Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RAMADAN ASLLANI:TI JE MENYJA!...

Shko poshtë

RAMADAN ASLLANI:TI JE MENYJA!... Empty RAMADAN ASLLANI:TI JE MENYJA!...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 12, 2012 8:18 pm

RAMADAN ASLLANI:TI JE MENYJA!... 70298_1038978248_2131752_n

RAMADAN ASLLANI:TI JE MENYJA!...

Për ju miq e mikesha, që mezi prisni këtë uikend të pushoni, se unë nuk jam në punë, por mendoj për ju, hane një drekë a darkë me të dashurit dhe të dashurat tuaja me disa vargje të një skice timen.

TI JE MENYJA!...

E paramendova një drekë a darkë me të dashurën!...
Zgjodhëm një restorant pikant. U ulëm nën hijen e lisave në verandë, me lule përreth, që vetëm ziliqarët mund të na preknin tinëzisht me sy si çift. Përroska me ujin e zanave, seç sillte ndonjë troftëzë për të na i kujtuar mishin e peshkut. Duke i pushuar sytë aty:
Mirëdita! – na përshëndeti kamerieri.
Të mirë e të mbarë e paçi - u përgjigjëm!
-Urdhëroni ju lutem!...
E dashura: - Më falni, a mund të na sillni menynë?
- Po si urdhëroni zonjë! Ne sërish sytë në ujin e Bjeshkëve të Sharrit, kur kamerieri solli dy meny. E dashura e mori njërën dhe po e shfletonte për të përzgjedhur pijen, ushqimin...
- Unë nuk e hapa fare! Ajo, pasi kishte bluar diçka në mendjen e saj nga menyja, m’u drejtua me siklet:
-Ore, pse nuk e merr menynë?!...
Jo, jo – jo, nuk e marr, se nuk jam tradhtar?!...
-Po, çka ka të bëjë këtu me tradhtinë?!...
-Po ka si jo?!... u përgjigja!...
-Po hë mor, më thuaj, se më plase!...
-Po, po – po ta them me shumë sinqeritet dhe besnikëri!
-Heshtje!...duke pritur me padurim përgjigjen. Shikime përvëluese me sy, sikur duamë ta hamë njëri-tjetrin gjallë, e jo që ishim aty për qejf!
-Po, hë mor – fol, nuk priste e dashura... Sërish heshtje dhe përgjigje:

-TI JE MENYJA IME!...
E dashura u shtang! E thirri Zotin: - O Zot, ndalma frymën!...Pastaj:
-M’i këputi buzët me desert!
-Ëmbëlsirën lema në fund!...
-TI JE VËRTET MËNYJA!...

Ferizaj, më 12 tetor 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi