Besnik Mustafaj: In memoriam për një burrë të madh
Faqja 1 e 1

René Monory në vitin 1986 |
In memoriam për një burrë të madh
Nga Besnik Mustafaj
Të enjten e kaluar, pakë javë para se të mbushte 86 vjeç, hyri në dhé në qytetin e tij të lindjes, Loudun të Francës, René Monory, njëri nga personalitetet politike më të jashtëzakonshme që kam patur nderin të njoh dhe një mik i rrallë i Shqipërisë. Vazhdimisht kur binte fjala për shkollën, ai përmendte se ishte autodidakt. Për mua në ato fillime, ambasador në Paris, i ri në moshë dhe nistar në botën diplomatike, pohime të tilla tingëllonin si një manierë modestie e një burri fort të pushtetshëm, Kryetar i Senatit të Francës. Dua të them se nuk i merrja seriozisht. Në vendin tim unë isha pjesëtar i një brezi, që mungesat e veta kulturore, shpeshherë edhe mungesën e guximit qytetar, i shpjegonte me shkollimin e keq, një shkollim i deformuar, siç dihet, për shkak të asaj që në rininë tonë quhej “boshti ideologjik”. Me kohë jam siguruar se ai vërtet ishte autodidakt. Në biografinë e vet kishte vetëm dëftesën e shkollës fillore dhe një dëftesë kursi për mekanik, që i kishte mundësuar të fillonte punë në ofiçinën e të atit kur ishte 15 vjeç. Ai nuk vuri më këmbë kurrë në shkollë si nxënës. Por në moshën 63 vjeç ai u bë ministër i arsimit në Francë dhe drejtoi për më shumë se dy vjet këtë dikaster, për aq kohë sa qëndroi edhe qeveria e Jacques Chirac, në periudhën e parë të bashkëjetesës së shumicës parlamentare të djathtë me Presidentin e majtë të Republikës, François Miterrand, pra, në një periudhë veçanërisht të vështirë politike për Francën, kur e majta, që kishte humbur zgjedhjet parlamentare të vitit 1986, e nxiste pareshtur rininë shkollore drejt protestash, me qëllim të krijonte klimën e nevojshme për të fituar një mandat të dytë për Presidentin e vet në pushtet, siç edhe e fitoi më 1988. Sa për të përfytyruar se sa i rëndësishëm është ky post në Francë, po kujtoj se Monory detyrën ia dorëzoi atij që dhjetë vjet më vonë do të bëhej kryeministër dhe kandidati i të majtës për President, Lionel Jospin. Por René Monory mbahet mend si një nga ministrat që kreu reformat më të thella në sistemin arsimor të vendit të vet gjatë shekullit të XX, pavarësisht tensionit të pareshtur që e shoqëroi gjithë kohën mandatin e tij.
Ky fakt bën edhe më tepër përshtypje, pasi përmban në vetvete një paradoks të pashembullt. Është fjala për një ministër, i cili për veten e vet kishte ndjekur vetëm shkollën fillore dhe kjo nuk ndodhte në një vend të botës së tretë, por pikërisht në Francë, në Paris. Më parë, gjatë viteve ’70 e deri më 1981, kur në pushtet erdhi e majta, po ky autodidakt kishte qenë edhe dy herë ministër. Së pari, ministër i Tregtisë dhe Artizanatit e më pas ministër i Ekonomisë. Dhe përsëri, sa për krahasim, Ministrinë e Ekonomisë në maj 1981 ai ia dorëzoi të mirënjohurit Jeacques Delors, njeriut që pak më vonë do të merrte kryesimin e Komisionit Europian dhe do të bënte aty emrin që bëri në ndërtimin e Europës së Bashkuar. Në të njëjtën kohë, madje kishte qenë edhe Kryetar i Komitetit të Posaçëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një komitet i përkohshëm, i krijuar me disa nga burrat e gratë më autoritare të botës në fushën e ekonomisë e të financave për ta nxjerrë nga një krizë e keqe këtë organizatë. Ata profesorë e pranuan t’i drejtonte pikërisht ky autodidakt. I ka provuar të gjitha në politikë, që nga kryetar i bashkisë së qytetit të vet të vogël, Loudun, e deri President i Senatit, sipas kushtetutës së Francës numri dy i shtetit, dhe kudo ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
Por jo vetëm në politikë. Ai e trashëgoi fare i ri ofiçinën e të atit dhe brenda pak vitesh e shndërroi atë në një kompani gjigante. Shkëlqeu si sportist dhe në fusha të pangjashme njëra me tjetrën. Pilot i paharruar në garat e makinave, një ndër 15 pingpongistët më të mirë francezë të të gjitha kohërave, gjahtar i pashoq dhe peshkatar i peshkut të madh. Ende është kampion bote në fuqi, me zënien e një peshku-shpatë 47 kile me një fill 12 milimetërsh. Ai e quante veten “vulgarizues i ideve të reja”, të tjerët e përcaktonin me shaka si “Franca e paraluftës shtuar programet kompjuterike”. Si i tillë, në fillim të viteve ’80 ai u bë nismëtar i ndërtimit të një centrali bërthamor në departamentin e tij si dhe ndërmori projektin për Futuroskopin në Poitiers, i dyti park atraksioni për nga madhësia në Europë, pas Eurodisnay-t. Në qoftë se Eurodisnay është vepër multinacionale, Foturoskopi është fillim e mbarim realizim lokal, ku u përdorën aftësitë e universitetit të këtij qyteti dhe rrjeti industrial vendor. Ka tre dimensione ky park i mrekullueshëm, që unë kam patur fatin ta vizitoj në shoqërinë e ideatorit të tij: formimi, puna, argëtimi. Në më pak se 20 vjet, ai ka pritur më shumë se 35 milion vizitorë. Dëshiroj të përmend edhe një fakt të fundit nga jeta e këtij autodidakti të jashtëzakonshëm: më 1996 ai shpalli planin e parë departamental për t’i pajisur kopshtet, shkollat fillore dhe kolegjet me internet. Një për 10 nxënës. Tani lexova se është një për 4 nxënës. Ky shembull u përhap mandej në të gjithë Francën.
Por është rasti të kujtoj me nderimin më të thellë ç’ka bërë ai për vendin tonë, e veçanërisht për ne demokratët. Kisha arritur të hyja në rrethin e tij në sajë të drejtorit të tij të kabinetit në Senat, të çmuarit Jean-Dominique Giuliani. Pa ndërhyrjen e padukshme të Kryetarit të Senatit, vështirë se do të arrinim të nënshkruanim aq shpejtë me Francën të parin traktat miqësie të Shqipërisë me një vend euro-perëndimor. Kam bërë punën time si ambasador për vizitën e tij zyrtare në Shqipëri më 1 mars 1996. Për hir të së vërtetës, zgjodhëm këtë kohë jo rastësisht. Ajo përkonte me pragun e fushatës elektorale. Një vit më vonë, pikërisht në mars 1997, kur Shqipëria dihet tashmë si ishte katandisur dhe në ato rrethana Berisha mori nga parlamenti mandatin e dytë si President i Republikës, unë i kërkova Kryetarit të Senatit një takim urgjent. Legjitimitetin e mandatit të Berishës nuk po e njihte askush në Europë, madje vende si Gjermania apo Britania e Madhe ishin shprehur rreptësishtë kundër. Ai më priti menjëherë.
- Kemi nevojë për ndihmën tuaj, - i thashë dhe i shpjegova shkurtimisht ç’po ndodhte. Na nevojitej që Franca të njihte legjitimitetin e Presidentit. Ai më dëgjoi pa më ndërprerë dhe pasoi një heshtje, që nuk e di sa zgjati. Trupi i tij kaba ishte mbledhur në kolltuk dhe sytë i kishin humbur nën vetullat e trasha. Unë isha plot ankth dhe kërkoja më kot një ndihmë të vogël nga miku im Guiliani. Ai nuk më jepte asnjë shenjë nëse duhej të vazhdoja të flisja apo qoftë edhe të merrja leje për t’u larguar.
- Më thoni një gjë, - e theu ai heshtjen dikur. Fytyra e tij e mbushur, pa atë lëmimin, që jemi mësuar të shohim tek aristokracia franceze, u tendos papritur. – A besoni ju se Berisha është i vendosur t’i zhvillojë zgjedhjet e parakohshme, për të cilat më vutë në dijeni? - Po, - i mëshova unë zërit. – Është caktuar edhe data.
Ai më hodhi një vështrim të pjerrët, si për të më thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.
- Është krijuar edhe qeveria e stabilitetit me kryeministër socialist dhe zgjedhjet i organizon qeveria, - shtova unë.
Ai m’u përgjigj sërish me atë vështrimin e tij të pjerrët, që ma preu gjuhën. Nuk dija më ç’të shtoja.
- Ju vetë, - tha, - si mik i vërtetë i Berishës, a besoni ju personalisht se ai do ta mbajë fjalën?
- Besoj. Jam i sigurt. – Nuk më la të vazhdoj. Bëri një shenjë mirëkuptimi me dorë dhe tha:
- Në qoftë se më del ndryshe, do të mërzitem me ju.
Dhe iu drejtua drejtorit të vet të kabinetit:
- Guiliani, telefonojini ministrit të jashtëm ta presë menjëherë ambasadorin. Kjo bisedë duhet bërë edhe në zyrën e tij.
- Tek më përcillte te dera, më tha të vetmen fjalë të mirë:
- Mos u dekurajoni, zoti ambasador!
- Dola nga zyra e tij krejt i paqartë dhe aspak i lehtësuar. Por, pas 20 minutash isha në zyrën e ministrit të jashtëm, me të cilin zhvillova një bisedë të ngjashme. As ai nuk më bëri asnjë pyetje. Vetëm më këshilloi të flisnim pa vonesë me gjermanët. Kishte kaluar ora katër pasdite kur mora rrugën e kthimit në ambasadë. Gjithë këto veprime i kisha marrë pa ndonjë udhëzim nga Tirana. Ministria jonë e Jashtme, ashtu si krejt administrata e shtetit, ishte plotësisht e paralizuar. Edhe Berisha, me të cilin flisja disa herë në ditë në telefon, nuk më jepte asnjë porosi. Nuk dija më ku të përplasesha. Nuk kisha marrë asnjë premtim që të mund t’ia përcillja Presidentit tim si lajm të mirë. Doja të besoja që lëvizja aq e shpejtë e aparatit të rëndë protokollar, që më kishte mundësuar takimin e rrufeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, e kishte një domethënie shpresëdhënëse, por ndjehesha i pafuqishëm.
Në zyrë më njoftuan se kishte telefonuar ndërkohë Giuliani. Aso kohe unë nuk mbaja celular. U lidha sakaq me të. Ai më tregoi gjithë gëzim se Monory kishte biseduar vetë me Presidentin Chirac dhe gjithçka ishte zgjidhur. Presidenti Chirac gjendej në vizitë zyrtare në Venezuelë, më duket, dhe në orën 17:00 me orën e Francës do të dilte atje në konferencë shtypi, pra, pas pak minutash, ku edhe do të njoftonte, ndër të tjera, njohjen nga ana e Francës të mandatit të Berishës si President i Republikës. Sa pa e mbyllur ende mirë këtë telefonatë, më thirrën nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku drejtori i kabinetit të ministrit më njoftoi të njëjtën gjë. Dhe ashtu ndodhi. Presidenti Chirac u shpreh nga Amerika Latine për legjitimitetin e Berishës si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, njeriu që do të kishte të drejtën e plotë për ta udhëhequr vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që nga kriza të dilej me mjete demokratike. Qysh të nesërmen një hap të tillë e hodhi edhe Kancelari Kohl. Mandej edhe krerët e shteteve të tjera europiane. Me gjermanët kishin biseduar vetë francezët.
Dhe rasti tjetër, afro një vit më vonë, në maj 1998. Ne ishim në opozitë tashmë, dhe në vështirësi shumë të mëdha. Maxhoranca e majtë në pushtet sillej me një triumfalizëm të shpifur, gjë që inkurajohej dhe nga izolimi i thellë ndërkombëtar, që e rrethonte Berishën. Jo vetëm që ai nuk ftohej asgjëkund, por as edhe një diplomat i gradës së fundit nuk shkelte në zyrat e Partisë Demokratike. Askush nga miqtë e Shqipërisë nuk kishte kureshtjen më të vogël të dinte çfarë mendonte kryetari i opozitës. Mua më qëlloi në këtë kohë të shkoj në Paris për punët e mia letrare. Jean-Dominique Giuliani, me të cilin nuk isha takuar pas dorëheqjes time nga funksionet e ambasadorit, më ftoi për një darkë miqësore, si zakonisht. Unë pata kohë kështu t’ia përshkruaj gjerë e gjatë ç’po ndodhte me ne. Ai vazhdonte të ishte drejtor i kabinetit të Presidentit të Senatit, gjithnjë René Monory. Në mbyllje të darkës Giuliani më premtoi të bisedonte shumë shpejt me eprorin e vet për t’i organizuar Berishës një vizitë të plotë, me të gjitha nderet, në Francë. Pa hyrë në hollësira, po kujtoj se edhe kjo vizitë u krye vetëm pak javë më vonë, diku nga mesi i qershorit dhe Berisha u prit me të gjitha nderet ceremoniale që i takojnë në të vërtetë një kryetari shteti.
Por edhe kjo vizitë pati peripecitë e veta dhe është e shpjegueshme. Po thyhej një akull i madh. Gjithçka u organizua në konfidencialitet të plotë, pa kaluar përmes ambasadës shqiptare në Francë e as ambasadores franceze në Tiranë. Madje, as bashkëpunëtorët e Berishës në PD nuk ishin në dijeni. U arrit, me ndërhyrjen e vetë Presidentit Monory sigurisht, që Berisha të kishte edhe një pritje të Presidentit Chirac. E pabesueshme! Ende Parisi nuk kishte pritur asnjë përfaqësues të lartë të qeverisë dhe do të priste, madje në majë, Berishën. Këtu kryetarin tim e pushtoi euforia dhe e ndezi ajo dëshira, që e ka shpesh, për sfida të panevojshme. Dy ditë para nisjes ai ia dha shtypit lajmin se do të zhvillonte vizitë zyrtare në Francë, e madje do të pritej nga vetë Presidenti Chirac. Të nesërmen më telefonoi Giuliani shumë i shqetësuar dhe më vuri në dijeni se pritja e Berishës te Presidenti Chirac ishte hequr nga programi.
- Nuk di çfarë ka ndodhur, - tha gjithë keqardhje, - por nga kabineti i Presidentit më thonë se është e pamundur. Presidenti ka një udhëtim të papritur jashtë Parisit.
Pra, ishte diçka që nuk rregullohej. As unë nuk dija gjë. Më vonë kam mësuar se qysh pasditen kur Berisha e përhapi lajmin në media, njëri nga drejtuesit e Ministrisë sonë të Jashtme ishte nisur me urgjencë në Paris dhe kishte kërkuar në mënyrë ultimative prishjen e vizitës sonë, duke vënë si kushte deri edhe dëmtimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Monory nuk e kishte pranuar sugjerimin e ardhur nga diplomacia e vendit të vet. Por ai nuk mund t’i impononte as Presidentit dhe as qeverisë pritjen e mysafirit të vet. Dhe vizita u bë e shkoi shumë mirë. Kurrë në jetën time nuk e kam parë Berishën më të lumtur. Në drekën e gjerë, që shtroi Monory për të, kishte thirrur edhe disa ministra dhe këshilltarin diplomatik të Presidentit të Republikës, të cilët erdhën. Me t’u kthyer në Tiranë, në zyrat e PD-së nisën të shfaqen edhe diplomatët e huaj. I pari, kuptohet, ishte ambasadori francez. Në marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët gjërat nuk do të ishin më si përpara. Dhe gjithë kjo në sajë të mbështetjes së Presidentit Monory.
A mund të përcillet në pakthim pa një therje në zemër një mik i tillë?
besnik@afalc.org

Gazeta Panorama - Për ZSH Arban Dalini
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi