Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive

Shko poshtë

Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive Empty Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 6:36 pm

Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive F1_18model-jpg1350547150

Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive


Prishtinë, 18 tetor - Normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë planifikohet t’i paraprijë ratifikimi në Kuvend i një marrëveshjeje të bazuar në njërin nga modelet evropiane që janë aplikuar gjatë zgjidhjes së problemeve mes palëve. Kjo, sipas burimeve të gazetës brenda institucioneve qendrore të shtetit, është edhe arsyeja që në Rezolutën e re të sponsorizuar nga PDK-ja është futur klauzola e cila e përcakton që: “Rezultati final i procesit të normalizimit të relacioneve midis dy shteteve do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës”.

Zyrtarë të lartë kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se aplikimi i modelit gjermano-gjerman është duke u favorizuar nga Gjermania, me arsyetimin se mbi bazën e një modeli të tillë Kosova nuk do të njihej nga Serbia, por as nuk do të pengohej në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në.

Njëra nga marrëveshjet që vlerësohet të ketë avancuar shumë marrëdhëniet mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, të cilat qenë ndarë nga fuqitë e mëdha menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, është ajo që njihet si “Aranzhimi i Berlinit”, e arritur më 1972. Marrëveshja parashihte krijimin e shumë aranzhimeve të përbashkëta mes dy shteteve. Një vit më vonë, me anë të një marrëveshjeje tjetër, që nuk kishte paraparë asnjëherë njohjen e sovranitetit politik ndërkombëtar të njëra- tjetrës, të dy Gjermanitë qenë anëtarësuar edhe në OKB.

Një zyrtar vendës, që është në rrjedha të procesit për aranzhim të temave që mund të çojnë në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ka vlerësuar se “modeli gjerman-gjerman” është në interes të Kosovës, por jo të njëjtin mendim me të e kanë ndarë përfaqësues të partisë më të madhe opozitare, LDK-së.

“Pa dyshim që heqja e pengesave nga Serbia për përfshirje në mekanizma ndërkombëtarë do të ishte në interes tonin. Ne rrethana të tilla neve na mbetet të merremi me rregullimin e brendshëm tonin, dhe t’i shtojmë përpjekjet për anëtarësim në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Njëra nga pikat për të cilën palës vendëse do t’i duhej të “luftonte” më së shumti gjatë muajve në vijim, sipas tij, do të jetë veriu.
“Lufta e madhe do të bëhet që komunave veriore të mos u jepet mundësia e fitimit të ulëseve të veçanta në Kuvendin e Kosovës. Kjo do ta defunksionalizonte shtetin”, ka thënë zyrtari i lartë institucional.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi që veriu të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë. “Problemi i veriut do të mbetet problem i brendshëm yni”, ka thënë ai
Në Qeveri ka edhe zëra që preferojnë modelin franko-gjerman më shumë se atë të dy Gjermanive. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se për të mos lënë dilema për të ardhmen, dhe as për të mos mbajtur zgjuar iluzionet e dikujt se një ditë Kosova dhe Serbia mund të jenë një shtet, modeli franko-gjerman është më i favorshëm.

Modelin gjermano-gjerman e sheh të pafavorshëm edhe ish-zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, aktualisht deputet nga LDK-ja.
“Modeli i dy Gjermanive njeh dhe mohon sovranitetin e njëri-tjetrit dhe ne nuk kemi nevojë me rreziku sovranitetin me një model që po lakmohet... Procesi i fundit me Serbinë duhet të jetë demarkimi i kufirit”, ka thënë Haziri.

Ai ka rikujtuar edhe se kufiri i vitit 1974, që tash njihet edhe si kufiri i Republikës së Kosovës, sipas tij, nuk i ka plotësuar kërkesat e shqiptarëve në lindje, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Me këtë kufi, siç ka thënë ai, po shihet se janë të pakënaqur edhe serbët e Leposaviqit dhe Zubin-Potokut.

Tendencën për ndarje të Kosovës e ka shpërfaqur publikisht kryeministri aktual serb, Ivica Daçiq (gjerësisht në ‘Kohën Ditore”).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi