Sabit Rrustemi:Nis rrugëtimin edicioni i tretë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:Nis rrugëtimin edicioni i tretë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”
Sabit Rrustemi:Nis rrugëtimin edicioni i tretë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”
E premtja pasdite e 5 tetorit 2012, në Sallën e Vogël të Teatrit të Qytetit në Gjilan, hap edicionin e tretë me radhë të Manifestimit , “Vjeshta letrare e Gjilanit”, pikërisht aty edhe ku filloi, në tetorin e vitit 2010-të.
Me një synim të qartë, për të afirmuar emra që sjellin vepra të reja dhe vlera letrare , Ars Clubi, “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës e më gjerë, me seli në Gjilan, edhe këtë vit, mëton ta begatojë veprimtarinë letrare, me emrat dhe me veprat që do t’i përurojë e prezentojë, jo vetëm në GJilan, po edhe në disa midise tjera nëpër Kosovë.
Kësaj here, ky Manifestim letrar, që dorën në zemër, po ia rritë imixhin Gjilanit si dhe po e nderon figurën emblematike të letërsisë shqipe, Beqir Musliun, mbahet nën shenjën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Për fillim janë paraparë dy veprimtari letrare, një përurim vepre dhe, një prezentim i përbashkët i tre poetëve nga Tirana, i titulluar simbolikisht , “Mesdita e poezisë”.
Do jetë vepra më e re e poetes gjilanase, Linditë Ramushit, e dyta me radhë, “Me sytë e ëndjes” që do shënojë hapjen e këtyre veprimtarive që do zgjasin deri më 22 dhjetor, natyrisht me pauza një apo dyjavore. Ndërsa, veprimtaria e dytë radhazi e këtij Manifestimi, që do organizohet në msditën e ditës së shtunë ( 6 tetorit 20120, do jetë prezentimi i tre poetëve që vijnë nga Tirana, Izet Durakut, Aqif Hysës dhe Rexhep Shahut.
Dhe, kështu, në çdo dhjetë ditë apo dhe dy javë do jetë nga një veprimtari, sipas një orari të planifikuar, të cilat organizohen falë bashkëpjesmarrjes dhe ndihmesës së vetë krijuesve që veprojnë në kuadër të Ars Clubit “Beqir Musliu”, të mbështetjes së pjesërishme nga Komuna e Gjilanit dhe të ndonjë donatori eventual.
Me vepra të reja, botuar kryesisht përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, e cila vepron në kuadër të Ars Clubit, vijnë edhe krijues të tjerë, qoftë nga Gjilani, Bujanovci, Drenasi a Prishtina.
Në “Vjeshta letrare e Gjilanit” edhe kësaj here zë vend portretimi i letrarëve, përkatësisht shqyrtimi i veprave të botuara nëpër vite, veprimtari kjo që ka zgjuar interesimin e shrimtarëve dhe të ardashësve.
Ndërsa, kah fundi, prezentohet në formë të botuar, edhe ediiicioni i dytë 2011- të, një botim përmbledhës i veprimtarive dhe vlerësimeve kritiketë vitit të kaluar.
Ars Clubi “Beqir Musliu”, i cili kryesisht këtë veprimtariu ( si edhe tjerat) i realizon nga vullneti krijues dhe afirmues i anëtarëve të vet dhe, me qëllim të përmbushjes së misionit për të cilin janë pajtuar, pret dhe një përkrahje ma të madhe nga ardashësit, shoqëria si dhe nga vetë mediat,gjithnjë në funksion të afirmimit të vlerës që nderon një letërsi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi