Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia brenda Kuvendit, Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video)

Shko poshtë

Policia brenda Kuvendit, Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video) Empty Policia brenda Kuvendit, Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 12:13 pm

Policia brenda Kuvendit, Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video)


Policia brenda Kuvendit, Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video) Largea_jakupi-parlament1350550411
Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për shkak të pranisë së policëve brenda hapësirave të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kërkoi largimin e menjëhershëm të pjesëtarëve të policisë nga objekti i legjislativit të vendit duke thënë se nuk janë respektuar rregullat procedurale meqë nuk është kërkuar leje nga ai.

“Kërkoj nga kabineti qeveritar-kryeministri dhe ministri mos t’i keqpërdorin ata djem dhe vajza që janë për ta mbrojtur demokracinë, lirinë dhe dinjitetin e vet dhe dinjitetin e institucionit të Kosovës- të mos i përdorim për interesa private të askujt”, u shpreh Krasniqi.

Komenti i tij vjen një ditë pas përplasjeve ndërmjet aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës para ndërtesës së qeverisë.

Protesta e lëvizjes kundër privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) rezultoi me disa persona të lënduar e të arrestuar.

Urdhri për ndërhyrjen e policisë dhe largimin edhe të deputetëve të “Vetëvendosjes” u dha një ditë më parë nga vet ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.

Krasniqi tha se nuk ka informata se kush i ka urdhëruar policët të qëndrojnë sot në Kuvend, por theksoi se ministrat nuk mund të japin urdhra të tillë pa respektuar rregullat.

“Ky vend nuk ka nevojë për dhunë policore, as forcë policore e as shtet policor. Ky vend ka nevojë për drejtësi dhe drejtësinë nuk e bën Bajram Rexhepi që dëshiron ta burgos edhe presidentin, edhe kryetarin e Parlamentin dhe krejt. Kush ja dha atë të drejtë”?

Seanca pritet të vazhdojë punimet në orën 11, ndërsa në rend të ditës do ta ketë debatin për projekt-rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi