Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët

Shko poshtë

Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët Empty Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 14, 2012 4:07 pm

Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët

Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët Largea_dsc_08201739372901-11350214237
Tani nuk është çështja se a mund ta rrëzojmë këtë Qeveri, por a duam ta rrëzojmë atë. Vetëvendosje e ka ndarë mendjen dhe e ka të qartë qysh moti, se kjo Qeveri duhet të shkojë, në mënyrë që Kosova të përparojë. Kështu tha lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e VI-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku foli për gjendjen ekonomike dhe politike në vend.


Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi edhe sot të kritikojë qeverinë për gjendjen e rëndë ekonomike e politike në Kosovë. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se qeveria aktuale duhet të jap dorëheqje sa më shpejtë me qëllim që vendi të shpëtoj nga kriza. Ndërsa, largimin e dy deputetëve nga koalicioni qeverisës, Kurti e quajti ndërgjegjësim të tyre për pasojat e mjerimit social dhe rrënimit politik që kjo qeveri po ia sjell Kosovës.

Në takimin e sotëm të VI-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, theksoi se situata politike dhe ajo ekonomike në vend, vazhdon të mbetet shumë e rëndë, për çka ai sërish fajësoi qeverinë aktuale të vendit. Kurti tha se me daljen e deputetëve nga koalicioni qeverisës, tashmë nuk mund të flitet se a mund të rrëzohet kjo qeveri, por vetëm a duan deputetët ta bëjnë këtë.

“Deputetët që po ndërgjegjësohen që po dalin nga koalicioni qeverisës, i cili Kosovës po i sjell veçse ditë të zeza të mjerimit social dhe rrënimit politik, kanë bërë që numri i deputetëve që e përkrahin këtë qeveri të jetë më i vogël se 60. Prandaj, tash nuk është çështja se a mundemi ta rrëzojmë këtë qeveri, por çështja është se a duam ta rrëzojmë këtë qeveri”, theksoi Kurti.

Sa i përket rrëzimit të mocionit kundër privatizimit në seancën e kuvendit, Kurti tha se Plani i Ahtisarit është zgjidhje brutale kundër demokracisë e cila është vënë, sic tha ai, në shërbim të privatizimit brutal të Kosovës. Kurti ndërkaq shtoi se me ata që vjedhin vota është e pamundur të arrihet reforma zgjedhore.

“Qëllimi i marrëveshjes së tre kryetarëve partiak në prill të vitit të kaluar, ishte emri i presidentes në zarf dhe jo reformat zgjedhore a kushtetuese. Nuk mund të merresh vesh me ata që organizuan vjedhjen e votave për reformë zgjedhore”, tha ai.

Në këtë takim, u bë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta mbështesin nismën e Vetëvendosjes për rrëzimin e qeverisë, nismë kjo, që sipas Kurtit, duhet të aktualizohet sërish.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi