Ne ishim aty, Meduni Labeat Ilir!
Faqja 1 e 1
Ne ishim aty, Meduni Labeat Ilir!
Ne ishim aty, Meduni Labeat Ilir!
Nga FAHRI XHARRA
“Sot kudo bëhen gërmime për të gjetur vendbanime ilire, romake: amfiteatër, obelisk, qypa, poçe, etj., por askund nuk kërkohet gjë nga perandoria e një epokeje, sepse nuk ka dhe nuk kishte asgjë. Bile asnjë qyp për turshi! Shtëpi me qerpiç që shembej me vdekjen e pronarit!” Lis Bukuroca.
Na e shponin qiellin dhe vetvetiu duhej që vazhdimisht të mbanim kokën lartë, jo nga krenaria por nga frika e ngulur në zemrat se çdo gjë vjen prej së larti. E dija që bie shiu, bora, breshëri por kurrsesi të kuptoja se çka ishte ajo që pse nuk guxoja të shikoj shumë nëpër tokë. Më sollën parmendën ,që të gërrithi pak tokën që të mbjelli farën tonë të rritjes dhe kurrsesi që mos të shpurdhi thellë në tokë. Prapë na e shponin qiellin e nuk dinim që na përpinte një rrymë e ftoftë që na bënte që mos të na bie ndër mend që të mendojmë për të parët t`tonë.
Kushërinjtë e mi të largët në vertikalen historike, mundoheshin që me kërraba të arnonin ato pjesë të shpuara të qiellit tonë po binin viktimë e vetë kërrabës. Qielli vazhdonte të shpohej. Prapë dilnin të tjerët që pasi u zbulua gjilpëra, të qepnin sa mundnin por nuk e kuptonin që gjatë punës e humbnin vetëdijen. Ishin do çekanë të mëdhenj dhe thoshin që binin nga qielli (?). Toka nuk guxohej të shpohej e as bile të thellohen themelet e shtëpive të rralla që ndërtoheshin. Edhe për qerpiç gropa e lloçit nuk guxohej të ishte e thellë sepse frika kishte hyr në asht . Së pari e kishin frikën shpuesit e qiellit; atyre iu kishte hyrë frika deri në palcë se nëse ne gërmonim në nëntokën tonë mund që rastësisht të gjenim gjëra me të cilat na rritej krenaria ,na shtohej guximi dhe i dilnim përpara disa gjërave. Porse neve frigoheshim vazhdimisht nga i nalti dhe, edhe kur flinim i mbanim sytë kah tavani deri sa të na merrte gjumi. Të përgjumur apo jo, ne duhej që të flinim, që të flinim sa më gjatë dhe mos të gërmojmë në tokën e nënës dhe të atit tonë që na e kishin lënë dhe që shpuesit e qiellit na e kishin zaptuar. Flejë, flejë se sa më shumë të flejsh më shumë rritesh – na thoshin.
Neve flinim edhe nëntoka e jonë flinte. Por të tjerët nuk flinin; ardhësit e rinj mbi ne.
Sidoqoftë, Meduni është ish akropoli i një qyteti të madh ilir ,të fisit të madh të Labeatëve, dhjetë kilometra në verilindje të Podgoricës. Që në kohët ilire janë shkallët në brigjet e një mali të cilat të dërgojnë në një vend ku ilirët i kryenin ritualët e tyre fetare të cilat lidheshin me kultit e tyre; gjarprin. Nekropoli është në veri të qytetit dhe daton nga Koha e Hekurit.
Meteoni ose Medioni, pra është qytet i ngritur nga fundi i shek IV prk, i cili së pari është përmendur nga historiani romak Titus Livius (59 prK-17 psK)duke u shënuar si vepër e Labeatëve, fisit ilir qe jetonte rreth Liqenit të Shkodrës i njohur si Lacus Labeatis. Qyteti e kishte domëthënjën fortifikuese dhe e bënte lidhjen e Adriatikut me Dardaninë.
Sipas pozitës, mënyrës së ndërtimi,konstruktit të mureve, Meteoni (Meduni) ishte një qytet i rëndësishëm Ilir i Labeatëve, me një karakteristikë të qyteteve të fortifikuara të asaj kohe me akropol dhe me mure “Ciklope”. Çdo gjë që është zbuluar e gjetur të vërteton përdorimin fetar.
Meduni është dëshmitar i një historie të bujshme që nga luftërat Ilire e deri në ditët e sotme.
Ilrët e kishin gjarprin të shenjt, dhe kultet e tyre lidheshin me të.
Meteoni ilir, sot është Meduni malazias. Në veri të qytetit, ndër pyje gjinden tumat e mbuluara me gurë. Ato shtrihen në rrafshinë ,por se deri më sot nuk janë hulumtuar shumë. Tuma të njëjta gjenden edhe në jug-perëndim të Medunit. Aty është edhe nekropoli ,por i pa hulumtuar deri në fund. Varret këtu janë të rrethuara me blloqe të çrregullta prej guri. (Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992)
Për shkak të rëndësisë së pozitës së saj jashtëzakonisht strategjike Meteoni ( Meduni) është konsideruar si “ çelësi i të dy Zetave”. Sot, pamja e sotme e Meteonit është një pjesë e ruajtur i dy kullave gjysmërrethi, mureve mbrojtëse, dyerve dhe objekteve të shtuara në shekullin e Mesëm.
Në mesin e mbetjeve mesjetare është edhe Kisha e Arkigjakonit Stefani (e ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër) si dhe varri i “Vojvodes Mark Milani, heroit dhe shkrimtarit të njohur malazias.”
Ndër fortifikatën mesjetare, gjendet shtëpia e lindjes së Mark Milanit, e cila është shndërruar pas viti 1971 në Muze Memorial. ( Ju kujtohet Mark Milani i Kuqëve !)
Në një sipërfaqe prej 250 mijë metrash katror, po bëhet sajimi dhe restaurimi i kompleksit arkeologjik-historik- kulturor të Medunit, me qëllim të vlerësimit shkencor dhe turistik. ( shënimet nga Muzeu i Malit të Zi në Podgoricë) Me shumë vlerë dhe kureshtje duhet të përmendet teknika e ndërtimit të mureve e cila t`a kujton atë të Daorsëve (300-50 prK), fisit tjetër Ilir, si dhe një ngjashmëri me civilizimin amerikano-jugor në Machu Pichu. Blloqet e shfrytëzuara për ndërtim, nuk janë të përmasave të njëjta, por ashtu saktë lidhën njëri me tjetrin ose mbi tjetrin që as fletëza më e hollë nuk mund të kaloj përtej
“Në Malin e Zi të sotëm, ishin shumë vendbanime të mëdha ilire ,te vogla dhe të mëdha, porse dy prej tyre vendbanimeve historike të mëdha janë Meduni dhe Dukla. Ilirët e vjetër kanë ndërtuar dhe ngritur qytete që shkojnë mileniume para nesh në kohë, dhe me madhësira monumentale.( Semir Osmanoagiç)”
Është për tu habitur heshtje e jonë, në shpjegimin e ndërtimit të blloqeve të gurit të cilat janë kryevepër e përpunimit dhe ndërtimit të kullave të Medunit. Duhet të ceket se legjionet romake e pushtuan Medunin rreth vitit 167 psK. Me atë rast Mbreti Ilir Genci së bashku me familjen ishin kapur….
“Në tokën e sotme të Malit të Zi kanë jetuar Labeatët dhe Dokleatët; derisa Meduni ishte kryeqendra e Labeatëve, Dokleatët ishin të shtrirë në luginën e pëlleshme të lumit Zeta me qendrën e tyre në Duklea. Duklea me dhjeta mijëra banorë ishte qendra më e madhe e populluar e kohës para-romake. Që në atë kohë, dmth para pushtimit romak qyteti guror e kishte sistemin e ujësjellësit, rrugëve të shtruara me pllaka, hedhjet e ujërave të zeza me kanalizime dhe të gjitha përballjet tjera urbanistike (Bojan Zeçeviq)”
Në të përditshmen malaziase “Pobjeda”, kolumnistja Olivera Ugrin shkruante se “Meduni është qyteti i fortifikuar që s`peshohet me ari” (Pobjeda, 27.09.08)
“Flini, flini dhe flini se rriteni”, na thoshin e po na thonë. E ne vazhdojmë të flemë me shpresë se do të rritemi në humnerën e të pakthyeshmes, në grumbujt e plehut të cilët vetëm kundërmojnë deri sa të tretën.
* E falënderoj z. Mirsad Çapriqi, për ndihmën e dhënë për këtë punim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» BE: “Duhet të kthehemi aty ku ishim...”
» Anila Dahriu:Ishim nje here une dhe ti......
» Intervistë me Xhafer Lecin-Atdheut borxh ia kemi kthimin tonë në Kosovë
» Lumir Abdixhiku: Po ta donit Kosovën, sikur e duam Shqipërinë moti do ishim të bashkuar
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi