kaq: se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket kushteve të vendosur për Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian, e kushtet janë: të vendosen marrëdhënie fqinjësore të ndërsjella midis Serbisë dhe Kosovës, që të dyja vendet të respektojnë njëra-tjetrën, të shpërbëhen strukturat paralele të Serbisë në veri, që Serbia ta njohë veriun si pjesë integrale të Kosovës dhe që në veri situata të normalizohet plotësisht, ndërsa zgjidhja e vetme dhe më e mirë për këtë është Plani i Ahtiasrit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi