Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin”

Shko poshtë

Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin” Empty Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 2:17 pm

Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin”


Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin” Largea_adelina_recica1349862080
Policia duket se më në fund ka nisur hetimet nga një pikë kyçe në hetimin e vdekjes së Dino Asanajt, ish - shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Hetimet kanë kthyer vëmendjen e dyshimit tek e veja e tij, Adelina Reçica. Sipas mediave ajo është intervistuar nga policia në cilësinë e të dyshuarës për kërkim të ryshfetit për zgjidhjen e rastit të hotelit “Grand”.
Sipas të dhënave të rastit ajo ishte pika kyçe që kërkonte para nga dy pretentët për aksionet kryesore në hotelin “Grand”, Behgjet Pacolli dhe Remzi Ejupi, të cilët po përpiqeshin që ta shpëtonin privatizimin e hotelit “Grand” nga pretendimet e AKP-së, për ta rikthyer këtë hotel në pronësi të veten. Reçica është intervistuar të hënën nga policia me urdhër të prokurorëve Paskal Persoons nga EULEX-i dhe Blerim Isufaj nga prokuroria speciale e Kosovës.
Dyshimet për Reçicën janë shfaqur pas deklarimeve të Remzi Ejupit, i cili e pat akuzuar publikisht Dino Asanajn se kishte kërkuar miliona euro për t’ia ndryshuar kahen rastit të Grandit.
Para saj është dyshuar se janë përzier sipas dëshmisë në polici të zv.kryeministrit Behgjet Pacollit, në kërkimin e parave nga Pacolli, edhe ish zv.ministri për Ekonomi, Astrit Haraçija, ndërsa ka implikuar indirekt edhe persona të tjerë. Në bazë të rrethanave të deritashme ajo dyshohet se është përfshirë si ndërmjetësuese që Dino Asanaj të mos anulonte privatizimin e “Grand”-it.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi