Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haziri: Në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar

Shko poshtë

Haziri: Në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar Empty Haziri: Në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 13, 2012 10:04 pm

Haziri: Në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar


Haziri: Në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar Largea_ldkgjil1350154184
Lutfi Haziri ka akuzuar pushtetin komunal se po keqëmenaxhon në të gjithë sektorët, kurse PDK-ja po vendos kontroll dhe ndërhyrje në të gjitha zyret. Haziri tha se në Gjilan do të forcohet spektri i djathtë politikë.
Kreu i degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri njëherit dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri as në konferencën e së shtunës nuk ka kaluar pa akuzuar, kritikuar dhe atakuar siç tha ai pushtetin komunal për keqqeverisje, keqëmenaxhim dhe ndërhyrje nga ana e PDK-së, në të gjithë sektorët dhe zyrat komunale.


Haziri tha se dega e LDK-së në Gjilan do të krijojë një koalicion të gjallë opozitar meqë kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi për ta shpëtuar Gjilanin nga kriza dhe kaosi. Sipas kreut të LDK-së grupimi i Djathtë që do të krijohet në Gjilan do të përfshijë partitë e vogla si PNDSH, Balli Kombëtarë, OJQ-të, partitë ekologjike, ato që merren me arsimin dhe OJQ-të e profesionalizuara. Haziri tha se LDK-ja është e hapur të krijojë një kamp bashkëopozitar sepse vendimmarrjet në qeverisje komunale janë shqetësuese.

Haziri tha se rezistenca opozitare e krijuar nga LDK-ja do të stopojë qeverisjen e keqe e cila e ka degraduar Gjilanin, duke e zhytur në borxhe dhe krizë të thellë ekonomike. “Kjo udhëheqje në ikje ka dëshmuar qartë se nuk udhëheq me normat ligjore dhe realisht ka punë për Prokurorinë dhe organet e drejtësisë të cilat duhet të ndërhyjnë. Kjo qeverisje tashmë ka ndërhyrë edhe në xhepat e nxënësve duke ua imponuar atyre agjendën e ekskursioneve“, tha Haziri.

Një tjetër detaj që Haziri ia ka përkujtuar udhëheqjes komunale ka të bëjë me kushtëzimin e qytetarëve për të paguar kompanitë publike. “Qytetarët janë viktimë edhe pengë të atyre vendimeve përkundër faktit se MAPL ka shfuqizuar me gjuhën politike vendimin e Asamblesë Komunale të Gjilanit. Ngjashëm po ndodhë edhe me projektin Fidanishta i cili ende është vendim ilegal” tha Haziri.

Haziri ka folur edhe për ndërtimet e larta ku sipas tij qytetarët po vazhdojnë të jenë viktima të blerjes së pronave kontestuese. Kurse rreth kompanisë rajonale “Higjiena” , Haziri tha se përkundër një procesi të dyshimtë LDK-ja ka dashur ta institucionalizoj këtë kompani duke qenë në shërbim të qytetarëve, por aty kohëve të fundit ka pasur kaos dhe largime të njerëzve.

Monografia botim ideologjik-anashkalon shumë figura


Lutfi Haziri ka folur edhe rreth monografisë së Qytetit të Gjilanit e cila së fundit edhe është qitur në diskutim publik. Haziri tha se kjo monografi nuk i bënë nder qytetit të Gjilanit e as qytetarëve të saj.

Sipas tij nga monografia janë përjashtuar figura të njohura historike dhe janë anashkaluar 20 vitet e veprimtarisë kur LDK-ja ishte lëvizje gjithepopullore. “Realisht kjo monografi me këtë material nuk i bënë nder as kryetarit të Gjilanit e as vet qytetit. Thjeshtë është botim ideologjik që promovon katër pesë familje dhe anashkalon 90 % të qytetarëve të saj”.

Madje Haziri tha se aty edhe është shtrembëruar historia për figura të caktuara historike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi