ELIDA BUÇPAPAJ:ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Faqja 1 e 1

ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Nuk e kisha menduar kështu Botën Shqiptare, që të vazhdonim e të kërkonim Njeriun e me qiri, si Diogjeni, filozofi i cinizmit. Diogjeni në mes të ditës kërkonte me qiri Njeriun e ndershëm, atë që ne sot e quajmë njeriu me integritet, i cili as nuk të shet dhe as nuk shitet, sepse udhëhiqet nga parimet demokratike e humaniste të shoqërisë.
Skënderi dhe unë gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion, të mbushura me turbullira të mëdha, por edhe me shpresa të mëdha, me përmbysje premtuese si kurrë më parë për kombin shqiptar për t’u integruar në trupin e Europës, si pjesë natyrale e saj, e kemi marrë shpesh në dorë qiririn e Diogjenit dhe vazhdojmë ta mbajmë në dorë, në kërkim të Njeriut!
Dhe kemi gjetur, pak, por kemi gjetur. Midis tyre qëndron në krye Ibrahim Rugova dhe Pjetër Arbnori, dy legjenda moderne të historisë të shqiptarëve, që sipas kredos të John Kennedy-t dhanë gjithçka sa kishin për vendin e tyre, duke marrë prej tij vetëm një pëllëmbë varr dhe mirënjohjen e kombit.
Gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion jemi ndeshur me tyrlish profiterë politikë e biznesmenë të pashpirt, që në qendër të vemendjes kanë vendosur egon e tyre dhe kanë dashur që Botën Shqiptare ta sjellin rrotull tyre, por Zoti na ka takuar edhe me Njerëz, të cilët shndrisin si konstelacione diellore sepse të mbushin me besim për të ardhmen.
Në këto njëzet vite tranzicion, me të paktën tri konflikte në trojet shqiptare dhe gati një luftë civile në shtetin amë, kemi kërkuar që t’i jepet fund luftës vëllavrasëse të të gjitha llojeve, intrigave, përjashtimeve e çdo lloj përçudnie brenda llojit, për hir të një jete të re, pa Mur Berlini ndërshqiptar dhe pa kufij e pranga sistemesh totalitariste dhe pushtuesish. Kemi gjetur një mirëkuptim të gjerë midis opinionit publik të shqiptarëve, pak mirëkuptim midis profiterëve politikë dhe jemi përkrahur nga konstelacionet diellore të atyre që i japin vlerat kombit. Shumë prej tyre nuk jetojnë më. Por shumë prej tyre janë në pritje të orës së tyre për të dhënë kontributin e tyre të shquar.
Rruga e vështirë për demokratizimin e politikës shqiptare, sepse kombi shqiptar është komb europiano-perëndimor, ndërsa politika shqiptare është ortodokse, me hije, reminishenca dhe inerci nga e shkuara, na ka bërë që të vihemi në provë, e të vemë në provë politikanë e miq dhe të mbetemi duke mbajtur në dorë qiririn e Diogjenit, për të gjetur Njeriun. Dhe Zoti na ka shpërbyler me Miq të denjë e personalitete të denja, si Akademik Mark Krasniqi dhe Humanistja Rita Saliu, të cilët janë dy nga simbolet e rrugës dramatike që ka përshkuar Kosova, midis simboleve të përndritura.
Akademik Mark Krasniqi bashkëpunëtor dhe aleat i pandarë i Ibrahim Rugovës është dalluar për integritetin dhe trimërinë, të cilën nuk e ka këmbyer kurrë me asgjë, është një nga përkrahësit e pandarë të gazetës Bota Sot, dhe të autorëve të saj, midis tyre, shkrueses të këtyre rradhëve. Akademik Mark Krasniqi është Veterani i Kosovës, i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës për liri e pavarësi, veterani i pluralizmit të Kosovës, veterani i letrave, veterani i inteligjencës iluministe të Kosovës, është njëri nga Njerëzit e Mëdhenj të Kosovës, veteran i tolerancës dhe jetës. Zoti i dhëntë jetë!
Rita Saliu, një Shqiptaro-Amerikane me zemrën në Kosovë e trupin në Amerikë, me shpirtin tek zhvillimet në Kosovë dhe prapë e prapë shpirtin në Kosovë, bashkë me të shoqin dhe djemtë e tyre, familje intelektuelësh, kanë qenë dhe janë dera e hapur për të pritur e përcjellë politikanë e personalitet, për të pritur e përcjellë fëmijë, shqiptarë e familje nga Kosova me probleme e pasoja prej luftës.
Rita Saliu, është shembulli dhe modeli i gruas shqiptare në shekullin XXI, i angazhimeve pa interes personal, i kontributeve të tilla, bashkë me një grup Figurash të ndritura në SHBA, pa të cilat Kosova nuk do të mund të bëhej. Sot vihet e shkohet në SHBA si tek shtëpia, por nuk ishte kështu para njëzet vitesh, përpara 15 vitesh, përpara 14 vitesh! Ishin Shqiptaro-Amerikanët që e mbështetën lëvizjen për pavarësi dhe kërkuan përkrahje tek Aleatët tanë jetikë, dhe njëra prej tyre ishte Humanistja Rita Saliu, e cila vazhdon në fluturimin e saj si shqiponjë e lirë mbi oqeanin Atlantik, me zemrën në Kosovë e trupin në SHBA me gjysmën e shpirtit në SHBA, sepse aty ka familjen e saj, e gjysmën e shpirti në Kosovë, sepse aty ka shpresat e saj për ta parë Kosovën një shtet demokratik, të standarteve perëndimore.
Midis këtyre dy figurave të shquara ka lidhje të ngushta, sepse nuk ka xhelozi dhe smirë, nuk ka luftë për pushtet dhe etje për të gllabëruar e pasuruar, ka vetëm dëshirë për t’i dhënë vendit.
Kur Humanistja Rita Saliu u ftua në Shqipëri për t’u nderuar me dekoratën e artë të Nënë Terezës, midis njerëzve që e shoqëruan tek Presidenti i Republikës ishin Zonja e gazetarit martir Enver Maloku, Zonja Nusret Kumanova, që drejton shoqatën„Thirrjet e Nënave“, e viktimave të zhdukura nga regjmi pushtues dhe Akademik Mark Krasniqi, i cili pa marrë parasysh moshën ishte aty për të nderuar Zonjën Saliu.
Kur në Prishtinë u bë promovimin e librit të tij „Kujtime e Përjetime, Shënime biografike 1920-2012“, ku jam shumë e nderuar të them se në faqet e atij libri gjendet edhe një shkrimi im kushtuar Akademik Mark Krasniqit, në rrethin e të ftuarve të tij padyshim që do të ishte Humanistja Rita Saliu.
Sepse Bashkëkohësit e shquar bëhen Miq të pandarë në kudhrën e kohës, e cila të vë në provë dhe pasi i kalon këto prova vështirësish, atëhere hyn në histori.
Ne shqiptarët sot më tepër se kurrë kemi nevojë për Njerëz si Mark Krasniqi e Rita Saliu, për Ibrahim Rugovë e Enver Malokë, për Fehmi Aganë e Agim Ramadanë.
Më pëlqeu në fjalën e Kryetares të Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, kur ajo duke vlerësuar rolin e gruas tha se „Unë dua që politika të ketë me mijëra zonja si Albright, me mijëra zonja si Clinton“. Ok, jam dakord, por unë do të thosha se do të desha që të kemi me mijëra Njerëz si Akademik Mark Krasniqi e si Humanistja Rita Saliu. Dhe ne jemi njëri nga kombet më të vjetra në Europë, e ndërkohë me moshë më të re, që do të thotë se kemi të drejtë që të kemi shpresë, që më në fund ta hedhim tutje qiririn e Diogjenit, në kërkim të Njeriut!
RITA SALIU dhe MARK KRASNIQI
Libri i ri i Akademik MARK KRASNIQIT
NUSRETE KUMANOVA, MARK KRASNIQI, RITA SALIU, ADEM SALIU dhe Zonja MALOKU
©

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi