Miratohet rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kuvendi i Kosovës miratoi me 68 vota për, 3 kundër dhe 4 abstenime, rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga koalicioni qeverisës. Rezoluta mori mbështetjen edhe të partive opozitare, LDK e AAK, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje pasi protestoi në Kuvend me një pano me mbishkrimin “Rezolutë për nënshtrimin ndaj Serbisë”, u largua nga salla në momentin e votimit.
Një debat i gjatë dhe i ashpër u zhvillua në Kuvendin e Kosovës gjatë shqyrtimit të rezolutës së propozuar nga koalicioni qeverisës, e mbështetur edhe nga AAK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci teksa prezantoi projekt-rezolutën tha se ajo parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosova dhe Serbisë, si dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Kryeministri Hashim Thaçi ndërkohë u bëri thirrje deputetëve që të jenë unikë në çështjet që janë në interes të vendit, teksa iu përgjigj atyre deputetëve që duke kundërshtuar rezolutën, thanë se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë.
“Edhe nëse kërkon Serbia falje për vrasjet në Kosovë, ajo kërkimfalje nuk mi shëron plagët mua dhe qytetarëve. Ajo do të përjetësohet, do të ketë reflektime. S’ka kërkimfalje që e shlynë gjenocidin e Serbisë në Kosovë. prandaj unë ju ftoj të punojmë bashkërisht siç kemi punuar deri më tash, sic kemi punuar në të kaluarën”, u shpreh Thaçi.
Deklaratat e tij erdhën pas kritikave të shumta, sidomos nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për rezolutën. Glauk Konjufca theksoi se me miratimin e kësaj rezolute po degradohet Kuvendi, sepse siç tha ai, Kuvendi e ka rezolutën për kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë me kthimin e personave të pagjetur. Ndërsa Albin Kurti tha se rezoluta i shkon në favor vetëm Serbisë.
“Përfundimisht normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të përkthehet në normalizim të marrëdhënieve Serbi-BE me Kosovën gjithnjë e më anormale”, tha Kurti.
Lutfi Haziri nga LDK-ja kërkoi që të harmonizohet teksti i rezolutës, ndërsa tha se duhet të sqarohet urgjenca për miratimin e saj.
“A lidhet kjo me urgjencën që agjenda po e kërkon, a lidhet kjo me nevojën që duhet Kuvendi ta ketë qëndrimin sa më shpejtë në mënyrë që Qeveria të përgatitet”, tha Haziri.
Ndërsa, Blerim Shala nga AAK-ja e vlerësoi projekt-rezolutën.
“Definon qartë interesin e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, duke respektuar plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në përmbyllje të debatit, si propozues i rezolutës, tha se teksti i saj është harmonizuar dhe janë bërë disa ndryshime, duke përfshirë insistimin për implementimin e marrëveshjeve të arritura. Pa prezencën e deputetëve të Vetëvendosjes të cilët u larguan nga salla me panon në dorë me mbishkrimin “Rezolutë për nënshkrimin ndaj Serbisë”, Kuvendi miratoi rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Rezoluta përcakton mbështetjen e Kuvendit për procesin e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Po ashtu rikonfirmon parimin që ky proces midis dy vendeve të lehtësohet nga BE dhe mbështetet fuqishëm nga SHBA-të dhe që rezultatet e dialogut të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtarë, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës. Me këtë rezolutë, Qeveria obligohet të raportojë para Kuvendit për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi