KOLEC TRABOINI:LOTET E RUDINA XHUNGES E SHTYPI LAPERDHAR SHQIPTAR
Faqja 1 e 1
KOLEC TRABOINI:LOTET E RUDINA XHUNGES E SHTYPI LAPERDHAR SHQIPTAR
LOTET E RUDINA XHUNGES E SHTYPI LAPERDHAR SHQIPTAR
Nga KOLEC TRABOINI
Pasi e lakuan emrin e babait të së mjerës Aishe Vata me soj e soj epitete makabre dyshuese, për të cilën turpërohet çdo shqiptar, pasi ekspozuan vepër-tmerrin e një krimineli patalogjik 80- vjeçar në një arë me misër duke i prerë kokën një vajze që do të bëhej nënë, po ky shtyp, kur policia realizoi se vrasës ishte dikush tjetër, atëherë, shtypi pra, e ktheu ndryshe duke përdorur tone patetike sikur po i qan hallin grave e vajzave të Shqipërisë. Problemi qëndron jo se vajzat e gratë nuk janë vërtetë në hall si të jetojnë në këtë ferr që kemi sajuar, por se gjithçka që shkruhet e flitet është një hipokrizi e gjallë. Radhiten emra si në një proces gjyqësor sikur gratë e vrara të ishin vetëm numra dhe kurrfarë përgjegjësie shtetërore apo shoqërore nuk del. Në këtë rast shkruhen edhe hartime me fjalë stisura duke kërkuar fajtore në ajër e pa vënë gishtin në plagë, a thua që nuk e dimë se gruaja është viktima më e madhe e kësaj mut demokracie që na kanë afruar si peshk i qelbur në një pjatë e duhet ta hamë patjetër.
Zonja Rudina Xhunga me hartimin e saj në gazetën MAPO është pjesë e kësaj loje të pistë që luhet në shtyp dhe lotët e saj janë një sajesë e thatë gërmash e boje. Një grimasë mund të thoja. Mjafton ta shohësh kë interviston kjo gazetare e si i trajton problemet, kujt i bën elozhe e kujt i lajkatohet nga vip-rripat e politikës në këtë vend që ajo tashmë po e konsideron të mallkuar në fatin e grave e vajzave.
Kurrsesi nuk mund të themi se ky vend është i mallkuar, por një vend që gjithnjë e kanë mallkuar ata që, si të ishin Ali Pashai, vetë inspirojnë për pushtet anadollak. Mjerë femrat në këtë vend e me këta prijëtarë që na drejtojnë si të ishim një tufë me dele.
Që nga ’91-shi e këtej në këtë Shqipërinë tonë femrat shihen vetëm si mish e kurrgjë tjetër. Plot vajza kur kërkojnë punë, pronarët e bisneseve ua thonë hapur që veç punës do të kenë edhe ca gjëra të tjera...që duhet t’i bëjnë patjetër. Ajo çfarë bëri ish ministri Pango që e kushtëzoi vendin e punës me seksin e më pas fitoi dhe gjyqin!!! ( kapitull në vete ky lloj gjykimi e kësisoj gjyqtarësh) është një praktikë në Shqipëri. Ky vend është i mbushur me Pango të vegjël, apo më tej edhe me kriminelë që duan mish të njomë dhe si rrjedhim edhe vajza që vriten kafshërisht.
Kjo që po gëzojmë nuk është liri sa kohë që është një liri që vret. Sa për thirrjet që u bën gazetarja Rudina Xhunga deri në lutje grave të politikanëve të mëdhenj më duket qesharake si thirrje, por tragjike si realitet. Gratë e të mëdhenjve tanë (që në të vërtetë janë liliputër) janë gra pa pikë personaliteti dhe ato e kanë mendjen tek paraja, pasurimi dhe as e çajnë kokën për hallet e popullit. Më thoni kush prej tyre dha një qindarkë për të varfërit. Më thoni si reaguan ata kur Romët i trajtojnë në mënyrë raciste e në mes romëve kishte gra e fëmijë të mbetur pa bukë e pa strehë...
Ato bashkë me burrakoçat e tyre janë hija e vetvetes. Rudina Xhunga të bëjë emisione për njerëz të thjeshtë e jo për lapërdharët e politikës që e kanë krijuar këtë kaos shqiptar.
E mjera Aishe Vata nuk kërkon as lot e as qiri nga gratë e vipave të me nder politikës, por të atyre vajzave e grave shqiptare që nesër tragjikisht mund të bien në fatin e saj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi