Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

Shko poshtë

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë Empty Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 12, 2012 5:10 pm

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë


Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë Largea_berisha-gjakove-jpg1350042931
(I plotësuar) - Shtatorja e heroit Isa Boletini, u zbulua në Isniq të Deçanit, vend ky i të parëve të tij, me ç’rast u tha se Isa Boletini shkundi një perandori dhe vuri në lëvizje gjithë Ballkanin dhe Evropën, duke bërë të dukshme kërkesat për liri dhe shtet ndërtim.

Pos figurave më të larta shtetërore, i pranishëm në zbulimin e shtatores së Isa Boletinit, ishte edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili e quajti Isa Boletinin gjeneral të pavarësisë së Shqipërisë.

“Isniqi është vendi ku ai mori frymëzim për pavarësimin e tokave shqiptare. Me këtë akt i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që ai na la mbrapa për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Berisha.

Kryeministri Berisha nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit

Kryeministri Berisha përmes një ceremonie të veçantë është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Kështu, pas qytetit të Gjakokës, kryeministri Berisha ka vizituar edhe Deçanin ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit Isa Boletini në fshatin Isniq.
Gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosur buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.
Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Isa Boletinit në Isniq, Berisha e vlerësoi si një moment të rëndësishëm inaugurimin e shtatores në 100 vjetorin e Pavarësisë.
"Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për çdo shqiptar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, në vijim të vlerësimeve për këtë figurë, Kryeministri shtoi se Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij kombi dhe luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës.
“Shqipëria, kombi, shqiptarët, ekzistencën e tyre ia detyron përpjekjeve të patriotëve mbarë shqiptarëve. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej njerëzores, por ishin pikërisht kryengritjet e mëdha patriotike ato që ndaluan zhdukjen e shqptarëve”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.
Sipas presidentes Jahjaga komuna e Isniqit është vendi i atdhedashurisë dhe vetë shtatorja e Isa Boletinit është simbol i lirisë.
“Isa Boletini luftoi për pavarësinë e kombit dhe sot Kosova ecën denjësisht drejt integrimit”, u shpreh ajo.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi figurën e Isa Boletinit si heroi që luftoi për lirinë e kombit.


Vizita në Gjakovë

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë Zbulimi-i-bustit

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në inaugurimin e shtatores së Ali Ibrës. Në vizitën e tij në në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare, Kryeministri Berisha është ndalur fillimisht në Gjakovës, ku u zhvillua ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra.
“Ali Ibra së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë ndezën flakën e pashuar të bashkimit kombëtar”. Kështu do ta përmblidhte vlerësimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare për një figurë të tillë patriotike, i cili sipas tij i bëri ballë sulmeve të fuqive të mëdha për ndarjen e trojeve shqiptare.
“Ata ndezën flakën që do i çojë shqiptarët drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë dhe ne zotohemi para tyre që të punojmë për bashkimin tonë përfundimtar në Europën e bashkuar”, u shpreh Berisha.
Por falenderimet dhe mirënjohjet vijuan më tej në ligjeratën e Kryeministrit.
“Dua të përulem me nderim të madh dhe të falenderoj me mirënjohje kryetarin e komunës së Gjakovës për ftesën dhe nderin që më bëri dhe të shpreh kënaqësinë që sot nderojmë njërin prej burrave, njërin nga komandatët legjendarë, Ali Ibrën. Shpreh nderimin më të madh për këtë burrë i cili me udhëheqësit e tjerë u mblodhën në Prizren në një vendim për ti dalë zot kombit dhe trojeve shqiptare. Sot ne nderojmë burrin që në krye të lidhjes së Prizrenit do ti kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të çoptonin shqiptarët. Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirtit tonë kombëtar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, falënderime dhe mirënjohje Kryeministri përcolli dhe për familjen Ibra.
Nga ana e saj dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu vlerësime për udhëheqësin e lirisë, Ali Ibrën.
“Kosova ka shënuar përpjekje shekullore për liri. Nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë më tej traditën atdhetare, në gjurmët e udhërrëfyesit të përparimit që ngritën këto patriotë të shquar”, u shpreh Jahjaga.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi