Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon

Shko poshtë

Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon Empty Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 11, 2012 12:35 pm


Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon


Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon Largea_kuvendi1349939486
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka refuzuar të miratojë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesës tjetër të opozitës për ndërprerjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe atyre ish-shoqërore. Mocioni i Vetëvendosjes mori 45 vota për, 53 deputet ishin kundër dhe 3 abstenuan.

Seanca ka filluar me debate e polemika ndërmjet deputetit Visar Ymeri, parashtrues i mocionit në emër të Vetëvendosjes dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e më pas edhe të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi në lidhje me procedurat.

Ngatërrimi i procedurave erdhi si pasojë e vendosjes në rend të ditës të Mocionit për suspendimin e procesit të privatizimit në Kosovë, i propozuar nga grupet parlamentare- LDK, VV dhe AAK dhe i Rezolutës për vazhdimin e procesit të privatizimit, i propozuar nga PDK-ja dhe partitë partnere të koalicionit.

Në fund u vendos që të hidhet për votim vetëm Mocioni i opozitës, pasi që rezoluta e partive në pushtet edhe ashtu ishte e panevojshme, duke qenë se ishte e kundërta e kërkesës së Vetëvendosjes dhe me refuzimin e mocionit nënkuptohej se privatizimi mund të vazhdonte.

Debati për privatizimin ishte iniciuar nga Vetëvendosje dhe përkrahur nga opozita duke aluduar në atë që partitë opozitare e konsideruan si proces të deformuar dhe kërkonin suspendimin deri në krijimin e kushteve tjera për vazhdimin e këtij procesi.

Sidoqoftë, me vendimin e të enjtes nga Kuvendi, procesi mund të vazhdojë siç ka qenë edhe më herët.


Kuvendi sot voton mocionin dhe rezolutën për privatizim

Debati për privatizimin e ndërmajrrëjeve publike pritet të përfundojë sot, me votimin e mocionit të partive opozitare ose rezolutën e pozitës. Si mocioni i opozitës, ashtu edhe rezoluta e pozitës, janë për vazhdimin e privatizimit, megjithatë sipas tyre dallon mënyra e procesit të privatizimit.


Përfaqësuesit e PDK-së, thonë se sot do të hidhen në votim dy dokumente, njëri që kërkon ndërprerjen e procesit të privatizimit dhe tjetri për vazhdimin e këtij procesi.

Por, ata të LDK-së, thonë se mocioni i subjekteve opozitare nuk është kundër procesit të privatizimit, por kërkon transparencë dhe llogaridhënie.

Kurse, në AAK-ja edhe pse kanë nënshkruar mocionin, thonë se do të kërkojnë një mes, ndërmjet rezolutës dhe mocionit.

Kurse pas votimit votimit të këtyre dy dokumenteve, seanca vazhdon me interpelancën e Ministrit Enver Hoxhaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së,lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi