Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik KRASNIQI:Zoti na ndihmoftë!

Shko poshtë

Faik KRASNIQI:Zoti na ndihmoftë! Empty Faik KRASNIQI:Zoti na ndihmoftë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 11, 2012 12:12 pm


Zoti na ndihmoftë!



Faik KRASNIQI:Zoti na ndihmoftë! 157544_100001399361859_980949538_n

Nga Faik KRASNIQI

Çfarë besoj unë, është se për sa kohë shqiptarët nuk do mund të vetëdrejtohen, vetëorganizohen, vetërespektohen, vetëduhen dhe vetëkuptojnë; për sa kohë që do jenë të gatshëm për t'i vënë këmbën mbi supe cilitdo shqiptar për të arritur pak më lart apo mbijetuar; për sa kohë nuk dinë se ç'bëjnë dhe nuk kuptojnë vetveten e tyre dhe çfarë duhet ndryshuar e në ç'mënyrë duhet bërë; për sa kohë që ''fluturojnë'' nga i çon era dhe ecin me veshë e pa sy e mendje; për sa kohë që ndërgjegjja dhe morali që i ka mbajtur e frymëzuar; për sa kohë nga traditat e mira, shfrytëzohen vetëm pjesa e keqe (vëllavrasjet, gjakmarrjet etj., që na kthejnë në shekujt e errësirës dhe mbijetesës për kushtet e atëhershme)... për sa kohë do pranojnë se pasuria është më e vlefshme se ndershmëria pasi kjo e fundit është jashtë kohe;

për sa kohë njerëzit e vlerave do të shihen si të pavlefshëm sepse nuk iu interesojnë politikanëve dhe politikës; për sa kohë do detyrohen të emigrojnë dhe prej andej prej tyre do pritet shpëtimi, për sa kohë që zijnë e valojnë në kazanin e tyre dhe shesin njerëzit (që besoj se ndodh shpesh) si zhivën e kuqe (siç kam dëgjuar) që kushton miliona dollarë, për 10 apo 20 euro kutia 5 kilëshe; për sa kohë do jenë të gatshëm të shkatërrojnë prej urrejtjes dhe asnjëherë të bashkohen prej dashurisë dhe interesave të tyre dhe të kombit; për sa kohë fjala komb do nënkuptojë tek ata gjithfarë interesash... për aq kohë shqiptarët do jenë të varur, të drejtuar nga fuqi të tjera dhe njëkohësisht, gjithmonë në rrezikun e shkatërrimit apo lfterave të reja apo qëndrimit statik në vend numëro, ndërkohë që shtetet e tjera fluturojnë në kohë dhe hapësirë dhe shqiptarët si gjithnjë për çdo pasojë, s'do bëjnë asgjë tjetër veçse do vajtojnë fatin e tyre dhe do akuzojnë të tjerët përreth se i kanë shkatërruar, ndëshkuar, shfrytëzuar apo vrarë pa të drejtë. Ky është këndvështrimi dhe eksperienca ime si publicist, poet, studiues dhe politolog e mbi të gjitha si shqiptar kryesisht në këto 20 vitet e fundit... ndërkohë që shihja mijëra shqiptarë të fluturonin nga gëzimet, por asnjë shqiptar që të mendonte se çfarë hidhërimesh po dhuronin për gëzimet e tyre, çfarë njerëzish po vriteshin tashmë jo nën parullën romake ''përça e sundo'', por vrit, gënje, mashtro, rrëmbe, vrapo, nënshtrohu, shndërrohu, premto, harro, përvetëso, kërko, akuzo e gjithfarë çudirash shqiptare të cilëve nuk ju mjaftuan 50 vjet komunizëm andej e këndej Shqipërisë Natyrale dhe 20 vjet dhimbje e tranzicion... por vrapuan e vazhduan në rrugën e vjetër. E nëse këta janë shqiptarët, kushtet dhe mundësitë e tyre, atëherë e vetmja gjë që mbetet është të bashkohen nën një shtet (Shqipëri Natyrale) të vetëm të gjithë shqiptarët se ndryshe s'bën, ose të jenë të bindur nën një fuqi supreme, ose të shpërndarë gjithandej, kudo që dikush mund të gjejë vetveten. Për mua ishte prova e fundit e shqiptarëve, e cila shpresoj të mos jetë e fundit dhe uroj që Zoti i Madhërishëm të na afrojë mundësi të tjera më të mira. Sidoqoftë, pavarësisht humbjeve, kanë ''përparuar'' në një kohë që bota po ndjen pasojat e vrapimit të çmendur për interesa të veçanta nga njerëz të veçantë që ja kanë nxjerrë kuptimin dhe ngjyrën e shprehjes ''një për të gjithë e të gjithë për një'' duke e shfrytëzuar gjithsekush sipas mundësisë dhe dëshirës... duke e bërë të pavlefshëm, duke i rrëzuar apo ekzekutuar të gjithë ata që luftojnë, e thonë apo e përdorin me bindje, me sinqeritet dhe me shpirt këtë gjë. Sepse në fakt të gjithë shohim se çfarë funksionon për fat të keq, është shprehja ''secili për vete, dhe Zoti për të gjithë''... e nëse është kështu... Zoti i ndihmoftë dhe i mëshiroftë ndër të tjerë, edhe shqiptarët që në kushtet e tyre jo rrallë, më shumë humbin sesa fitojnë...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi