Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut Empty Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 10:37 pm

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut 30986_4689308638775_1300740852_n

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut
( Dramë poetike )


* * Musa

E gjeta vargun e ndarë
të mbështjellur me letra kohe

* * Mentori

Po!
Më tha një zë
i dalur nga dheu
* * Musa

Që kanë marrë ngjyrën e kombit
me një qyp
si duket të punuar
me flatë ari

* * Mentori


Mallin krahqafe ngarkuar
mbajtur në rrugëtim
për gurëthemelin e Atdheut

* * Musa

Mijëra vjet udhëtim
në kërkim të letrave

* * Mentori

Letrat
ato të vjetrat

* * Musa

Letrat
të vështira për lexim
falë poetëve në dëshifrim

* * Mentori

Që tash ne dëshifruam
në ilirishte nga e djathta në të majtë


* * Musa

I mësuam tekstet
jemi të zotët e tokave tona

* * Mentori

Në hap me ditët tona
sërish në fillim
ke djepi im
në pagëzim

* * Musa

Në karteografinë e Atdheut
terapi e lulëzimit
muzikë e qytetërimit

* * Mentori

Ah
ëndërra ime
e shkruar në sagë të vjetër
Dhjatë
uratë
pa një shoqe tjetër
n' Epokën e gjatë

* * Musa

Si dukët lotët e nënave
e kanë bërë vargun
edhe më të dhëmbshëm
më të fuqishëm
më të zëshëm

* * Mentori


Dhe kthehet në thirrmë
në pasthirrmë

* * Musa

Dhjetë milion zëra
në pritje

* * Mentori

Ato thirrma
e pasthirrma
Dhjetëmilionshe
në ribashkim trungu
janë të përmotshme
burimore të betuara arbërore
bekim


* * Musa


Zë që del
nga shpirti
zë që del sot

* * Musa & *Mentori:

At-Dhe
të duam
N' Bashkim t' Shqipërisë
për kombin Shtet !


*musa jupolli1&mentor thaqi ,paris, v/s *!10&11/10/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut Empty Re: Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 10:46 pm

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut 273791_100000922814009_1720549282_q

Abdi Pergjegja

Nje dialog poetik,
per Atdheun.
Nje dialog mitik

Me SKENDERBEUN.
E duket se s'flet
mbi gur
te bardhe,
Shqiponja n'sfond
Thote;
Jam duke ardhe.....!
Me pritni poete,
Musa-
Mentor.
ashtu
Me libra ne dore....
Poezi
Pikture
Arkitekture
Shqiponje
Flamure
Mure
Gure
Musa Mentor
Kenga e Atdheut
u thur'.
abdipergjegja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut Empty Re: Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 11, 2012 11:18 am

Milazim Kajtazi: ZËRI I POETËVE

le të jehon zëri i poetëve
ndegjo edhe ti shtriga e vjetër
ne po e shkraujm në letër

veç se të bashkuarë
nuk duam asgjë tjetër
le të mbetet amanet
të jetojm si gjithë popujt njëjtë

e zëri shkund dhe malet
lapsi digjet në letër
po,po do e presim edhe njëherë
një Nëntor tjetër

ajo ditë do vijë
do lind Dielli edhe për ty
do mbledhësh edhe njëherë bijt tu
se nuk ka rrugë tjetër
veç se trojet tua me i bashkuar
Zoti këtë vend keshtu
e ka bekuar e uruar...Amin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut Empty Re: Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 11, 2012 11:19 am

Hamit Xhakrosa

Amanetin e nje dite
At flamure qe lane te paret
vlen kjo dite sa 1000 vite
1000 vjet tu e prit shqiptaret

tek rrenoja e c'do kalaje
amaneti i Skenderbeut
tek shkumbardha e c'do ujvare
thirrja per bahkim t'Atdheut

therret Jupolli e Mentor Thaci
10 milion te gjith ni za
therret Pergjegja e Agim Gashi
Jemi bashke s'ka ndarje ma
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut Empty Re: Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Letrat e Atdheut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi