Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grabovci: S’do të ketë më të privilegjuar në PDK

Shko poshtë

Grabovci: S’do të ketë më të privilegjuar në PDK Empty Grabovci: S’do të ketë më të privilegjuar në PDK

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 14, 2012 7:32 pm

Grabovci: S’do të ketë më të privilegjuar në PDK


Grabovci: S’do të ketë më të privilegjuar në PDK Largea_adem-grabovci-14-jpg1350225809
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci u është përgjigjur akuzave të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit se në PDK nuk ka debat.

Grabovci ka thënë se në parti debatohet për çdo problem, derisa ka paralajmëruar se nuk do të ketë më anëtarë të privilegjuar në PDK.

Ai ka thënë se koha kur janë privilegjuar persona të caktuar në parti ka përfunduar.

“Është e pavërtetë se në PDK nuk ka pasur debat. Përkundrazi, në PDK ka pasur debat, por nuk do të ketë më në PDK njerëz të privilegjuar. Kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë privilegjet për grupe apo individë të caktuar”, ka thënë Grabovci.

Pa përmendur emrat e zyrtarëve të PDK’së, Grabovci ka thënë se vota në Kuvend, ku u rrëzua mocioni i opozitës, dëshmoi se shumica e deputetëve nuk janë për të bllokuar proceset.

“Përgjigjja jonë është dhënë atë ditë në Parlamentin e Kosovës, jo vetëm për individë të caktuar, por në tërësi për bllokun që është me konceptin e vjetër. Shumica kanë vendosur për të ecur përpara, jo për t’i bllokuar proceset, jo për t’i kthyer prapa, por për të vazhduar më tutje, për të dhënë maksimumin e mundshëm që ky proces të jetë në nivel më të lartë”, ka thënë Grabovci.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi