Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Coka - kukësiani që ra në ballë të luftës në Kosovë

Shko poshtë

Halit Coka - kukësiani që ra në ballë të luftës në Kosovë Empty Halit Coka - kukësiani që ra në ballë të luftës në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:07 pm





Halit Coka - kukësiani që ra në ballë të luftës në Kosovë U1_deshmori-halit-coka
Dëshmori i Kombit Halit Coka
Nga Faton Mehmetaj
Dashuria për Kosovën dhe luftën për liri kishte rrëmbyer zemrat e mijëra djemve e vajzave shqiptare si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte bërë simbol qëndrese e bashkimi. Nuk lejoi që armiku Kosovën, ta sheh me krenari të kërrusur e fitore të varrosura, nuk lejoi që hordhitë barbare serbe ta shuajnë zjarrin e ndezur në vatrën shqiptare, as këngën e lashtë që sa herë mori zjarr nga telat e skuqur të lahutës mijëvjeçare shpërthyen në fitore të reja. Radhëve çlirimtare iu bashkuan edhe shumë vullnetarë nga Shqipëria. Nga ata që ishin të sistemuar në Brigadën 134 “Bedri Shala” të UÇK-së së Zonës Operative të Dukagjinit, ranë dëshmorë eprorët Halit (Riza) Coka nga Kukësi dhe Fatmir (Rexhep) Doçi nga Tropoja.
Njëri ndër ata që kaloi Alpet Shqiptare dhe iu bashkua radhëve të çlirimtarëve në Kosovë është luftëtari Halit Coka, emri i të cilit do të kujtohet e nderohet përjetë e mot. Halit Coka, u lind më 25 korrik 1974, në fshatin Arrën të Kukësit, në një familje të shquar atdhetare. Prej andej familja e tij u zhvendos në Bathore të Tiranës. Është i biri i Riza e Fatmire Cokës. Shkollën Fillore dhe atë të mesme, drejtimi agro-mekanik, i kreu në Shkodër.
Kur në Kosovë shpërtheu lufta e armatosur, Haliti gjendej me punë të përkohshme në Greqi, ku ishte që prej vitit 1992. Duke e parë se në Kosovë po zhvilloheshin luftime të rrepta dhe lufta kishte nevojë për t’ia shtuar një pushkë më shumë, për t’ia shtuar një luftëtar, i trazuar nga dashuria e zjarrtë për çdo pëllëmbë të atdheut, braktisë njëherë e përgjithmonë Greqinë dhe kthehet në Shqipëri, i bindur se Kosovës i duhet ndihmë jo vetëm me fjalë e brohoritje nga jashtë por për të ngjeshur radhët e luftëtarëve në Kosovë.
Prej andej pa humbur kohë, së bashku me dy kushërinjtë e tij, Sami e Imer Cokën, kalon në Vlanë të Hasit, ku mobilizohen më 20 janar të vitit 1999. Ndërsa më 24 shkurt ’99, arrijnë t’u bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë. Sistemohen në Brigadën 134 “Bedri Shala”, e cila përkohësisht ishte e vendosur në Qëndresë (ish-Ratishë të Epërme), por që herë pas here kryente aksione të armatosura në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe.
Haliti ishte shumë i pasionuar pas leximit. Siç tregojnë kushërinjtë e tij, Samiu e Imeri, në dasmën e të vëllait, Haliti e kishte vënë një shirit të kuq në ballë. Pyetjes së shokëve se për çfarë e mbanë atë shirit, Haliti i ishte përgjigjur: “Unë jam i plagosur që kur ka filluar lufta në Kosovë dhe do të shërohem vetëm atëherë kur të mbaron lufta atje dhe populli i ndarë shqiptar ta fiton pavarësinë”.
Shokët dhe bashkëluftëtarët e donin dhe e çmonin së tepërmi sa për guximin e vendosmërinë e tij aq edhe për faktin se kishte lënë çdo gjë dhe kishte ardhur për të luftuar në Kosovë. Shoqërohej me Zeqir Haxhinë - “Kanunin”, Ismet Ahmetin, Naim Avdiun - Latën (dëshmor), Esat Latën, Shkëlzen Brahimajn (dëshmor), Haxhi Sejdiun, Dervish Tahirin, etj.
Haliti merr pjesë në disa aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut në rajonin e Rekës së Keqe, por edhe në luftimet frontale, sepse vija e frontit që mbulohej nga Brigada 131 “Jusuf Gërvalla” dhe Brigada 134 “Bedri Shala” nuk kishte ditë që nuk rrahej nga luftime të rrepta me forcat serbe që gjithnjë tentonin të depërtonin nga drejtimi i Rrezarit (ish-Irzniqit) e Pozharit. Për meritat e treguara ishte emëruar zëvendëskomandant i Njësisë Speciale “Kobra” të kësaj brigade.
Në vijën e parë të frontit në Ratishë të Epërme, në drejtim të Lagjes së Dodajve, Haliti e kishte ndërtuar një bunker të fortë. Duke e parë punën e tij, një plak i fshatit i kishte thënë: “Halit o bir, bunker më të fortë s’kam parë. Po pse s’ke lënë vend për tërheqje?” Haliti vendosmërisht ia kishte kthyer: “O axhë, nuk kam ardhur për t’u tërhequr por për të luftuar sepse po të doja të tërhiqem do të rrija në Shqipëri!”. Pikërisht në atë vend ka rënë heroikisht një muaj më vonë.
Në njërën ndër betejat më të rrepta të zhvilluara kundër forcave pushtuese serbe në Ratishë të Epërme, më 3 prill 1999, ra heroikisht. Kishte mbetur në vend nga një plumb që e goditi në kokë. Edhe komandanti i Brigadës 134 “Bedri Shala”, Ismet Ahmeti aty ishte plagosur rëndë. Po këtë ditë në atë vijë të frontit krahas Halitit kishte rënë heroikisht edhe luftëtari shtatëmbëdhjetëvjeçar Arton (Ahmet) Mehmetaj nga Gllogjani, njëri ndër luftëtarët e dalluar të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”. Haliti e Artoni me një heroizëm të rrallë, vunë gjokset para tankeve të armikut dhe e penguan depërtimin e forcave serbe, si gjithnjë duke u shkaktuar dëme të mëdha në njerëz e në teknikë lufte.
Haliti e mbajti betimin e dhënë para familjes e atdheut: “Ja kthehem mundës, ja nuk vij i gjallë!” Trupi i Halit Cokës fillimisht pushoi në tokën e Maznikut, atje ku pushoi trupi i Shkëlzenit, Fatmirit, Luanit, Hasimit, Agimit, Enverit, Sylës, Sinanit e të tjerëve, për t’u kthyer madhërishëm në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, më 24 gusht 1999.
Heronjtë e lirisë nuk vdesin. Në Kodrën e Dëshmorëve janë të gjithë së bashku. Ata që i bashkoi zëri i atdheut, përgjithmonë i bashkoi hyrja në përjetësi. Janë bërë gurthemel i lirisë, janë skalitur me dashuri e mjeshtri të rrallë në shpirtin e kombit, janë bërë gjakim në gjakun e brezave pasardhës.
Në dy-vjetorin e rënies së dëshmorit Halit Coka, në Qëndresë është ngritur një pllakë përkujtimore për të, në vendin ku luftoi e ra për të mos vdekur kurrë. Sa herë që puhia e valëvit flamurin kuq e zi në Kosovë, dëshmori Halit Coka kujtohet e nderohet me pietet të lartë, si njëri ndër bijtë më të mirë të polemit shqiptar që kurrën e kurrës nuk lejuan të mbillet kryqi i shkaut në vend të plisit të bardhë.
Balli i Kombit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi