I drejtoi mësueses thikën, drejtoresha: Do përjashtohet

Një nxënës i shkollës së mesme është vënë në pranga për shkak se ka kërcënuar me thikë mësuesen e tij. Ngjarja ndodhi në shkollën 'Sandër Prosi' në Tiranë kur nxënësi me inicialet A.S, 17 vjeç pas një grindjeje me mësuesen Blerta Gjata i drejtoi kësaj të fundit thikën që e kishte në xhep. Nxënësi debatoi gjatë me mësuesen, ndërkohë që mbante të drejtuar nga ajo thikën. Të tjerë nxënës të tmerruar nga situata kanë njoftuar rojën e shkollës dhe më pas policinë. Efektivët kanë shoqëruar nxënësin 17-vjeçar në komisariat ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen. Ndërkohë, deklaratë për policinë ka dhënë dhe mësuesja e adoleshentit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ka qenë ky pasqyrimi që i është bërë ngjarjes që ndodhi dje në gjimnazin "Sandër Prosi" nga agjencia e lajmeve "Balkanweb". Për të mësuar më shumë rreth kësaj historie, ne kemi marrë kontakt me drejtoreshën e kësaj shkolle, znj. Luljeta Basha.
E kontaktuar nga "GSH", znj. Basha tha se gjithçka ka nisur gjatë orës së mësimit, pas një përpjekje të 17-vjeçarit për të prishur procesin. "Nxënësi ka qenë duke gërvishtur bankën me një biçak-thikë, mesatar në madhësi, ndërsa mësuesja i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka thënë që ta fusë në çantë thikën sepse mjete të tilla nuk lejohen në shkollë dhe përveç kësaj, ai ishte duke penguar mbarëvajtjen e mësimit me zhurmën që po bënte.
Mësuesja ka vazhduar sakaq duke i thënë që në rast se nuk ndalon, do ta çojë çështjen në drejtori. Në këtë moment djali është çuar dhe i ka vajtur tek tryeza e punës duke i vërvitur biçakun (thikën). Mësuesja i ka kërkuar të ulet, ndërkohë që djali ka bërë rezistencë, duke i thënë: "Pse çfarë do më bësh, po s'u ula?!" - duke i drejtuar thikën.
Në këtë kohë ajo i ka thënë të dalë jashtë dhe një nga nxënësit ka njoftuar në drejtori dhe rojet poshtë lidhur me situatën. Sapo kemi mësuar mbi ngjarjen ne kemi njoftuar policinë, të cilët kanë mbërritur në shkollë brenda pak minutash", - tha drejtoresha e shkollës "Sandër Prosi". Ajo tregoi ndër të tjera se nxënësi ishte thirrur në drejtori pas ngjarjes, ku kishte thënë se thika nuk ishte e tij, por e një shoku tjetër. "Në këtë kohë janë vënë në dijeni edhe prindërit e tij, kontakti me të cilët ka qenë pak i vështirë në fillim, por më vonë gjithçka është sqaruar", - ka shtuar drejtoresha.
Lidhur me masat disiplinore që do të merren ndaj nxënësit, znj. Basha ka thënë se për këtë do të vendosë këshilli i disiplinës, por gjithsesi gjasat janë që "nxënësi të përjashtohet, sepse ai ka thyer rregulloren e shkollës duke mbajtur me vete armë të ftohta, e duke iu kanosur më pas mësueses së lëndës". 17-vjeçari e ka kaluar mbrëmjen në qeli dhe sot pritet që të vendoset masa që do të merret ndaj tij.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi