Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi: Krasniqi Ishte i Vonë në UÇK

Shko poshtë

Rexhepi: Krasniqi Ishte i Vonë në UÇK Empty Rexhepi: Krasniqi Ishte i Vonë në UÇK

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 19, 2012 1:52 pm

Rexhepi: Krasniqi Ishte i Vonë në UÇK


Rexhepi: Krasniqi Ishte i Vonë në UÇK Largea_jakup_krasniqi_191350630618
(I plotësuar) Ministri Bajram Rexhepi i është përgjigjur thirrjeve të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për të dhënë dorëheqje duke i thënë se ai ishte i vonë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Dallimet Brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet janë thelluar të enjten pas polemikave në Parlamentin e vendit.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka bërë përgjegjës Ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi për “rrethim të Parlamentit” me policë.

Krasniqi ia ka ndërprerë më vonë fjalën Rexhepit kur ai filloi të fliste në sallën e Parlamentit duke nisur me “Kryetari i Kuvendit e ka keqpërdorur pozitën e tij…”.

Në shenjë proteste, ish-Kryeministri Rexhepi që vjen nga partia e njëjtë me Krasniqin, ka dalë jashtë seancës.

“Udha e mbarë të qoftë”, i ka thënë Krasniqi, duke i treguar se ai është shefi i Kuvendit. Më pas Krasniqi i ka thënë Adem Grabovcit, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, “kështu e keni kur sillni ministra rrugaçë”.

Krasniqi shtoi se Rexhepi do të duhej të ofronte dorëheqjen e tij në Parlament për shkak të veprimeve të policisë.

Më vonë gjatë ditës, Rexhepi ka mbajtur konferencë për gazetarë në të cilën ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, se këtë mund t’ia kërkojë vetëm Kryeministri dhe se Krasniqi është afruar me parti të caktuara opozitare.

“Po ashtu Krasniqi ka qenë i vonë në UÇK, ka hyrë diku në fund të 1998-tës. Unë kam qenë aty që në fund të 1996-tës”, ka thënë Rexhepi.

Krasniqi Grabovcit: Mos emëroni ministra rrugaç

Rifillimi i pasdites i seancës së sotme të Parlamentit të Kosovës përfundoi ende pa filluar mirë. Për fjalë u paraqit së pari ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili filloi me sulme kundër kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ky pastaj urdhëroi regjinë që t’ia ndërpresë mikrofonin, gjë që edhe u bë. Pas këmbimit të fjalëve midis këtyre dyve, ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Adem Grabovci, i cili “falënderoi” Krasniqin për qasjen e tillë ndaj ministrit Rexhepi dhe PDK-së. Krasniqi iu përgjigj që PDK-ja duhet të kujdeset që të mos emërojë ministra rrugaçë. Pas edhe një ndërhyrje nga ulësja e deputetit Grabovci, Krasniqi iu përgjigj me fjalët: mblidhi 80 nënshkrime dhe më shkarkoni nga posti i kryetarit të Kuvendit. Pas këtyre fjalëve, deputetët e PDK-së filluan të braktisin punimet e seancës, kurse Krasniqi shpalli përfundimin e seancës dhe vazhdimin e saj ditën e premte.

* * * * *
Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video)


- Kuvendi i Kosovës rifilloi seancën pas ndërprerjes një orëshe të punës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkoi që të largohet Policia e Kosovës nga rrethojat e Kuvendit.

Ai kritikoi ashpër Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi për mënyrën se si është sjellë një ditë më parë me protestuesit. Krasniqi, porositi Rexhepin se nuk është ai që e bën drejtësinë në vend.

Komenti i tij vjen një ditë pas përplasjeve ndërmjet aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës para ndërtesës së qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi