Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Dëshira Haxhi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Dëshira Haxhi Empty Cikël poetik nga Dëshira Haxhi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 12:02 am

Cikël poetik nga Dëshira Haxhi 304218_253418038039603_1719463950_n

Cikël poetik nga Dëshira Haxhi

AS SOT NUK I MBLODHEN PLEHRAT!

Me ndjen ?!
me dhemb dhimbja jote,
psheretima m'u mbyt ne fyt.

Dimrin pashe syve te dhimbjes!

Binte shi nga ata sy
shembjen verbonte enigma
ne kalendarin e pangjyre.

Bote e ndyre ,bote e cmendur!

Nuk qava
loti me grisi qerpikun
poshte strehes se krenarise.

Perplasur heshtjes
te ngushelloj ty
mos shaj,nuk e ngushelloj dot veten.

Te lutem ,
mos e shih syve te mi
marrosjen e zemerimit...

...per dreq
as sot, nuk i mblodhen plehrat!
(9-12-2012)

===================================
Cikël poetik nga Dëshira Haxhi 00mt05pk-0p


I DASHUR...

I dashur
po e pi kafen kete mengjes
duke lexuar gazetat.
Here-here i laj ndjenjat ne shi,
balta, ngjitur takave te reja.

Me doren ne gjoksin tend,
ngjitem shkalleve, baltosur.

Nje dite...S'e di kur,
ndoshta, edhe neser do te vdesim.
T'a percjell kete si nje te fshehte
edhe pse te gjithe e njohim.

S'kerkoj me,
asgje nga Jeta,
vec doren tende,gjoksit tim !


(10-12-2012)

===========================================
IK O DJALL !

Djall
ktheu mbrapa,
i njoha prrallat e tua.

Se...
nga balta erdha
qe me jep ushqim.
mizerjes,
rrenjet e mia mbine.

Se...
u rrita me njerez
qe jane harruar,
ngjanim aq sa...
sa heshtja, ngjan me mua.

Se...
jam nje qenie
qe mesova te dua
ate c'ka si fillim,
armik ish per mua.

Jam po ajo
qe qiellin zhgarravis,
me deshirat e njerzve
per nje bote me te mire.

Jam nje qenie
brumosur tradhetise
nuk trembem te drejten
t'ia kerkoj shoqerise.
...
Ndaj, ik me mire o Djall,
s'me duhen te mirat e tua !


(11-10-2012)
==========================


DO TE BEHEMI HI !

Jetojme ne pritje !
Driten kerkojme hijesh
si te ish'jeta nje drejdez,
pa ditur ,ku do arrijme...

Brenda nesh,
nuk fleme.
Endrrave te pergjumura
kemi te ndezur nje zjarr...

Flakesh digjemi cdo nate !

E ndezi nje genjeshter,
ndoshta, nje e vertete,
apo nje urrejtje e shthurur...

Kjo Jet
si nje e cuditshme femer
genjehet me nje embelsire!

... dhe shuan etjen
me djersen e kripur...!

Tani e di mire
nese akoma s'jemi djegur,
do digjemi nje dite !

..........
Do te behemi hi !
(12-10-2012)

================================

ME DUAR TE LIDHURA !

Naten e kujdese kurre ?
Henen ?!

...ashtu pa e kuptuar
ajo humbet ne mua.
Une humbas mendimesh...

Mendimet me fantazite e tyre
pikturojne yjesh,shtepine time.
Ne athinen e zhveshur,
si te marra vrapojne statujat...

Ne heshtjen e vrare kerkojne veten,
s'e gjejne as ne te djegurat skupira.

Flakesh,me duar te lidhura
e mbytur heshtjes kautike
digjem, une dhe rinia ime.


(16-10-2012)

Cikël poetik nga Dëshira Haxhi 00ms05pk-0p
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi