Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - DREJT PËRQAFIMIT – ESE

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - DREJT PËRQAFIMIT – ESE Empty VIKTORIA XHAKO - DREJT PËRQAFIMIT – ESE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 15, 2012 8:56 pm

VIKTORIA XHAKO - DREJT PËRQAFIMIT – ESE 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - DREJT PËRQAFIMIT – ESE


Kishin një jetë që kërkonin njëri – tjetrin. Nëpër kujtime të mjegulluara. Nëpër ditarë fletë zhubrosur e humbur. Nëpër ëndrra të thyera. Nëpër telefona të rrallë që vërtiteshin si mullinj. Më pas në telefona me butona komodë. E më pas nëpër celularë. Nëpër horizonte realë e irealë. U gjetën. Me vite jete mbi supe. I folën hapësirës. Me zëra të paharruar. Drejt njëri – tjetrit u nisën një ditë. U ndeshën përballë, si kalimtarë të rastit. Vazhduan secili rrugën e vet. Njëherësh ndalën hapat. Kthyen kokat. U qeshën sytë. Zgjatën duart. Drejt përqafimit ecën. Përqafimit të pritur një jetë.
-Si je, vajza ime? – Dhe qeshi me të qeshurën gurgullimë që ujëvaronte një jetë në veshët e saj.
-Mirë, djali im! – U përgjegj me ndrojtje dhe sytë e kafenjtë i uli. Siç i kish ulur dikur, por tani së bashku me rrezet që i qarkonin.
Pastaj erdhi puthja. E ëndërruara. E vërteta. E panjohura. Që ngriti dallgë në dy zemra. Koha humbi. Ai dhe ajo. Si atëherë. Ai ulur në kafe bar, me gotën e birrës përpara e sytë nga dritarja. Ajo në bulevard me shoqet, me të qeshurën e saj të bukur.

Po tani, përballë njëri – tjetrit!

E hënë 11 prill 2010 ora 09:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - DREJT PËRQAFIMIT – ESE 541279_520759437951573_1258393129_n

Fundi nuk duket...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi