IDRIZ ZEQIRAJ:QËNDRESËTARI I MADH KADRI OSMANI - MANI
Faqja 1 e 1

QËNDRESËTARI I MADH KADRI OSMANI - MANI
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Njerëzit në veprimtarinë e tyre jetësore edhe lodhën dhe e ndjejnë nevojën e pauzimit. Por, ka edhe përjashtime. Ndër të palodhurit e gjertanishëm janë SHIK-u, nga njëra anë dhe, magjistër Kadri Osmani (Mani), nga ana tjetër. Prej 20 vjetësh janë përballë njëri-tjetrit. SHIK-u është ushtri e tërë, është parti e tërë. Ndëra zoti Osmani është individ, që, tashmë, ka krijuar institucionin e vet luftarak, për t`u mbrojtur nga një armatë e tërë SHIK-ase, por duke e zgjedhur metodën se "SULMI ESHTE MBROJTJA ME E MIRE."
Magjistër Kadri Osmani është një idealist i madh kombëtar. Prej më shumë se gjysmë shekulli ka punuar, vepruar e luftuar për këtë "copë" Kosovë (ndoshta edhe më shumë), për këtë liri dhe pavarësi. Gjatë veprimtarisë të tij ilegale e legale, mund të vritej shumë herë, por vetëm rastësia e ka kursyer. Edhe para skuadrës të pushkatimit, shqiptarët e lidhur në Tivar, ndonjërin rastësia e ka shpëtuar.
Zoti Kadri Osmani ka një biografi që ndryshon, cilësisht, nga biografia e kujtdo tjetër në Kosovë. Ishte viti 1965, kur ai, i shoqëruar nga profesori i letërsisë shqipe, hyri në klasën tonë, në Gjimnazin e Pejës. Nga çanta nxori një ekzemplar të revistës "Jeta re", që, atëbotë, drejtohej nga i urti Esad Mekuli. Dhe, agjitoi bindshëm për t`u pajtuar në revistën e vetme letrare në Kosovë.
Një ditë gushti, pa bëzamje, lënë zyrën në "Jeta re" në Prishtinë dhe, duke përshkuar tri orë në këmbë, rrugëve herë të pluhrosura, por më shumë të baltosura, arrin në Malësinë e Gollakut, në kufi me Serbinë, për mësimdhënie. Dhe, motivi i këtij vendimi: Zoti Adem Demaçi është burgosur, heronjtë e veprës të tij "Gjarpijtë e gjakut" si dhe miq e dashamirë të tjerë, jetojnë në këtë zonë, gjithnjë e më shumë po maltretohen nga UDB-a. Duhet bërë diçka, për ta ngritur moralin e popullatës të kësaj zone të izoluar dhe për t`i trerguar UDB-së dhe Serbisë se nuk i frikësohemi askujt në vatrat tona.
As edhe një rast tjetër në Kosovë, as në Shqipëri (përjashto rastet kur Partia u thoshte mësuesëve në trasferim: ose shko në fshat, ose në burg), nuk mund të hasim me lënë zyrën dhe pagën më të mirë në Prishtinë, për të shkuar në malësi mësues, duke e lënë nusen të vetme me tre kalamaj të vegjël. Në dhjetë shkollat e zonës, me një drejtori të përbashkët, me mungesa elementare, për të zhvilluar një mësim normal, zoti Kadri Osmani i rreket punës, për ta ngritur cilësinë e mësimit. Njeri i leximit, i letrave, i librit, nuk duronte dot që në dhjetë shkollat fillore e 8-vjeçare, të mos kishte një gazetë, një revistë, një libër! Dhe, me qortimin e kujdesshëm ndaj mësuesëve kolegë, për këtë gjendje mjerane, me vetiniciativë, me shkrim e gojas, përshkoi Prishtinë e Shkup, duke aktivizuar, tashmë, edhe të tjerë, për të begatuar shkollat e zonës me literaturë ditore, dy javore, mujore dhe libra gjithfarëshe. Dhe, ia doli me sukses, duke krijuar edhe rrethet letrare.
Magjistër Kadri Osmani është veteran i ilegales të Kosovës dhe i burgjeve politike jugosllave. Atdheun edhe mund ta duan të gjithë, por, ndjenjen e lirisë nuk e kanë të zhvilluar të gjithë njësoj. Përndryshe, ne, shqiptarët, do ta kishim Shqipërinë të tërë, Shqipërinë Etnike, të paktën, në Lidhjen e Prizrenit. Përkushtimi i tij nuk ka qenë kurrë i mëdyshur, nuk ka qenë honorar. Përkundrazi, ka qenë detyrë, ka qenë parësor. Ai filloi në Prishtinë, vazhdoi në Istog e Pejë, u dënua dhe përsëri vazhdoi veprimtarinë ilegale në Prishtinë, për t´u dënuar sërishmi. Jeta ilegale, në sistemet komuniste e fashiste, është e rrezikshme, "NJERIU ËSHTË ME KOKË NË TRASTË". Vërtet, u vranë Nuhiu (Berisha) e Rexhepi (Mala), ndërsa Kadriun rastësia e shpëtoi. Shpifjet e denigrimet aktuale të armatës "nofkaxhi" të SHIK-ut janë hakmarrje primitive e provinciale, madje me një fjalor të denjë për lukuninë komuniste. Në të gjithë Shqiptarinë tonë, zoti Kadri Osmani, do të ishte i fundit për ligështim, denoncim apo tradhti ndaj shokëve të idealit. Dhe, kjo është provuar në gjyqet e përsëritura, të zhvilluara kundër tij.
Magjistër Kadri Osmani nuk është i pafe. I gjithë rrethi familjar janë besimtarë. Ai ka agjëruar, duke ngrënë bukë bajate, me fasule të zjerë, vetëm me krypë, pa vaj fare, nga bllokimi i borës në Malësinë e Gollakut. Por, zoti Osmani është magjistër, e di edhe konvertimin e dhunëshëm nga pushtuesi i vjetër. Ai nuk mund të pajtohet me ata që kundërshtojnë ndërtimin e Katedralës Katolike në Prishtinë. Ai nuk mund të pajtohet me fanatikët fetarë të përçudnuar në veshje e sjellje, të cilët thonë: "Nënë, më fal se nuk ta jap dorën as në ditën e Bajramit, sepse para se të jesh nënë, je femër dhe më ngjallë ndjesi seksuale!"
Zoti Osmani nuk mund të vë fenë mbi kombin. Nuk i ushqen ndasitë dhe përçarjet ndërfetare, që do të ishin vetëvrasje e shqiptarëve. Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë stoli, janë dhuratë hyjnore për kombin, sepse përmasa e madhështisë të tyre, është përmasë unikale, supërspecifike, madje në shkallë botërore. Dhe, padyshim, këto dy figura madhore, janë i vetmi privilegj i shqiptarëve, duke u pasua denjësisht nga shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Njëri nga nofkaxhinjtë më brutal, për zbulimin e të cilit nuk ka pse të merakoset zoti Osmani, sepse ai është njëri nga grixha e SHIK-asëve numerikë, akuzon për konvertime partiake. Burgu i gjatë, mungesa e informacionit, kanë bërë që, herë-herë, ndjenja të triumfojë. Por, ai është energjik dhe dialektik, ecë me hapa rapid, duke e kompensuar kohën e humbur. Pavarësisht elozheve, që i bëri atij e veja e Enver Hoxhës me djem dhe kuadri tjetër i bllokmenëve në Tiranë, ai u këndell shpejt dhe denoncoi se "në Shqipërinë e Enver Hoxhës, i gjeta rrugët e Bangladeshit."
Edhepse filloi flirtin me të majtën shqiptare, zoti Osmani, në kohë rekorde bëri konvertimin, duke u orientuar tërësisht djathtas. Dhe, këtë drejtpeshim e ka ruajtur dhe justifikuar, madje në atë masë që di vetëm ai. Dhe, kjo është vijimësi e atij qendrimi thellësisht kombëtar, në kohëzgjatjen gjysmëshekullore. Këtu e ka bazën edhe epërsia e tij absolute morale, atdhetare e intelektuale, karshi kritizerëve të rinj dhe të vjetër SHIK-as.
Zoti Kadri Osmani shquhet për kërkesa që ka ndaj vetes dhe të tjerëve. NË MOSHËN 70 VJEÇARE MAGJISTROI! Një rast i virgjër në Kosovë dhe më gjerë. Vonesa ishte kushtëzuar nga pushtuesi dhe burgu. Njeriu i privuar nga liria, e vlerëson shumë lirinë. Liria e Kosovës e rinoi burgaxhiun e stazhionuar dhe në respekt të lirisë, donte t`ia shtonte një magjistër Kosovës së lirë, Kosovës shtet, ëndërr dhe aspiratë e gjithë jetës të tij të mundimshme.
Shumëkush mendon, ndërsa SHIK-u edhe vepron, se "këtij magjistri grindavec, duhet me ia mbyllë gojën, me ia thyer pendën, me e bë të heshtë përgjithmonë!" Por, zoti Osmani nuk është indiferent për asgjë që është njerëzore. Reformatori Martin Luther King thotë: "Për zhvillimin e mbarë të shoqërisë, më të dëmshëm janë njerëzit e mirë që heshtin, se sa keqbërësit." E vërteta është se ai është i hatëruar gjer në zemratë, sepse populli i tij nuk po e çmon lirinë në masën që kjo liri meriton. Ish i prangosuri politik ka ëndërruar se, kur Kosova do të jetë e lirë, njerëzit e saj vetëm gjumi do t`i ndajë nga puna, nga studimi. Tani që ai i sheh, duke bredhur rrugëve e kafeneve, pa qëllim e cak, tmerrohet se "SI ROBËRIA HARROHET KAQ SHPEJT!"
Magjistër Kadri Osmani është zë i veçantë në publicistikën aktuale gjithëshqiptare. Dhe, si i tillë meriton vëmendje dhe respekt, në masën e duhur. Shpirti i dlirë, sinqeriteti në shfrim ndaj së keqes, çiltëria entuziaste për të mirën, ndjenja e sakrificës, atdhedashuria e dëshmuar, përkushtimi i përhershëm për ta emancipuar e prosperuar shoqërinë, kombin, kanë qenë e mbetën vlerë dhe moto e jetës së tij, sa të trazuar, aq edhe të bujëshme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» IDRIZ ZEQIRAJ:SHPALOSJE KUJTIMESH PËR MIKUN TIM KADRI OSMANI - MANI
» IDRIZ ZEQIRAJ:Kadri (Os)Mani, njeriu i risive
» R.I.P.Kadri Osmani-Mani
» IDRIZ ZEQIRAJ:DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT
» Reagim- Kadri Osmani-Mani, njeriu që shkruan për të vërtetën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi