Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:Heshtja kriminale e mediave ndaj grevistëve - mos harroni se indiferenca vret!

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:Heshtja kriminale e mediave ndaj grevistëve - mos harroni se indiferenca vret! Empty ELIDA BUÇPAPAJ:Heshtja kriminale e mediave ndaj grevistëve - mos harroni se indiferenca vret!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 10:32 pm

Heshtja kriminale e mediave ndaj grevistëve - mos harroni se indiferenca vret!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ:Heshtja kriminale e mediave ndaj grevistëve - mos harroni se indiferenca vret! Largea_elida-bucpapaj-4tet1349372231
Sot shtypi i Tiranës vazhdoi të heshtë dhe nuk shkruajti asgjë për grevistët e urisë, të cilët kanë hyrë në ditën e tyre të dymbëdhjetë! Ky shtyp e ka shkelur me këmbë etikën profesionale, nuk ka më moral të përfaqësojë interesat e opinionin publik shqiptar sepse në fakt përfaqëson vetëm interesat klienteliste dhe të klasës politike e cila është faqenxirë dhe përgjegjësja kryesore për mosrehabilitimin e tyre.

Mos iu besoni as lotëve prej krokodilash të opozitës gjoja për vuajtjet e grevistëve, sepse ishte pikërisht PS e cila më 1997 e nxori nga burgjet, dënuar për kafe, të gjithë nomenklaturën e kuqe, e rehabilitoi dhe e kompensoi menjëherë! Opozitën filloni ta besoni se ka hequr dorë nga demagogjia, kur të denoncojë krimet e diktaturës dhe ta mbyllë gazetën Zëri i Popullit, gazetë që e themeloi diktatori kriminel Enver Hoxha!

Edhe sot shtypi i Tiranës nuk e kryeu detyrimin që ka ndaj opinionit publik, për të qenë zëdhënës i problemeve dhe shqetësimeve të tij. Edhe sot shtypi i Tiranës përcolli me bindje urdhërat nga partitë dhe nga pronarët për të qenë zëdhënës i interesave të tyre, të cilat janë krejtësisht të shkëputura nga interesat dhe shqetësimet e përditëshme të njerëzve.

Edhe sot shtypi i Tiranës, i cili mbulon kopertinat e faqeve të para me komentet e Nexhmije Hoxhës, dhe i jep vend të pafund ish-eksponentëve të regjimit diktatorial që të na japin leksione e të vazhdojnë e t’i konsiderojnë tradhëtorë ata të cilët Enver Hoxha i vari në litar apo i çoi para skuadrës së pushkatimit, heshti dhe nuk tha asnjë të vetme fjalë për grevën e urisë të 20 burrave të cfilituar nga regjimi totalitar dhe nga indiferenca e regjimeve postdiktatoriale që janë vendosur në Shqipëri këta 22 vjet, të cilët bëjnë veshin shurdh, syrin qorr dhe i rivrasin dhe i ridënojnë këta njerëz (pjesa më e madhe e të cilëve nuk jeton më), përmes heshtjes së tyre kriminale.

Po, heshtja e politikës është kriminale, vrastare, ashtu si edhe e shtypit të saj, që është zëdhënës i politikës dhe interesave klienteliste, ku ata janë palë, duke e kthyer pushtetin në biznes e duke harruar se në pushtet i ka sjellë vota e sovranit.

Edhe njëra palë, edhe tjetra konsumojnë vetëm sermonë demagogjie, duke u tallur me vuajtjen dhe tragjedinë njerëzore, ndërkohë që nuk mungojnë të jenë nëpër asnjë gala-party për të demonstruar vanitetin dhe boshësinë e tyre, për të demonstruar se janë ata që i kanë në dorë fatet e popullit apo të individit, kur në fakt fatin e tyre e ka sovrani.

Le të kujtojmë vitin 1997, rikthimin në pushtet së të majtës, e cila e rifilloi qeverisjen e saj duke rehabilituar ish-eksponentët e regjimit totalitarist, duke i rehabilituar ata të cilët ishin shkaktarët e tragjedisë dhe kalvarit të elitës e të mijra e mijra familjeve shqiptare, duke i zhdëmtuar e kompensuar qindarkë për qindarkë për ditët e dënimit të tyre, me "fajin" se kishin shpenzuar më tepër sa duhet për kafe, e duke i mbyllur sytë përpara krimeve të sistemit, përfaqësuesit e të cilit, ishin pikërisht ata.

Mungesa e shtypit të lirë në Shqipëri është dramatike dhe me pasoja për sistemin, pasi shtypi dhe mediat janë kthyer buratinë në dorën e një grupi njerëzish me lidhje të forta me politikën, ku politikat editoriale i vendosin pronarët e gazetave dhe televizioneve. Janë ata që vendosin se çfarë do të thonë opinionistët e majmur nga jeta e lluksit, të kthyer tashmë në megafonë të prishur për televizionet kombëtare, qoftë të atyre pranë pozitës apo opozitës duke botuar trushplarjet që shkruajnë në të njëjtën ditë në disa gazeta të Tiranës dhe Prishtinës, e duke i mohuar popullit të drejtën e mirinfomimit, e cila është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut.

Në fjalën e tij më të fundit në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, Presidenti Obama vuri në dukje rëndësinë që ka fjala e lirë për vendet me demokraci të re, si puna e Shqipërisë dhe Kosovës, duke shpjeguar edhe se përse SHBA e vlerësojnë kaq shumë Amendamentin e parë të Kushtetutës Amerikane, ku mbrohet liria e shprehjes.

Në Kushtetutën e Shqipërisë liria e shprehjes mbrohet me ligj, por në realitet shkelet dhe nuk respektohet pikërisht nga ata që janë betuar me dorën mbi të, sepse politikanët kanë me botuesit dhe pronarët e gazetave dhe televizioneve marrëdhënie të interesit reciprok dhe konfidencial, njëra palë për t’i mbajtur në pushtet e për t’i risjellë në pushtet dhe tjetra palë për t’i shpërblyer majmërisht për shërbimet.

Gazetarë në Shqipëri janë kthyer në puthadorë, servilë dhe profiterë në kurriz të interesave të opinionit publik, duke i dhënë opinionit publik atë ushqim të helmuar që duan ata, e duke mos e respektuar dhe trajtuar si skllav opinionin publik!

Me këtë pseudoshtyp të lirë, demokracia që ndërtojmë ne është pseudodemokraci dhe ne rrezikojmë të kthehemi në pseudopopull, sepse biem pré e lojës së tyre. Është e qartë që opinionistët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë yesmenë të politikanëve dhe pronarëve të gazetave dhe televizioneve, sepse xhepat e tyre janë të ngrohta, por kulmi arrin kur kjo makineri dizinformuese me zërin e fundit të teknikës moderne, e kthen në yesmen edhe opinionin publik.

Ata përfitojnë nga gjendja ekonomike jo e shëndoshë e sovranit, ku në Shqipëri rroga e një pensionisti është vetëm 100 Euro dhe punonjësit e administratës publike votojnë për të mbajtur vendin e punës dhe jo për prosperitetin e gjithë shoqërisë, ndërsa në Kosovë 70 % e popullsisë është e papunë dhe remitancat janë morfinë që zgjat keqqeverisjet dhe modelin pa integritet të klasës politike, ku shtypit i lirë, është gjithashtu një shtyp pa integritet dhe pa moral.

Ndërkohë që shoqëria civile vegjeton, sepse meritokracia nuk njihet. Eksponentët e saj "revoltohen" vetëm me urdhër të politikës, prej të cilës i kanë vendet e punës.

Por nuk ka konsolidim të demokracisë pa shtyp të lirë, nuk ka shoqëri të lirë e demokratike pa shtyp të lirë, pa gazetarë që mirinformojnë, që i falen të vërtetës dhe që bëhen zëdhënësa të opinionit publik.

Aty fillon ringjallja, kur gazetarët do të guxojnë, kur të mos kenë më frikë se e vërteta do t’i lejë pa bukën e gojës apo pa makinën luksoze të markës së fundit.

Gazetarët janë bodiguardë të interesave të vendit dhe të opinionit publik dhe jo bodiguardë të klasës politike pa integritet moral siç ndodh në Shqipëri e Kosovë.

Shqiptarët janë fatlumë, në kuptimin se nuk janë ata që po eksperimentojnë sistemin për herë të parë, kjo do të thotë se e kanë gjithçka të gatëshme, vetëm për ta zbatuar, por që zbatimi është kusht sine qua non për mbarëvajtjen dhe shëndetin e demokracicë dhe shtetit të së drejtës.

Po e mbyll me pjesë nga fjalimi inagurial i Presidentit Frankin D. Roosevelt, i cili është zgjedhur katër herë, për shkak të Luftës së Dytë Botërore, mbajtur më 1941, kur thotë se „Nuk ka asgjë misterioze për ndërtimin e një demokracie të fortë dhe të shëndetëshme, e cila kërkon që të jenë të sanksionuara dhe të mbrojtura katër liritë themelore të njerëzimit", ku liria e parë është ajo e shprehjes, e dyta liria e besimit, e treta për të vepruar sipas vullnetit të lirë dhe e katërta e çlirimit prej frikës.

Ne si komb, e kemi përmbysur diktaturën, jemi çliruar edhe nga pushtuesi, e pra duhet t’i gëzojmë me plotfiuqishmërinë e tyre liritë që na takojnë, që janë tonat, me të cilat ne nuk bëjmë gjë tjetër veç do t’i shërbejmë jetës tonë dhe brezave që vijnë, çka është detyrimi jonë si prindër dhe si qytetarë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi