Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Hamiti me shokë mbetet në burg

Shko poshtë

Sami Hamiti me shokë mbetet në burg Empty Sami Hamiti me shokë mbetet në burg

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 09, 2012 11:11 pm

Sami Hamiti me shokë mbetet në burg


Sami Hamiti me shokë mbetet në burg Largea_hamiti-091349796638
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, para pak çastesh, ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka konsideruar si të paligjshëm paraburgimin e Sami Hamitit.

Kjo gjykatë vendosi që Sami Hamiti, Muharrem Rama dhe Agim Ademi të mbeten në paraburgim deri ditën e premte, datë 12 tetor, kur edhe do të shqyrtohet vazhdimit i paraburgimit apo lirimi i tyre.

Sami Hamiti, Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me Muharrem Ramën dhe Agim Ademin, dyshohet të jetë i përfshirë në një aferë korruptive.

Një qytetar nga Prishtina pretendon se Muharrem Rama dhe Agim Ademi, duke u thirrur në emrin e Sami Hamitit, i kanë kërkuar atij shtëpia dhe veturë në mënyrë që Komuna e Prishtinës ta ndryshojë planin urbanistik të Lagjes Sofalia. Këtë bisedë ai e ka incizuar dhe e ka deponuar si provë materiale në Prokurorinë e EULEX’it.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi