Zeqir Lushaj: Tre çerekë shekulli = Krenari(Publikim-Ripublikim)
Faqja 1 e 1

Zeqir Lushaj: Tre çerekë shekulli = Krenari
INTERVISTË
TRE ÇEREKË SHEKULLI = KRENARI
(Festa tri-dimensionale e familjes së nderuar Kadri Mani- Prishtinë)
Ekskluzive nga Zeqir Lushaj
-25 pyetje, pak (edhe) si të zorshme, në këtë Ditë të shënuar Trijubilare-
I. Pesë pyetje në lidhje me datlindjen:
1. Si ndjehesh në 75 vjetor? I gëzohesh Ditës së festës, apo ke nostalgji për ditët që kanë ikur?
Përgjigje: - Te libri që e kam botuar kam edhe një fotografi të kahershme, të përbashkët me gruan time, ku qenkam përgjigjur edhe në këtë pyetje, ende pa ma bërë: atëherë kemi qenë më të rinj, kurse tash jemi më të mençur!
2. Përse e ndërrove datë-lindjen? Aq më shumë pa i pyetur as prindërit dhe as gjendjen Civile!
Përgjigje: Prindërit na kanë vdekur, Ofiqaria ka refuzuar të ma përshtat mbiemërin nga-Osmani, në-Mani, prandaj e kujtoj me neveri atë gjendje “civile”!
Nuk jemi mësuar me kremtimin e ditëlindjeve, nuk e kemi pas shprehi... prandaj tri festat i tkurrëm në një- trefish më pak (edhe) shpenzime!
3. Në këto 75 vite jetë, cili është viti që do të doje (më shumë), ta rijetoje përsëri, dhe pse?
Përgjigje: - Kalimi nga administrata në arsim: e kisha lexuar “Afërditën” e Sterio Spasës e po fluturoja pakrahë! Dhe merre me mend: ika nga redaksia e Revistës “Jeta e Re”, ku isha daktilograf-depoist, kur Kuvedi i Krahinës pati blerë fotele të reja e neve na i fali të vjetrat! E lëshova Kryeqytetin e shkova në fshat me idealet e “Afërditës”!
Nga ajo kohë kujtoj kolegët: Xhelil Rama, drejtor, Fasli Maloku, Idriz Zeqiraj... me të cilët edhe sot jemi tok ose në punë ose në restorantin “TRE PRINCAT”, në Taukbahçe në Prishtinë! I kujtoj ish-nxënësit tanë, nga të cilët me disa edhe sot mbajmë lidhje... nuk po i përmend me emra se mos po e harroj ndonjërin e më hidhërohen! Kam punuar jashtë orarit me nxënës më të dobët dhe kurrë s’kam dhënë nota të dobëta! Ama si çdo rregull që ka përjashtim, një nxënës rebel e kam përjashtuar nga Gjimanizi i Vitisë: ia pata dhënë paratë që ta blente abetaren e të më vinte në banesë për çdo ditë, ai kishte blerë cigare!!
4. Si e shpjegoni Ju, zotri Mani që: -Të gjithë i lutem Zotit për jetë të gjatë, ama, me u plakur nuk duam!?
Përgjigje: - E, kjo punë i mbetet Zotit ose Natyrës!?! Ne të dy që shkruajmë, sikur edhe të tjerët si puna jonë, po lëmë gjurmë në histori: porosi-mesazhe-amanete!!! Ama kundështarët tanë me shkrimet e tyre ia kanë shkruar vetvetes aktakuzat! Prokurorët nga shkrimet e tyre do të ju ngritin paditë penale për vepra antikombëtare, sikur që janë: Rexhep Qosja, Rexhep Meidani...
5. Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo pleqëria?
Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e po na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose vetëvriten pensionistët, invalidët e luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të huajve ka qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke sha flamurin...
Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash gjuhën, as himnin, as flamurin!!!
Nga bota e ndytë s’kemi përkrahje, ngase po na thonë se ne vetë po qevrisim!! Se jemi të lirë e të pavarur!!
Merre me mend, ne për festat tona familjare e kemi ftuar një dynja, por apostafat nuk i kemi ftuar ish-shokët tanë të ilegales as të burgjeve; dhe kuptohet se ata nuk vijnë, por edhe po të vinin, do të bëhej skandal pa një pajtim paraprak?- ngase ata i kanë duart me gjak! Dhe as po bëhen merak! Paskan qenë familjarisht të poshtër, nuk po distancohen as familjarët e tyre; vallë, a kanë pirë të nënës kulloshtër!?
II. Pesë pyetje lidhur me përvjetorin e martesës
1. Thonë se në rininë tende ke qenë shumë simpatik. Sa të sherbeu paraqitja në jetë?
Përgjigje: - Nuk di në kam qenë simpatik?- por kurrë nacisoid! Karakterin e fortë e kam trashëguar nga babai, kurse logjikën e fortë nga nëna!! Në rini kam qenë si plak, në pleqëri si i ri!!
Martesa jonë është bërë sa me simpati, poaq edhe me përkatësi politike: gruaja ime është nga një fshat i vogël-Kosovicë, i cili shpesh quhet: Kosovica e vogël e burrave të mëdhenjë! Kosovica një fshat me 13 shtëpi e me 12 kaçakë! Janë të përmendur kaçakët: Lushi e Veseli, Ajet Bunjaku-Kosovica me tri rrethatore fishekësh!!! Kurse nga lagjja jonë, Bejtë Osmani.
Po çka mendon devja e çka devejari?
Por çka po flasim ne të dy dhe kush na kupton!?- ne jemi të pushtuar edhe nga burokracia shkencore: FGJSH, Tiranë, 2006, f. 425, emrin-kaçak “e shpjegon”- cub mali!!
Devja e stërngarkuar nëpër vapë nëpër shkretirën e pafund, mendon se tash edhe pak e vjen në oazë ku do të pijë ujë të freskohet e të pushojë... ndërkohë që oaza nuk shihet në shkretirën e paanë, devejari ia hedh mbi shpinë edhe xhyben e vet! Dhe pas pak edhe ai vetë i gjuhet mbi shpinë!!
Dhe lexuesit që i ka “edukuar” Akademia, mund të thonë:
-Për çfarë bëjnë fjalë këta?- për cubni!?! Dhe, praktikisht del se rrahëm ujë në havan!
2. Sa vashave ju ke thënë “Jo”, derisa hase në legjendarën Shukrije?
Përgjigje: - Atëherë ka qenë tjetër kohë, koha mësitnisë! Po Shukrija e ka pas hallën te një fqinji ynë, dhe ne kemi “biseduar” me ndërmjetësimin e kushërirës Zejnepe: dhe kur e kanë lyp gjithandej, ajo për mua ka thënë-po! Se është një djalë që po çmendet për të!
3. Me fjalët aq të zgjedhura që ia drejtoni bashkëshortes, mos doni ti thoni se: “je lindur për Kadri Manin”.
Përgjigje: - Ashtu disi! Dhe për mirënjohje: po i the njeriut-mosmirënjohës, s’ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë!
Shukrijes i ka vdekur nëna në moshën 13-vjeçare (sikur edhe mua!), dhe kjo është bërë zojë shtëpie për pastrim e për gatim!! Shukrija është kujdesur edhe për mysafirë: unë në shtëpinë time kam qenë symsafir! Kurrë nuk më ka pyetur se ku po shkoj as kur po kthehem! Edhe ajo ka qenë e lirë, si zogu në degë, ka mund të fluturojë për Amerikë e për Afrikë... as pa më pyetur mua! Desha të them, fjala-gjelozi, për ne as ka ekzistua as ekziston!!
4. Kush ka vuajtur më shumë: -Kadriu në burg, apo Shukrieja në ‘liri”?
Përgjigje:- Ajo më shumë me fëmijët, me shkollimin e tyre... por herën e fundit e kanë marrë pensionin tim edhe gjatë vuajtjes së dënimit! Kjo është e pakuptueshme për regjimin enverist, po në titoizëm nuk është përndjekur familja për shkak të individit.
5. Po të ishe sot 20 vjeçar, a do të pranoje të hyje në “Big-Bradhër”?
Përgjigje: - Kategorikisht-JO. Te ZemraShqiptare e kam pas një reagim: o anglez, mos u bëj anglez! Turpi i dyfisht është i atyre të “fejuarëve” apo edhe të “martuarëve”!?! Dhe shumëfish i prindërve dhe i të afërmëve të tyre!
III. Pesë pyetje, si risi-ist dhe shkrimtar-publiçist.
1. Kur e binde veten se, mund të shkruash artikuj, vjersha, libra?
Përgjigje: - Vjersha ime e parë, që nuk është botuar, e ka pas titullin: macja dhe miu: protestoja përse macja e masakron miun e vogël e të shkretë!? Kush e di në dorë të cilit redaktor burokrat ka rënë, dhe si ndonjë maçoku plak që i kalon miu përrreth mustaqeve, i mbyllë sytë, do t’i ketë ardhur mërzi edhe ta hudhë në shportën e hedhurinave!?
I vetmi i ndjeri Dr. Esad Mekuli ishte ai i cili me vjershë në dorë shkonte nëpër shkolla dhe e gjente autorin e bisedonte me të...
Pra, reagimi ndaj të keqes, ose mburrja për një vepër të mirë: u ndërtua një rrugë, një urë...e gjeti kuletën me para dhe ia ktheu pronarit...
Fshati ynë Makreshi i Poshtëm është midis Moravës dhe Gallapit, një fshat si një “doaganë” e fjalëve: si flasin moravalinjtë e si flasin malokët? Rrafshi ka qenë më i pushtuar, andaj edhe më i asimiluar, kodrat as i kanë vyejt pushtuesit as ka guxur të ngjitet andej nga krisja e mamëzerës shpat më shpat!
I përlepnicasi ose i koretinësi... thoshte:
-E mora një xhak (barrë) e nëpër një putinkë (rrugicë) shkova në mulli.
–Jo bre- ju thosha- thuaj edhe në- vodenicë (skr. mullirit) dhe u krye puna!
Kurse malokët e zgjasin dhe e varisin zërin... pastaj zanorën-u, dhe-o e shqiptojnë disi si-ë:
-Pëla e bani vënë!
Kështu që, dëgjuesi e ka si zor ta marrë vesh në se vezën e ka bërë pula apo pela!?
Po më thoshte një katundare imja e martuar në Marec:
-Ti njëherë gabëve, dyherë gabëve... ti shumëherë gabëve!! Tito është për të gjithë...
2. Cila është vepra juaj letrare që e shikoni më me dashuri, dhe pse?
Përgjgije: - Dy kurorat sonetike: “SHQIPJA E LARTËSIVE”, kushtuar gruas time dhe:”NËNË TEREZA E SHQIPËRISË”, kushtuar nënës tonë Tereze që njëherit u bë edhe nënë e botës! Po citohet që Klintoni të ketë shkuar në Kalkuta te përmendorja e Nënës Terze e t’ia ketë puthur sandalët:
-Nëna Terezë, prehu e qetë, ta çova amnetin në vend, populli yt kosovar është i lirë!
Por, ajme, enveristë-stalinistët Nënën Tereze e quajnë shtrigë, kurvë!! Elementët si Hydajet Hyseni, Qerim Pllana...
3. Cilin veçoni nga shkrimtarët shqiptarë-sot?
Përgjigje: - Pamëdyshje (jo-paekuivoke!), që veçoj Ismail Kadarenë, me kusht që kurrë më të mos e përmend politikën! Proçkën më të re e ka: Aleancën Kuq e Zi të Shkodrës, e quajti studentët e Shkodrës kërkojnë! E pra, studentët janë përparimtarë, kurse Aleanca Kuq e Zi është enveriste-staliniste!!
Prandaj habitëm se si Faik Krasniqi mund të jetë aq naiv e ta theksojnë vijimisht se është anëtar i Alencës Kuq e Zi!?- apo nuk e di?
4. Megjithëse ju na bëni përditë vërejtje drejtshkrimore, a e shihni se shqipja po shkruhet edhe më keq?
Përgjigje:- Bamir (bakeq) Top-tani thotë: mënd, vënd, kuvën, zëmër... gjë që është shkelja më drastike e standardit; duhet:mend, vend, kuven, zemër...
Komi(k)sioni separatist për përpilimin e fjalorëve, i stërvjetruar, duhet të shporret. Ata s’kanë turp që Fjalori i Mehmet Elezit e Bajram Qerimit... janë më voluminozë se ai i Akademisë!?!
5. Edhe sa libra ke në dorëshkrim dhe kur mendoni për t’i botuar?
Pergjigje: - Kam mbi 10 libra dhe tash që u bëra “bos” mund t’i botoj!
IV. Pesë pyetje, si politikan:
1. Shumë ish të burgosur e urrejnë politikën, se ajo i futi në burg. Po Kadri Mani, ç’thotë?
Përgjigje: - Politika është një terren i rrëshqitshëm, rrëxohesh e çohesh, përgjakesh... por idealet e larta për liri, ta forcojnë zemrën-çelik! Por vetë fakti se dikush ka qenë në burg, s’ka asnjë kuptim: burgu është stallë e stala është burg: kush jua ka përshkruar lopëve për atdhetarizëm që një jetë kanë qëndruar në stallën-burg?
Ata që bijen në burg rastësisht, e përjetojnë burgun sikur edhe ordinerët- katastrofë! Kurse politikanët janë të parapërgatitur, edhe për burg edhe për varr! Ja liri-ja vdekje! Politikani jeton ndryshe nga ordineri: çon jetë të dinjitetshme, lexon, nuk shoqërohet me këdo... po u përzieve me krunde, të hanë pulat!
2. Pse shumë politikanë ju lënë amanet fëmijëve të tyre: -Mos u merrni me politikë?
Përgjigje: - Ngaase janë budallenj! Njerëzit janë kafshë politike, ata që nuk janë-politike, janë thjeshtë-kafshë! Politika është ajka e kulturës dhe e qytetërimit.
3. Më shumë gabime ka bërë politika me Kadri Manin, apo Kadri Mani në politikë?
Përgjigje: - Koleg! Thonë se tregtarët janë mashtrues, ama nuk janë që të gjithë mashtrues: shefi i furnizimit njofton për ardhjen e një artikulli sot një javë, dhe atë, shefin, e mashtrojnë, e dalin, padashje,- mashtrues! Në rastin tonë jopolitikanët e mashtruesit ishin Adem Demaçi e Hydajet Hyseni, dhe neve na shembën xhambazët e politikës!!
Mehmet Hajrizi dhe unë i kemi pas politikanë edhe vëllezërit para nesh, dhe ne nuk mund të gabonim, kur kishim përvojën e tyre.
4. Përveç Ibrahim Rugovës që e vlerësoni shumë, cilin tjetër mund ta përkufizoni si “ideal politik”?
Përgjigje: - Dr. Sali Berishën: ta udhëheqish Shqipërinë, mbase është ca më zor sesa ta udhëheqish Amerikën!? Pavarësisht që ka edhe gabime: gabimi e kobi i një partie fillon me nënçmimin e kuadrove të veta! Nuk është e ndershme që kuadri numër një, Idriz Zeqiraj, të punojnë në ndërtimtari në Gjermani!! Në kohën kur mund të jetë, të paktën, Drejtor i Radio-televizionit, e të ndërpritet njëherë e mirë ajo: retherotull! (rretherrotull).
Presidentin e nderuar e tradhtoi edhe vetë Kryetari Bemir (bakeq) Top-tani! E ka shkurtuar emrin për të na mashtruar edhe ky pinjoll i tradhtarëve-Toptani!
5. -Je themelues i revistës ShqipëriEtnike. A mendon se, nipat e mbesat tona do ta arrijnë at’ Shqipëri?
Përgjigje: - Po, absolutisht PO! Shqipëria Etnike ekziston ndaj do të ribëhet.
V. Pesë pyetje, të përziera, “miks”:
1. Kadri, është njëri nga 12 sektet e tarikateve alivjane, e sa për Osman, dihet se kush është. A e pate të veshtirë të kapërcesh mbi të dyja e të shkosh të bekohesh në kishë?
Përgjigje: - Vetë bredhritja e gjatë mbi gjysmëshekullore flet vetë; por, më në fund, gjakimi i gjatë për bashkim kombëtar, dha rezultet e veta: unë në Prishtinë rashë në një shoqëri të shëndoshë, në elitën e Kryeqytetit: Dr. Femi Cakolli, mësuesi im i besimit, Abdurrahman Kelmendi-Duri, Hasan Dërmaku, Anton Nikë Berisha, Hajdar Fejzullahu... e kemi Shoqatën RENESANCA SHPIRTËRORE: Ishim në një mbledhje të NDSH-së me kryetar zotin Pashk Staka, një arsimtar veteran drenicak, Beqiri, tha:
-A pajtohemi ne sëpari me Pashk Stakën?
Ne të habitur i zgurdulluam sytë dhe po presim se ku do të dalë ky: si të “bashkohemi” kur jemi të bashkuar dhe vetë ne e kemi zgjerur Kryetar!?
-E!- Këtu qëndron dyfytyrësia shqiptare: a i kemi martesat e përbashkëta, a i kemi varrezat e përbashkëta...!?- andaj për bashkim sot flasin kodoshët!
2. Në Kosovë, jo pak njerëz të quajnë Demaçi nr 2. Pse e sulmon kaq shumë Një-shin?
Përgjigje: - Kam ngurruar gjatë që ta sulmoja: pikërisht pse më quanin “Demaçi-2”- po mendoja: sapo ta kritikoj, do të thonë, ja bajraktari, nuk po i mjafton vendi 2, por do të dalë i pari!
Kisha parasysh edhe Romanin “Afërdita”: zoti Remko merrte ryshfet, Afërdita nuk merrte. Kur nxënësit i kthenin vezët e shpjegonin se mësuesja Afërditë nuk i do vezët?- popullata e prishur, po thoshin:
-Shihe njëherë, zuska, nuk dashka vezë, dashka pula!
Jam duke shkruar libër kundër Adem Demaçit:
Adem Demaçi i ka spiunu shokët e vet në hetuesi dhe i ka shpërfillur në liri!!
Përgjigje me libër në libër të Prof. Dr. Hakif Bajramit: “EPOKA E ADEM DEMAÇIT”, Prishtinë, 2009, f. 67; si dhe: Prof. Dr. Hakif Bajrami: “ME RASTIN E 50-VJETRORIT TË DËNIMIT TË PARË TË ADEM DEMAÇIT, MË 1959 (“KOSOVA SOT”, 1-14 shtator 2009
Kur Jugosllavia ishte forcë e madhe në Ballkan, Adem Demaçi bëri Programin revolucionar për shkatërrimin e Jugosllavisë: ne veprimtarët ramë nëpër burgje, lamë nuset e reja, familjet... Kur filloi të prishej Jugosllavia, e ftuam Ademin dhe i thamë: tash është koha që ta realizojmë atë Programin tënd revolucionar?
-Jo, se unë kam zemër poeti!!! (Sabri Novosella)
Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin!
3. Si do të reagonit nëse, Ditën e Festës suaj, në mes të pjesmarrësve, të shfaqej krejt papritur akademik Rexhep Qosja me një buqetë të madhe me lule në dorë?
Përgjigje: - Koleg! E ke fantazinë e zhvilluar! Qosja gjakatar me thënien e vet: Revolucioni i Vonuar Demokratik, e gjakosi Shqipërinë dhe Kosovën! Tash po ta jap një lajm të mirë: paska shkruar në pension akademiku Besim Bokshi, heshtak! Dhe në vend të tij qenka zgjedhur për Kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, demograf, i cili e ka filluar punën me kritika ndaj Qosjes!! Andaj unë ia urova detyrën dhe fillova bashkëpunimin me Akademinë, që deri më tash e ktheja kokën anash të mos e shoh as ndërtesën!
Tirana ia pati mpreh brirët Qosjes: po e quanin rilindas! Disa vajzusha po doktoronin me veprat e Qosjes pornografike-banditeske!
Po ju njoftoj për opinion, se ti e di, revista jonë “ShqipëriEtnike” për një dekadë Qosjen e ka pas në shënjestër të kritikave me mbititull: Mbi 100 intelektualë shqiptarë kanë shkruar për sjelljet antikombëtare të Qosjes!
Artikujt e parë kundër tij i kanë shkruar: Fadil Bujari, Kryeredaktor i “Rilindjes”, Akademik Fehmi Agani, unë... Me libra kanë dalë: Sylejman Aliu: FILOZOFIA E KRROKAMËS (Qosja para pasqyrës), Sami Krosi: “Mëkatet filozofike dhe shkencore, të Rexhep Qosjes së ri”, Shkup, 2001....
Kurse kusht për pajtim, unë e kam formuluar tekstin: kemi qenë llapaqena, betohemi e përbetohemi se nga sot (data) do ta bëjmë KTHESËN.
4. Përveç operacionit të suksesshëm në zemër, çfarë tjetër i kujton Zvicrës?
Përgjigje: - Zvicra është një shtet reklamash! Reklamash gënjeshtare: kursi për gjuhën është gratis! Ndërsa kursin duhet ta pagush 40.000 franga!!!!
Shef për punë të brendshme ka qenë Aflred Këller, i cili e ftonte tinëzish në bisedë Sokolloviqin! Pastaj Karla del Ponte, proserbe, Dik Maty...Zvicra tradicionalisht, sikur edhe Franca, kanë qenë proserbe: madje ka qarkulluar një informatë se ushtria zvicrane ka marrë pjesë tok me ushtrinë serbe në rrethimin e Shkodrës!?! Kurse Franca që qe kthyer me ne, është meritë e Dr. Murat Bejtës!
5. A mendoni se, fakti që sot je një “milioner i ri- kapitalist”, do sjelli shumë ndryshime në Kadriun e derisotëm?
Përgjigje: - Unë nuk jam milioner! Kam një banesë komode dydhomëshe dhe kabinetin e punës, dhe meqë më ka kaluar mosha për veturë, do ta shes garazhdën që t’i botoj librat... kam tre fëmijë e 11 nipa e mbesa...,-i dashur koleg.
--------------
Të falenderoj miku im i vjetër, që pranuat të më jepni këtë intervistë. I lutëm Zotit që këtë mirësi të ma japin edhe në 80-vjetorin tuaj, veçse atëherë, aty, këmbëkryq në Prishtinë e jo nga përtej oqeanit…!
Zoti të nderoftë, Kadri Man Prishtina.
Zoti e nderofë revisten ZemraShqiptare, që të don e të respekton kaq shumë.
Mirë u pafshim, në përvjetorë të tjerë, më i moshur, por, edhe më i rinuar.
Të fala Shukrijes, krejt familjes Mani e shumë shokëve e miqëve asaj Prishtine e përrreth.
Për ZemraShqiptare dhe ShqipëriEtnike, nga Zeqir Lushaj , NJ, USA, Qershor 2012-

Ripublikim - Publikuar më 10.06.2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi