Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt

Shko poshtë

MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt Empty MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 07, 2012 8:53 pm

MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt


MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt Largea_stema-e-demtua71349613163
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ministri Enver Hoxhaj, dënojnë aktin vandal të kryer nga persona ende të paidentifikuar mbi simbolet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Të shtunën pasdite, zyrtarët e Konsullatës në Frankfurt kanë vërejtur se janë dëmtuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, stema dhe shenja e Konsullatës në derën kryesore të hyrjes.

Me këtë rast është grisur me mjete të forta stema e Republikës së Kosovës, ndërsa në gjuhën serbe është shkruar: “Kosova është Serbi”.

Pas evidentimit të rastit, përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, zyrtarët e Konsullatës menjëherë kanë njoftuar Policinë gjermane dhe autoritet relevante, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë proceduar me rastin.

Pas kontrolleve më të detajuara, është evidentuar se pjesët tjera të objektit, nuk kanë ndonjë shenjë të ndonjë ndërhyrje të dhunshme dhe se akti është kryer vetëm jashtë objektit.

Autoritetet e policisë gjermane po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të kryerësve dhe motiveve të këtij akti.

Me këtë rast, MPJ e Kosovës shpreh indinjatën e saj për këtë akt të ulët të kryer ndaj simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar vendosmërinë e misioneve diplomatike e konsullore dhe tërë shërbimit të jashtëm të Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës me qëndrim jashtë vendit.

MPJ e Kosovës shpreh konsideratat më të larta për autoritetet gjermane për angazhim që po bëjnë për zbardhjen e këtij rasti, duke shprehur besimin e plotë se shumë shpejt do të gjenden edhe kryerësit e këtij akti vandal dhe se ata do të ballafaqohen me drejtësinë.

MPJ e Kosovës thekson se akte të tilla të ulëta nuk kanë kurrfarë ndikimi në punën dhe imazhin e fuqishëm shtetëror të Republikës së Kosovës në çdo pjesë të botës, ku përfaqësohet me misione diplomatike dhe konsullore. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi