VIKTORIA XHAKO – TESTAMENTI – Poezi
Faqja 1 e 1
VIKTORIA XHAKO – TESTAMENTI – Poezi
VIKTORIA XHAKO – TESTAMENTI – Poezi
Në kuadrin e muajit të letërsisë.
@ TESTAMENTI
Prolog.
... Kur të besimit tim filizat karthje, po thyheshin një nga një,
Kur të zinjtë damarë të dëshpërimit lule pa ngjyrë po ujitnin
Në tokën e përvëluar të shpirtit tim,
Kur rrënjët e trëndafilave të bardhë, të etur nga malli,
Si gram shtriheshin shkretëtirave djerrë
Të trupit tim të drobitur...
I dashur,
Ti ... erdhe!
1.
-Eja, - the.
Dhe sythat e fshehur thellë lëndinës së papunuar,
Petla u hapën, buzë të paputhura, që lëmshin e florinjtë presin,
T’i veselitë.
Dhe shkëndijat e prushit të fjetur, rrugëve të arta fluturuan,
Të drithëruara për pak dritë.
2.
-Nuk iki më, - the.
Vloi gjaku i ngrirë.
Kazanët e nxirosur, gremisur mënjanë, mbushi.
Gulçoi e u derdh fushave të pashkelura më parë.
Fijet e këputura të muskujve të zbutur, të squllur, të hedhur tej,
Të ndryshkur, pa vlerë, u ndenë çelik në dëshirim të asaj,
Që do ta sillte si zjarr, si fllad,
Era e ngrohtë e jugut,
Me shira rigjallëronjës, ngarkuar.
3.
Kanatat ia shkula ngërthimit të viteve gjumë.
Blozën e heshtjes së akullt e flaka pas skeletit tim të brishtë.
Cepat e shallit të hirtë të trishtimit
Shtrëngova, si krahë stuhie, që më rrëshqisnin vazhdimisht.
Grushti, i gjakosuri, copat e ciflat e pasqyrës shkundi,
Ku, si vetull hëne në qiellin pus, feksën të sakatuara:
Boshi i zgavrave,
Mollëzat, gropa pa mish,
Dhëmbët, sensualitetit të jetës zhveshur,
Munduar etjes, në pritjen e gjatë.
Ky përçudnim,
Krijuar prej ankthesh fantazmagorike të gjallimit të vrarë,
Nga duar misterioze i rindërtuar,
Pjesësh të kalbura, moçaleve vërvitur,
Fjalë tharë mendimesh të burgosura buzë çapëlyer,
Për t’i shpëtuar barbarisë së telit të qepjes,
U drodh, në pritje të balsamit të ekzistencës:
4.
Një puthje,
Një përqafim,
Një dashuri,
Një kujtim,
Një çast...
Epuar të llahtarshmeve gryka honesh,
Nën trysni thirrjesh çoroditëse, të çmendura,
Për pak më shumë frymë,
Për pak më shumë ndriçim,
E uritur, në atë të mynxyrshme jetë,
Që shkrumbohej pa prekur agim.
5.
Pëllëmba jote mbi shpatullat e mia,
Si dikur në lëkundjen tonë,
Nën tingujt nanuritës, ëndërrimtarë:
-Do të qëndroj me ty, - më tha.
6.
...Por, i tejdukshëm, i thyeshëm ishte zëri i saj,
Si gotë e kristaltë, përmbys e rrëzuar,
Duke shpërndarë:
Dhe andej,
Dhe këtej,
Dhe matanë:
...Asgjë më
Asgjë më
Asgjë më...
...
Përsëri pasqyrimin do t’ia thyej fytyrës...
Në pjesëzat e grimcat argjendore të copëtuara, të thërrmuara,
Timin shëmtim do të shtroj,
Mbi mermerin e bardhë, të heshtur, savan zbërthyer.
7.
Do t’ia shkul të përbalturit shpirt zërin e ringjalljes,
Testamentin tim ta rikëndojë me afsh diellor,
SHPIRTËRORIN TESTAMENT:
Më i zjarrtë se dielli,
Më i freskët se puhiza,
Më elegant se rrjedha e valëve blu,
Të valsit tonë magjik,
Ishe ti,
I patjetërsueshmi,
I pazëvendësueshmi,
I VETMI,
Përmendore e florinjtë në altarin tim të shpirtit!
Ishe ti, që siparin e plumbtë ia shkule errësirës,
Ti, që më nxite të ec pa këmbë,
Ta shoh qiellin me timen verbëri,
Ta ndiej freskun qetësues mbi lëkurën e tharë,
Të frymoj me mushkëritë e ngrira,
Në atë ditë marramendëse janari,
Kur më bëre të ndihem femër,
Të ndihem njeri!
Jeta ekziston, më the ti.
Lumturia preket, më the ti.
Dashuria shijohet, më the ti.
8.
Ta intonova në absurden orë moshë, segment lumtur,
Atë testament,
Duke besuar se nuk do të vinte një kohë,
Kur shurdhëria do të zezonte rreth meje,
Duke mbjellë përtej sinorëve të saj,
Të reja ndjesi.
9.
... Sot, gjithçka na ndan...
...
Epilog.
Pa ç’ka, se na ndan
Gjithçka!
UNË TË FALEM,
SIÇ I FALET
DIELLIT!!! @
E mërkurë 1 gusht 2012 0ra 23:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi