Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luma: Vonë, shumë vonë, Isë!

Shko poshtë

Luma: Vonë, shumë vonë, Isë! Empty Luma: Vonë, shumë vonë, Isë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 06, 2012 8:55 pm

Luma: Vonë, shumë vonë, Isë!


Luma: Vonë, shumë vonë, Isë! Largea_luma-aak1349533584
Një ditë pas shfaqjes së idesë së kryetarit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa, për bashkim parazgjedhor të partive të djathta, ka ardhur edhe reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nuk dihet nëse është qëndrim zyrtar i kësaj partie, por zëdhënësi i saj ka thënë diçka konkrete.
Ernest Luma, zëdhënës i AAK-së ka zgjedhur facebookun për të shprehur reagimin kundër idesë së Isa Mustafës.
Ja se çfarë shkruan Ernest Luma në profilin e tij në Facebook:
Kreu i LDK-së, z. Isa Mustafa, e dha një deklaratë interesante, dje: Të bashkohet e djathta “rreth boshtit të LDK-së”. Për mendimin tim, deklarata kishte shumë të panjohura dhe plot paqartësi në vete, derisa në të njëjtën kohë e kishte ftuar edhe partinë që unë i takoj, që t’i bashkohet këtij projekti. Madje i ftoi në projekt edhe disa partiza, që janë pjesë e pushtetit dhe disa që janë zhdukur që moti nga skena.
Deklarata e Isës, pa metafora, i binte kështu:
- Bashkohuni rreth meje, që të më bëni kryeministër!!! (Pse të bashkohemi rreth Isës për ta bërë kryeministër???)
- E djathta të bashkohet rreth LDK-së!!!!!!! (Pse rreth LDK-së???... Nëse ka menduar për partiza e satelitë të saj, OK. Por, kjo nuk do t’ia vlente për të gjithë. AAK (lideri ynë) ka qenë, qysh vite më parë, nismëtar për bashkimin e së djathtës në Kosovë. Pra, e kishte marrë iniciativën në kohën e duhur.
- Kosova është në krizë institucionale dhe duhet shpëtuar “duke u bashkuar rreth boshtit të LDK-së”, tha z. Mustafa!!! Qyqyyy, mos more! A veç tash u kuptua kriza institucionale. a? AAK, si parti e qendrës së djtathë kishte trokitur në dyer të LDK-së, zyrtarish, jo deklarativisht në faze të gazetave, 3-4 vjet më parë, për t’u konsoliduar e djathta dhe spektri konservativ, si shpëtim i vendit nga kriza drejt së cilës na çonte, hapatas, kombinimi dhe koalicioni aktual qeverisës…. Dhe lidhjet e shkurta brenda tij. AAK kishte strategjinë për ta ndalë këtë katastrofë politike e insitucionale… Por, LDK refuzoi. Madje, edhe u tall publikisht. AAK, vizionit të saj, detyrimisht i gjeti rrugë të tjera bashkëpunimi e bashkërendimi në spektrin politik të vendit…
ANDAJ, VONË ËSHTË, ISA MUSTAFA! NUK MUND TË KTHEHEMI 2-3 APO KATËR VJET PAS.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi