Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së

Shko poshtë

Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së Empty Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 07, 2012 9:39 pm

Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së


Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së Largea_wikileaks-071349618251
Pohimet e deputetes së Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, se Wikileaks kishte publikuar vitin e kaluar një dokument ku zyrtarët e VMRO-DPMNE-së pranonin të zgjidhnin çështjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, dalin të vërteta.
Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” ka siguruar kabllogramin e Ambasadës së SHBA-së me datë 15 shtator 2007, i klasifikuar si konfidencial, përmes të cilit ambasadorja amerikane Xhulian Millovanoviç, kishte raportuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së 29 Majit mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Në këtë kabllogram, Millovanoviç shkruan se zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski dhe shefi i Kabinetit të kryeministrit, Martin Protuger, kishin pranuar në emër të Qeverisë ta zgjidhnin çështjen e ish-ushtarëve të UÇK-së, me garanci që ajo të mos përdorej në funksion të përfitimeve partiake vetëm të BDI-së.
Gjithashtu, në këtë kabllogram, thuhet që përfaqësues të Qeverisë i kishin kërkuar BDI-së të siguronte një listë me emrat e ish-pjesëtareve të UÇK-së me qëllim t’i dëmshpërblinte ata, porse partia e Ahmetit kishte refuzuar të bënte një gjë të tillë nga druajtja se të dhënat mund të keqpërdoreshin nga organet e shtetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi