Sërish probleme me “Limak”-un
Sërish probleme me “Limak”-un
Sërish probleme me “Limak”-un
Kontrata e Qeverisë së Kosovës me koncensionarin e Aeroportit të Prishtinës kompaninë “Limak” nuk parasheh asnjë investim në ndërtesën e vjetër të aeroportit. Kjo ka bërë që aktualisht autoritetet vendore të mos mund të kërkojnë shërbime aq të mira nga koncesionari i aeroportit. Ndërkohë, gjendja në ndërtesën e vjetër të aeroportit mbetet jo e mirë.
Një pasagjere e huaj që po priste për bagazhin, javën e kaluar në Aeroportin e Prishtinës, ishte skandalizuar nga tavani i mbuluar plotë rrjete merimangash dhe plasaritje në sallën e mbërritjeve.
Menaxhmenti i “Limak”-ut ka marrë disa vërejtje për përmbushje obligimesh nga autoritetet vendore, por çështja e investimeve në ndërtesën e vjetër është jashtë obligimeve që ka kompania “Limak de Lion”.
Zyrtarët e kompanisë “Limak” nuk janë përgjigjur rreth vërejtjeve dhe investimeve. Ndërkohë që, as Qeveria, nuk ka bërë publike asnjërën nga gjetjet e kompanisë “Ineco” që po mbikëqyr investimet në aeroport.
Lorik Fejzullahu, drejtor i njësisë për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave thotë se koncensionarit po i kërkohet t’u përmbahet obligimeve që ka.
“Ne jemi vazhdimisht në kërkim të shërbimeve dhe një pastrimi sa më të mirë të terminalit. Është normale që nuk mund të kërkojmë shërbime jashtëzakonisht të mira në infrastrukturën ekzistuese për shkak se Limak nuk ka obligim asnjë cent ta fus në ndërtesën e vjetër”, i ka thënë Fejzullahu Radio Kosovës.
Por, nuk janë vetëm merimangat e pafshira që “rrënqethin” pasagjerët në sallën e mbërritjes. Salla e nisjeve vazhdon të jetë e mbushur me zogj, megjithëse Fejzullahu thotë se ky problem është zgjidhur.
“E dimë që e kanë angazhuar shoqatën e gjuetarëve të Lipjanit për të eliminuar prezencën e zogjve përmes një forme me krisma (armësh) “, ka thënë Fejzullahu.
Fejzullahu thotë se koncensionari i aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, kompania turko franceze po i përmbahet kushteve të përgjithshme të kontratës, kryesorja nga të cilat është ndërtimi i terminalit të ri.
Qeveria e Kosovës i ka dhënë rreth 1.5 milionë euro kompanisë spanjolle “Ineco” për mbikëqyrjen e investimeve nga ky konsorcium në aeroportin që kapin shumën prej mbi 100 milionë euro.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi